E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha: 85 % e ankesave të konsumatorëve janë për CEZ-in

85 përqind e ankesave të konsumatorëve që dorëzohen në komisionin e mbrojtjes së konsumatorit janë për Kompaninë Cez Shpërndarje.

Kryetari i komisionit të mbrojtjes së konsumatorit pranë ministrisë së ekonomisë Besjan Pesha deklaroi se përformanca e kësaj kompanie është shumë e ulët.

Për të ndihmuar konsumatorët në lidhje me ankesat e tyre sipas Peshës po rishikohen mundësia e vendosjes së gjobave të larta.
 

Në ditën ndërkombëtare të konsumatorëve ky komision prezantoi edhe faqen online ku çdo qytetar mund të shkruaj ankesën e tij .
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›