Doçi: Në rritje numri i institucioneve që raportojnë
Gjatë vitit 2010 bllokohen rreth 890 mijë euro të subjekteve të dyshuara në pasuri të paluajtshme dhe në transaksione. Drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave Arben Doçi, gjatë raportimit vjetor deklaroi ndër të tjera se për këtë vit është rritur edhe numri i institucioneve që kanë raportuar pranë kësaj drejtorie.
Zv.ministri i Financave Alfred Rrushaj ndër të tjera deklaroi se ka ende sfida të mëdha që kanë lidhje me parandalimin e parave që financojnë terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Gjatë 2010-tes, ky institucion ka vënë gjoba të cilat kapin vlerën e 89 milionë lekëve, shumë prej së cilës janë arkëtuar 26 milion lekë. Gjithashtu një tjetër aspekt pozitiv sipas Doçit është edhe rritja e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë.