Gramsh, në fshatin Kishtë mungon infrastruktura
Një fshat me 420 banorë në qytetin e Gramshit vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Kryeplaku i këtij fshati shpreh shqetësimin se në këtë fshat nuk ka asnjë lloj aktiviteti qoftë edhe tregtar si dhe mungesë të investimeve që prej viteve 90.
GRAMSH- Fshati Kishtë i komunës Kotovjak, ndodhet 20 kilometra nga Gramshi dhe vetëm 120 kilometra nga Tirana. Ky fshat me 420 banorë vuan mungesën e infrastrukturës çka e bën të pamundur hyrjen e automjeteve në këtë zonë.
Yzeir Mane, kryeplaku i këtij fshati shpreh shqetësimin se në këtë fshat nuk ka asnjë lloj aktiviteti, qoftë edhe tregtarë.
Drejtori i shkollës 9 vjeçare Elton Musai, shprehet se ky fshat nuk ka njohur asnjë investim që prej viteve 90, duke theksuar se 420 banorët ndër ta edhe nxënësit janë të detyruar të përshkruajnë me dhjetëra kilometra rrugë deri në Gramsh për të blerë mjetet mësimore, apo gjërat më minimale të jetës së përditshme.
Banorët detyrohen të marrin shpesh rrugën në këmbë pasi i vemti mjet tip fuoristradë që mund tju vi në ndihmë për lëvizjet e tyre bën rrugën vetëm një herë në jave dhe kushton 2500 lekë të vjetra. (a.r/news24/balkanweb)