PS: Leternjoftimet, prag deshtimi
Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin mbi procesin e pajisjes me kartat e identitetit. Kjo ceshtje, e cila i sherben standardeve te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, eshte ngritur here pas here nga selia roze. Nepermjet nje deklarate per mediat, sekretari organizativ ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, rikujtoi se premtimi fillestar nga qeveria per kete proces, ka qene qe brenda 28 shkurtit do te fillonte aplikimi per leternjoftimet elektronike ne te gjithe vendin, domethene ne 383 njesi te qeverisjes vendore. "Ky premtim u tkurr dhe ne njoftimet zyrtare te kompanise qe merret me aplikimin, u premtua qe brenda dates 28 shkurt ky proces do te fillonte ne 104 njesi te qeverisjes vendore, kryesisht bashki dhe komuna te medha", beri te ditur Klosi. Sipas tij, deri ne diten e djeshme, ky aplikim ka filluar vetem ne 72 nga keto njesi, pa u zbatuar madje as datat e parashikuara ne njoftimin zyrtar. Nga te dhenat e paraqitura nga Partia Socialiste, ne shkalle vendi kane aplikuar deri me dje 110.100 zgjedhes, nga te cilet rreth 78.000 jane ne Tirane, nderkohe qe ky proces po mbush 2 muaj qe ka filluar. "Realisht jane shperndare vetem 2,700 leternjoftime elektronike ne bashkine e Tiranes", evidentoi deputeti socialist. Kjo parti vlereson se me keto ritme, kuptohet se objektivi eshte shume larg premtimeve te bujshme dhe te here pas hershme te qeverise. "As deklarimet ne media per ecuri normale, as siguria prej eksperti e zevendesministrit Pone dhe as deklarimet per sanksione, nuk mund ta ndryshojne realitetin dhe prag deshtimin e procesit", shprehu shqetesimin zyrtari i selise roze. Klosi sqaron se edhe atje ku procesi konsiderohet i filluar, ai po ecen me shume ngadalesi dhe jane konstatuar nje sere veshtiresish. Ai thekson se ka pasaktesi ne identifikim ne momentin e paraqitjes se zgjedhesit dhe nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike qe corientojne sistemin, duhet kohe per t'u rivendosur gjendja e nderkohe aplikuesit sorollaten. Duke renditur veshtiresite qe shfaqen ne kete proces, deputeti socialist, ve ne dukje se ka mangesi ne njohjen e teknikes se punes nga nje pjese e operatoreve qe kryejne aplikimin. Sipas tij, ka probleme te vazhdueshme ne marrjen e shenjave te gishterinjve, sidomos per moshat e medha dhe nevoja qe ata te paraqiten disa here e te mos mbarojne pune. "Mos caktimi i dates per paraqitjen per marrjen e leternjoftimit dhe mos zbatimi i datave edhe ne rastet kur atyre u thuhet gojarisht, se kur duhet te paraqiten", perfundoi Klosi.