Subvencionet qe jep Shqiperia dhe aplikimit
15/03/2011 Miratohet udhëzimi për përfituesit nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2011. Sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, fushat që do të mbështeten nga fondi i këtij viti përfshijnë mbjellje ullishtash, mbjellje mollësh, dardhash, kumbullash, qershish, pjeshkash dhe ftonjsh, mbjellje arrash, bajamesh, lajthish dhe shegësh, si dhe produktet bio, gështenjat, apo produktet e serrave. Aplikimi për këto projekte nis në data të ndryshme në varësi të projektit për të cilin do të jepen fondet e kultivimit. Në materialin e mëposhtëm jepen detaje për afatet e aplikimit, mënyrën e aplikimit si dhe verifikimi apo dhënia e fondeve për fituesit. Sipas udhëzimit, gjatë vlerësimit me pikë favorizohen emigrantët e kthyer që do të aplikojnë për të përfituar nga këto fonde.
Kriteret për të përfituar mbështetje, procedurat e aplikimit, përzgjedhjes, verifikimit dhe pagesë:
1. Mbjellje ullishtash, përjashtuar zonat malore 350 000 lekë/ha format intensive të kultivimit, dhe 250 000 lekë/ha, për format tradicionale
1.1 Kriteret e përfitimit:
a) Përfituesit e kësaj skeme mbështetëse mund të jenë:
- fermerë individualë dhe subjekte me status fizik ose juridik;
- grup fermerësh dhe organizatë prodhuesish.
b) Varietetet e ullirit që aplikohen për mbjellje të jenë në përputhje me rajonizimin e specieve dhe varieteteve të përcaktuara në aneksin bashkëngjitur këtij udhëzimi.
c) Toka të jetë në pronësi të aplikantit ose në përdorim për të paktën 20 vjet.
d) Sipërfaqja minimale për të cilën aplikohet të jetë jo më e vogël se 2 dynymë.
e) Aplikanti mund të bëjë më shumë se një aplikim (kur toka nuk ndodhet në të njëjtin vend, kultivon specie të ndryshme apo zbaton forma të ndryshme kultivimi), por sipërfaqja maksimale për çdo aplikant nuk duhet të jetë më shumë se 10 ha.
f) Të ketë të paktën numrin minimal të bimëve për njësi sipërfaqeje në përputhje me aneksin nr.2, bashkëngjitur këtij udhëzimi.
g) Aplikanti të ketë paguar taksën e tokës, për të cilën aplikon për të dyja vitet 2010/2011.
1.2 Kriteret konkurruese:
1. Sipërfaqja e tokës që do mbillet 35
2. Varieteti/varietetet 10
3. Teknika e projektuar për ngritjen e ullishtës gjithsej 45
a) Sistemimi/punimi i tokës/hapja e gropave për mbjelljen e fidanëve 20
b) Masat antierozive apo masat kulluese 5
c) Numri i bimëve për njësi sipërfaqeje 10
d) Mënyra e ujitjes 10
4. Statusi i aplikantit (emigrant i kthyer, grup fermerësh,organizatë prodhuesish) 10
SHUMA 100
Fitues mund të jetë çdo projekt me të paktën 60 pikë. Fituesit renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Vlerësimin maksimal për statusin e marrin grupet e fermerëve apo organizatat e prodhuesve me 10 pikë. Me 5 pikë vlerësohen emigrantët e rikthyer. Vlerësimi maksimal për varietetin e marrin projektet që parashikojnë mbjelljen e varieteteve autoktonë dhe atyre më prioritarë në raport me varietetet e përcaktuara në një zonë të caktuar, sipas rajonizimit të dhënë në formularin 3, aneksi 1, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Vlerësimi maksimal për sipërfaqen e fiton aplikuesi me sipërfaqe më të madhe në nivel qarku, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen më të madhe. Vlerësimin maksimal për teknologjinë e marrin ato aplikime që parashikojnë format intensive të kultivimit të ullishtave apo ndërhyrje më të mëdha në mobilimin e tokës, masat antierozive, kulluese etj., të parashikuara në preventivin e punimeve.
1.3 Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 1 janar 2011 dhe përfundon më 15 mars 2011. Fermerët individualë apo grupet e fermerëve aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare para fillimit të punës për ngritjen e ngastrës, bllokut apo masivit të ullishtës. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë ZBRR-së, sipas formularit të aplikimit (formulari 1/1). Formularët e aplikimit tërhiqen pranë ZBRR-së. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikuesit. Së bashku me formularin e aplikimit dorëzohet edhe dokumentacioni i mëposhtëm:
- projekti (sipas form. ½);
- vërtetim nga komuna/bashkia dhe mandat arkëtimi përkatës, që vërteton pagesën e taksës së tokës për vitin 2010;
- fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës së aplikantit;
- vërtetim banke për numrin e llogarisë;
- kontratë e posaçme (e noterizuar) për fermerët që aplikojnë në grup;
- dokumenti i pronësisë së tokës.
Pranohet për dokument pronësie kur aplikanti është pronar një nga dokumentet e mëposhtme:
- certifikata e pronësisë (ZRPP) ose vërtetim pronësie (ZRPP);
- akti i pronësisë së tokës (sipas ligjit nr.7501);
- vërtetim nga komuna/bashkia në rastet kur nuk ka përfunduar shpërndarja titujve të pronësisë.
Kur aplikanti merr tokë me qira:
- kontratë qiraje me të tretët e noterizuar.
Për grupet apo organizatat secili aplikant plotëson dosjen e aplikimit me të gjithë dokumentacionin përkatës, të njëjtë si për fermerët individualë me përjashtim të projektit që do të jetë i përbashkët. Grupet dhe organizatat prodhuese caktojnë me prokurë personin përgjegjës për të aplikuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e implementimit të projektit të aplikuar. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e mësipërm dorëzohet në zyrën e bujqësisë së rrethit e cila bën vlerësimin nga ana formale të aplikimeve së bashku me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit (formulari 1/3). Aplikantëve, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve te drejtori i DRBUMK-së. Në ankesë aplikanti paraqet aplikimin dhe formularin e pranimit të plotësuar e të nënshkruar nga përfaqësuesi i ZBRR-së. Përgjigja jepet me shkrim dhe e nënshkruar në ditën e paraqitjes. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, ZBRR-ja i dorëzon aplikimet (dosjet komplet), në DRBUMK qark, duke i shoqëruar me regjistrin e aplikimit për rrethin (formulari 1/4). DRBUMK-ja grumbullon listat e ZBRR-së dhe dosjet e aplikimit të fermerëve, bën vlerësimin formal të tyre dhe aplikimet me mangësi i kthen në ZBRR për plotësim nga aplikanti brenda 5 ditëve.
b) Vlerësimi
Vlerësimi i projekteve bëhet sipas kritereve të konkurrueshmërisë së skemës përkatëse dhe është në përgjegjësi të DRBUMK-së. Në çdo DRBUMK ngrihet “Komisioni i vlerësimit të aplikimeve”, i cili përbëhet nga 5-6 vetë dhe konkretisht:
1. Drejtori i DRBUMK-së – kryetar.
2. Përgjegjësi i sektorit të shërbimit këshillimor – anëtar.
3. Dy specialistë të fushës përkatëse të skemës, përfaqësues të DRBUMK-së –anëtarë.
4. Një-dy përfaqësues të AZHBR qendër - anëtar.
Vlerësimi i projekteve bëhet vetëm një herë, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në DRBUMK. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh sipas formularit përkatës (formulari 1/5). Numri i përfaqësuesve të AZHBR –së në komisionet e vlerësimit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Brenda 5 ditëve pune pas vlerësimit, DRBUMK-të bëjnë renditjen e projekteve sipas rendit zbritës të pikëve dhe nëpërmjet zyrave të bujqësisë në rrethe bëjnë shpalljen e listave të projekteve fituese dhe jofituese në vende publike (projekte me mbi dhe nën 60 pikë). Një kopje e kësaj liste dërgohet në rrugë protokollare dhe elektronike në AZHBR qendër. Në vazhdim të procedurës, në përputhje me fondet në dispozicion ZBRR-të njoftojnë fermerët që kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare për procedurat e tjera që duhet të ndjekin deri në përfitimin e mbështetjes financiare. Njëkohësisht me shpalljen e listave bëhet edhe transferimi i dokumentacionit të aplikantëve nga DRBUMK-të në AZHBR-në rajonale. Dorëzimi bëhet në mënyrë protokollare, sipas renditjes së projekteve në regjistrin e aplikantëve të qarkut (formulari 1/6). Për çdo dosje të dorëzuar plotësohet formulari i dorëzimit të dosjes (formulari 1/7). Të dy formularët (1/6 dhe 1/7), firmosen nga përfaqësuesi i DRBUMK-së në funksionin e dorëzuesit dhe nga përfaqësuesi i AZHBR-së në funksionin e marrësit. Dosjet me mangësi në dokumentacionin përkatës nuk merren në dorëzim nga ana e AZHBR-së. DRBUMK-të brenda 10 ditëve të përfundimit të afatit të dorëzimit të dosjeve, ridorëzojnë në AZHBR-në rajonale dosjet e kompletuara. Kushti i domosdoshëm për të përfituar mbështetjen nga skemat e buxhetit të shtetit është ndërtimi i ullishtave, sipas projektit për të cilin është aplikuar dhe vlerësuar.
c) Regjistrimi i aplikimeve në data baze
DRBUMK-ja organizon dhe hedh të dhënat e aplikimeve në data baze, i cili përgatitet nga AZHBR-ja. Informacioni i plotësuar përcillet elektronikisht në AZHBR qendër.
d) Verifikimi dhe pagesa
Në bazë të renditjes së aplikimeve në regjistrin e aplikimeve të qarkut dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR-ja rajonale organizon verifikimin në terren të aplikimeve që kanë fituar të drejtën e financimit. Për verifikimin e realizimit të projekteve fituese dhe plotësimin e dokumentacionit për likuidim, në çdo rreth ngrihet “Grupi i verifikimit të projekteve”, i përbërë nga 2 specialistë të AZHBR-së në qark dhe 1 specialist të fushës, përfaqësues i DRBUMK-së të rrethit përkatës. Grupi i verifikimit të projekteve kryesohet nga AZHBR-ja. Menjëherë pas përfundimit të punës për ngritjen e ullishtës fermeri njofton AZHBR-në në rajon. Kjo e fundit dërgon grupin e verifikimit të projekteve për verifikimin në vend të realizimit të projektit. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të një përfaqësuesi të tij bën matjet dhe verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit të projektit (formulari 1/8). Nga ballafaqimi i faktit me kriteret e përfitueshmërisë dhe projektin në bazë të të cilit aplikimi është vlerësuar, grupi i verifikimit konfirmon ose jo faktin nëse projekti i zbatuar nga fermeri është në përputhje me udhëzimin dhe projektin e miratuar. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij dhe gjithë grupi i verifikimit.
Në momentin e verifikimit aplikanti duhet të paraqesë:
- faturën tatimore të blerjes së fidanëve;
- një kopje të certifikatës së garancisë së materialit mbjellës (fidanit) ku të jenë shënuar specia dhe varietet, me vulën origjinale (të njomë);
- vërtetim nga komuna/bashkia dhe mandat arkëtimi përkatës, që vërteton pagesën e taksës së tokës për vitin 2011.
AZHBR-ja duhet të bëjë ballafaqimin e të dhënave të marra nga certifikata e garancisë së materialit mbjellës me ato të buletinit të certifikimit që publikohet çdo muaj nga ESHFF-ja. Grupi i kontrollit brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit të projektit dërgon dosjen e plotë të aplikimit (dokumentacioni origjinal), së bashku me formularin e kontrollit (formulari 1/8) në AZHBR qendër. Dokumentacioni i mësipërm shoqërohet me formularin 2/9, mbi bazën e të cilit bëhet dorëzimi i dosjeve nga përfaqësuesi i AZHBR-së së qarkut, te përfaqësuesi i AZHBR qendër. AZHBR qendër pas verifikimit të zbatimit të procedurave të ndjekura është e detyruar që të bëjë xhirimin e parave në numrin e llogarisë së përfituesit. Xhirimi i parave për këtë masë bëhet në dy këste: 70% të vlerës së projektit pas verifikimit të parë dhe 30 % të vlerës së projektit bëhet gjatë muajve shtator/nëntor 2011. Pas financimit të këstit të parë dhe para financimit të dytë (30% i vlerës së financimit), AZHBRja rikontrollon jo më pak se 10% të projekteve të financuara. Gjatë kontrollit pas financimit grupi i kontrollit krahas ballafaqimit të rezultateve të kontrollit para financimit me faktin do të verifikojë edhe përqindjen e zënies së fidanëve, zhvillimin i tyre dhe nivelin e shërbimeve agroteknike (formulari 1/8/a). Nëse investimi i rikontrolluar ka probleme si mungesë shërbimesh agroteknike, infeksione të larta nga barërat e këqija, përqindje të fidanëve të dëmtuar mbi 10%, aplikantëve nuk do tu financohet kësti i dytë i investimit. Nëse përqindja e tharjeve është deri në 10%, fermerëve u lihet detyrë të bëjnë menjëherë zëvendësimin e fidanëve të dëmtuar. Nëse në projektet e kontrolluara pas financimit ka ndryshime të parametrave sasiore, të cilat ndikojnë në vlerën financiare që përfituesi ka përfituar padrejtësisht, AZHBR qendër bën rikalkulimet dhe propozon masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
2. Mbjellje arrash, bajamesh, lajthish dhe shegësh, përjashtuar zonat malore, 350 000 lekë/ha.
2.1 Kriteret e përfitimit:

b) Specia të jetë në përputhje me rajonizimin e specieve të përcaktuara në aneksin bashkëngjitur këtij udhëzimi.
c) Toka të jetë në pronësi të aplikantit ose me të drejtë përdorimi për të paktën 20 vjet.
d) Sipërfaqja për të cilën aplikohet të përbëjë një bllok unik dhe të ketë të njëjtën specie.
e) Sipërfaqja minimale për të cilën aplikohet të jetë jo më e vogël se 2 dynymë, me përjashtim të zonave malore1 sipërfaqja minimale e të cilave do të jetë jo më pak se 1 dynym.
f) Aplikanti mund të bëjë më shumë se një aplikim (kur toka nuk ndodhet në të njëjtin vend ose kur do të mbjellë specie të ndryshme), por sipërfaqja maksimale për çdo aplikant në të gjitha rastet nuk duhet të jetë më shumë se 10 ha.
g) Të ketë të paktën numrin minimal të bimëve për njësi sipërfaqeje në përputhje me aneksin nr.2, bashkëngjitur këtij udhëzimi.
h) Aplikanti të ketë paguar taksën e tokës për të cilën aplikon për të dyja vitet 2010/2011.
2.2 Kriteret konkurruese:
1. Sipërfaqja e tokës që do mbillet 35
2. Specia 10
3. Teknika e projektuar për ngritjen e pemëtores gjithsej 45

b) Masat antierozive apo masat kulluese 10
c) Numri i bimëve për njësi sipërfaqeje 15
4. Statusi i aplikantit (emigrant i kthyer, grup fermerësh, organizatë prodhuesish) 10
SHUMA 100
Fitues mund të jetë çdo projekt me të paktën 60 pikë. Fituesit renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Zonat të cilat do ti nënshtrohen këtij kriteri do të jenë të detajuara në aneksin bashkëngjitur. Vlerësimin maksimal për statusin e marrin grupet e fermerëve apo organizatat e prodhuesve me 10 pikë. Me 5 pikë vlerësohen emigrantët e rikthyer. Vlerësimi maksimal për specien e marrin projektet që parashikojnë mbjelljen e specieve më prioritare në raport me speciet e përcaktuara në një zonë të caktuar sipas rajonizimit të dhënë në aneksin 1, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Vlerësimi maksimal për sipërfaqen e fiton aplikuesi me sipërfaqe më të madhe në nivel qarku, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen më të madhe. Vlerësimin maksimal për teknologjinë e marrin ato aplikime që parashikojnë ndërhyrje më të mëdha në mobilimin e tokës, masat antierozive, kulluese etj., të parashikuara në preventivin e punimeve.
2.3 Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 1 janar 2011 dhe përfundon më 15 mars 2011. Fermerët individualë apo grupet e fermerëve aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare para fillimit të punës për ngritjen e ngastrës, bllokut apo masivit të pemishtes. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë zyrës së bujqësisë në rreth sipas formularit të aplikimit (formulari 1/1). Formularët e aplikimit tërhiqen pranë ZBRR-së. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikuesit.
Së bashku me formularin e aplikimit dorëzohet edhe dokumentacioni i mëposhtëm:
- projekti (sipas formularit 1/2);

- akti i pronësisë së tokës (sipas ligjit nr. 7501);
- vërtetim pronësie nga komuna/bashkia në rastet kur nuk ka përfunduar shpërndarja e titujve të pronësisë.

Për grupet apo organizatat secili aplikant plotëson dosjen e aplikimit me të gjithë dokumentacionin përkatës të njëjtë si për fermerët individualë me përjashtim të projektit që do të jetë i përbashkët. Grupet dhe organizatat prodhuese caktojnë me prokurë personin përgjegjës për të aplikuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e implementimit të projektit të aplikuar. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e mësipërm dorëzohet në zyrën e bujqësisë së rrethit, e cila bën vlerësimin nga ana formale të aplikimeve së bashku me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit (formulari 1/3). Aplikantëve, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve te drejtori i DRBUMK. Në ankesë aplikanti paraqet aplikimin dhe formularin e pranimit të plotësuar e të nënshkruar nga përfaqësuesi i ZBRR-së. Përgjigja jepet me shkrim dhe e nënshkruar në ditën e paraqitjes. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimit ZBRR-ja i dorëzon aplikimet (dosjet komplet), në DRBUMK qark, duke i shoqëruar me regjistrin e aplikimit për rrethin (formulari 1/4). DRBUMK-ja grumbullon listat e ZBRR-së dhe dosjet e aplikimit të fermerëve, bën vlerësimin formal të tyre dhe aplikimet me mangësi i kthen në ZBRR për plotësim nga aplikanti brenda 5 ditëve.

3. Dy specialistë të fushës përkatëse të skemës, përfaqësues të DRBUMK-së -anëtarë.

Vlerësimi i projekteve bëhet vetëm një herë, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në DRBUMK. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh sipas formularit përkatës (formulari 2/5). Numri i përfaqësuesve të AZHBR-së në komisionet e vlerësimit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Brenda 5 ditëve pune pas vlerësimit, DRBUMK-të bëjnë renditjen e projekteve sipas rendit zbritës të pikëve dhe nëpërmjet zyrave të bujqësisë në rrethe bëjnë shpalljen e listave të projekteve fituese dhe jofituese në vende publike (projekte me mbi dhe nën 60 pikë). Një kopje e kësaj liste dërgohet në rrugë protokollare dhe elektronike në AZHBR qendër. Në vazhdim të procedurës, në përputhje me fondet në dispozicion, ZBRR-të njoftojnë fermerët që kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare për procedurat e tjera që duhet të ndiqen deri në përfitimin e mbështetjes financiare. Njëkohësisht me shpalljen e listave bëhet edhe transferimi i dokumentacionit të aplikantëve nga DRBUMK-të në AZHBR-në rajonale. Dorëzimi bëhet në mënyrë protokollare sipas renditjes së projekteve në regjistrin e aplikantëve të qarkut (formulari 1/6). Për çdo dosje të dorëzuar plotësohet formulari i dorëzimit të dosjes (formulari 1/7). Të dy formularët (1/6 dhe 1/7), firmosen nga përfaqësuesi i DRBUMK-së në funksionin e dorëzuesit dhe nga përfaqësuesi i AZHBR-së në funksionin e marrësit. Dosjet me mangësi në dokumentacionin përkatës nuk merren në dorëzim nga ana e AZHBR-së. DRBUMK-të brenda 10 ditëve të përfundimit të afatit të dorëzimit të dosjeve, ridorëzojnë në AZHBR-në rajonale dosjet e kompletuara. Kushti i domosdoshëm për të përfituar mbështetjen nga skemat e buxhetit të shtetit është ndërtimi i ullishtave, sipas projektit për të cilin është aplikuar dhe vlerësuar.

Në bazë të renditjes së aplikimeve në regjistrin e aplikimeve të qarkut dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR-ja rajonale organizon verifikimin në terren të aplikimeve që kanë fituar të drejtën e financimit. Për verifikimin e realizimit të projekteve fituese dhe plotësimin e dokumentacionit për likuidim, në çdo rreth ngrihet “Grupi i verifikimit të projekteve”, i përbërë nga 2 specialistë të AZHBR-së në qark dhe 1 specialist të fushës, përfaqësues i DRBUMK-së të rrethit përkatës. Grupi i verifikimit të projekteve kryesohet nga AZHBR. Menjëherë pas përfundimit të punës për ngritjen e pemishtes fermeri njofton AZHBR-në në rajon. Kjo e fundit dërgon grupin e verifikimit të projekteve për verifikimin në vend të realizimit të projektit, sipas një grafiku të miratuar në përputhje me renditjen në listat e vlerësimit, nga AZHBR qendër. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të një përfaqësuesi të tij bën matjet dhe verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit të projektit (formulari 1/8). Nga ballafaqimi i faktit me kriteret e përfitueshmërisë dhe projektin, në bazë të të cilit aplikimi është vlerësuar, grupi i verifikimit konfirmon ose jo faktin nëse projekti i zbatuar nga fermeri është në përputhje me udhëzimin dhe projektin e miratuar. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij dhe gjithë grupi i verifikimit.

- një kopje të certifikatës së garancisë së materialit mbjellës (fidanit), ku të shënohen specia dhe varieteti me vulën origjinale (të njomë);
- vërtetim nga komuna/bashkia dhe mandat arkëtimi përkatës, që vërteton pagesën e taksës së tokës nga aplikanti për vitin 2011.
AZHBR-ja duhet të bëjë ballafaqimin e të dhënave të marra nga certifikata e garancisë së materialit mbjellës me ato të buletinit të certifikimit që publikohet çdo muaj nga ESHFF-ja. Grupi i kontrollit brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit të projektit dërgon dosjen e plotë të aplikimit (dokumentacioni origjinal), së bashku me formularin e kontrollit para financimit (formulari 1/8) në AZHBR qendër. Dokumentacioni i mësipërm shoqërohet me formularin 1/9, mbi bazën e të cilit bëhet dorëzimi i dosjeve nga përfaqësuesi i AZHBR-së të qarkut, te përfaqësuesi i AZHBR qendër. AZHBR qendër pas verifikimit të zbatimit të procedurave të ndjekura është e detyruar që të bëjë xhirimin e parave në numrin e llogarisë së përfituesit. Xhirimi i parave për këtë masë bëhet në dy këste: 70% të vlerës së projektit pas verifikimit të parë dhe 30 % të vlerës së projektit bëhet gjatë muajve shtator/nëntor 2011. Pas financimit të këstit të parë dhe para financimit të dytë (30% i vlerës së financimit), AZHBRja rikontrollon jo më pak se 10% të projekteve të financuara. Gjatë kontrollit pas financimit grupi i kontrollit krahas ballafaqimit të rezultateve të kontrollit, para financimit me faktin, do të verifikojë edhe përqindjen e zënies së fidanëve, zhvillimin i tyre dhe nivelin e shërbimeve agroteknike (formulari 1/8/a). Nëse investimi i rikontrolluar ka probleme si mungesë shërbimesh agroteknike, infeksione të larta nga barërat e këqija, përqindje të fidanëve të dëmtuar mbi 10%, aplikantëve nuk do tu financohet kësti i dytë i investimit. Nëse përqindja e tharjeve është deri në 10%, fermerëve u lihet detyrë të bëjnë menjëherë zëvendësimin e fidanëve të dëmtuar. Nëse në projektet e kontrolluara pas financimit ka ndryshime të parametrave sasiorë, të cilat ndikojnë në vlerën financiare që përfituesi ka përfituar padrejtësisht, AZHBR qendër bën rikalkulimet dhe propozon masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
3. Mbjellje mollësh, dardhash, kumbullash, qershish, pjeshkash dhe ftonjsh, përjashtuar zonat malore, 250 000 lekë/ha për format intensive të kultivimit dhe 200 000 lekë/ha për format tradicionale.
3.1 Kriteret e përfitimit:

b) Specia/varieteti të jetë në përputhje me rajonizimin e specieve dhe varieteteve të përcaktuara në anekset bashkëngjitur këtij udhëzimi.

d) Sipërfaqja minimale, për të cilën aplikohet të jetë jo më e vogël se 2 dynymë, me përjashtim të zonave malore sipërfaqja minimale e të cilave do të jetë jo më pak se 1 dynym.
e) Aplikanti mund të bëjë më shumë se një aplikim (kur toka nuk ndodhet në të njëjtin vend, kur ka mënyra të ndryshme kultivimi ose kur do të mbjellë specie të ndryshme), por sipërfaqja maksimale për çdo aplikant në të gjitha rastet nuk duhet të jetë më shumë se 10 ha.

g) Aplikanti të ketë paguar taksën e tokës për të cilën aplikon për të dyja vitet 2010/2011.
3.2 Kriteret konkurruese:

Fitues mund të jetë çdo projekt me të paktën 60 pikë. Fituesit renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Vlerësimin maksimal për statusin e marrin grupet e fermerëve apo organizatat e prodhuesve me 10 pikë. Me 5 pikë vlerësohen emigrantët e rikthyer. Vlerësimi maksimal për specien e marrin projektet që parashikojnë mbjelljen e specieve më prioritare në raport me speciet e përcaktuara në një zonë të caktuar sipas rajonizimit të dhënë në aneksin 1, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Vlerësimi maksimal për sipërfaqen e fiton aplikuesi me sipërfaqe më të madhe në nivel qarku, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen më të madhe. Vlerësimin maksimal për teknologjinë e marrin ato aplikime që parashikojnë format intensive të kultivimit të pemëtoreve apo ndërhyrje më të mëdha në mobilimin e tokës, masat antierozive, kulluese etj., të parashikuara në preventivin e punimeve.
3.3 Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 1 janar 2011 dhe përfundon më 15 mars 2011. Fermerët individualë apo grupet e fermerëve aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare para fillimit të punës për ngritjen e ngastrës, bllokut apo masivit të pemëtores. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë zyrës së bujqësisë në rreth sipas formularit të aplikimit (form. 1/1). Formularët e aplikimit tërhiqen pranë ZBRR-së. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikuesit.

Për grupet apo organizatat secili aplikant plotëson dosjen e aplikimit me të gjithë dokumentacionin përkatës, të njëjtë si për fermerët individualë me përjashtim të projektit që do të jetë i përbashkët. Grupet dhe organizatat prodhuese caktojnë me prokurë personin përgjegjës për të aplikuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e implementimit të projektit të aplikuar. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e mësipërm dorëzohet në zyrën e bujqësisë së rrethit, e cila bën vlerësimin nga ana formale të aplikimeve së bashku me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit (formulari 1/3). Aplikantëve, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve te drejtori i DRBUMK-së. Në ankesë aplikanti paraqet aplikimin dhe formularin e pranimit të plotësuar e të nënshkruar nga përfaqësuesi i ZBRR-së. Përgjigja jepet me shkrim dhe e nënshkruar në ditën e paraqitjes. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimit ZBRR-ja i dorëzon aplikimet (dosjet komplet), në DRBUMK qark, duke i shoqëruar me regjistrin e aplikimit për rrethin (formulari 1/4). DRBUMK-ja grumbullon listat e ZBRR-së dhe dosjet e aplikimit të fermerëve, bën vlerësimin formal të tyre dhe aplikimet me mangësi i kthen në ZBRR për plotësim nga aplikanti brenda 5 ditëve.

3. Dy specialistë të fushës së skemës që vlerësohet, përfaqësues të DRBUMK-së –anëtarë.

Vlerësimi i projekteve bëhet vetëm një herë, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në DRBUMK. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh sipas formularit përkatës (formulari 3/5). Numri i përfaqësuesve të AZHBR-së në komisionet e vlerësimit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Brenda 5 ditëve pune pas vlerësimit, DRBUMK-të bëjnë renditjen e projekteve sipas rendit zbritës të pikëve dhe nëpërmjet zyrave të bujqësisë në rrethe bëjnë shpalljen e listave të projekteve fituese dhe jofituese në vende publike (projekte me mbi dhe nën 60 pikë). Një kopje e kësaj liste dërgohet në rrugë protokollare dhe elektronike në AZHBR qendër. Në vazhdim të procedurës, në përputhje me fondet në dispozicion ZBRR-të njoftojnë fermerët që kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare për procedurat e tjera që duhet të ndiqen deri në përfitimin e mbështetjes financiare. Njëkohësisht me shpalljen e listave bëhet edhe transferimi i dokumentacionit të aplikantëve nga DRBUMK-të në AZHBR-në rajonale. Dorëzimi bëhet në mënyrë protokollare sipas renditjes së projekteve në regjistrin e aplikantëve të qarkut (formulari 1/6). Për çdo dosje të dorëzuar plotësohet formulari i dorëzimit të dosjes (formulari 1/7). Të dy formularët (1/6 dhe 1/7), firmosen nga përfaqësuesi i DRBUMK-së në funksionin e dorëzuesit dhe nga përfaqësuesi i AZHBR-së në funksionin e marrësit. Dosjet me mangësi në dokumentacionin përkatës nuk merren në dorëzim nga ana e AZHBR-së. DRBUMK-të brenda 10 ditëve të përfundimit të afatit të dorëzimit të dosjeve, ridorëzojnë në AZHBR-në rajonale dosjet e kompletuara. Kushti i domosdoshëm për të përfituar mbështetjen nga skemat e buxhetit të shtetit është ndërtimi i pemëtores, sipas projektit për të cilin është aplikuar dhe vlerësuar.

Në bazë të renditjes së aplikimeve në regjistrin e aplikimeve të qarkut dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR-ja rajonale organizon verifikimin në terren të aplikimeve që kanë fituar të drejtën e financimit. Për verifikimin e realizimit të projekteve fituese dhe plotësimin e dokumentacionit për likuidim, në çdo rreth ngrihet “Grupi i verifikimit të projekteve”, i përbërë nga 2 specialistë të AZHBR-së në qark dhe 1 specialist të fushës, përfaqësues i DRBUMK-së të rrethit përkatës. Grupi i verifikimit të projekteve kryesohet nga AZHBR-ja. Menjëherë pas përfundimit të punës për ngritjen e pemëtores fermeri njofton AZHBR-në në rajon. Kjo e fundit dërgon grupin e verifikimit të projekteve për verifikimin në vend të realizimit të projektit sipas një grafiku të miratuar në përputhje me renditjen në listat e vlerësimit, nga AZHBR qendër. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të një përfaqësuesi të tij bën matjet dhe verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit të projektit (formulari 1/8). Nga ballafaqimi i aktit me kriteret e përfitueshmërisë dhe projektin, në bazë të të cilit aplikimi është vlerësuar, grupi i verifikimit konfirmon ose jo faktin nëse projekti i zbatuar nga fermeri është në përputhje me udhëzimin dhe projektin e miratuar. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij dhe gjithë grupi i verifikimit.

- një kopje të certifikatës së garancisë së materialit mbjellës (fidanit), ku përveç sasisë shënohet specia dhe varieteti, me vulën origjinale (të njomë).

AZHBR-ja duhet të bëjë ballafaqimin e të dhënave të marra nga certifikata e garancisë së materialit mbjellës me ato të buletinit të certifikimit që publikohet çdo muaj nga ESHFF-ja. Grupi i kontrollit brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit të projektit dërgon dosjen e plotë të aplikimit (dokumentacioni origjinal), së bashku me formularin e kontrollit (formulari 1/8) në AZHBR qendër. Dokumentacioni i mësipërm shoqërohet me formularin 1/9, mbi bazën e të cilit bëhet dorëzimi i dosjeve nga përfaqësuesi i AZHBR-së të qarkut, te përfaqësuesi i AZHBR qendër. AZHBR qendër pas verifikimit të zbatimit të procedurave të ndjekura është e detyruar që të bëjë xhirimin e parave në numrin e llogarisë së përfituesit. Xhirimi i parave për këtë masë bëhet në dy këste: 70% të vlerës së projektit pas verifikimit të parë dhe 30 % të vlerës së projektit bëhet gjatë muajve shtator/nëntor 2011. Pas financimit të këstit të parë dhe para financimit të dytë (30% i vlerës së financimit), AZHBR-ja rikontrollon jo më pak se 10% të projekteve të financuara. Gjatë kontrollit pas financimit grupi i kontrollit krahas ballafaqimit të rezultateve të kontrollit para financimit me faktin do të verifikojë edhe përqindjen e zënies së fidanëve, zhvillimin i tyre dhe nivelin e shërbimeve agroteknike (formulari 1/8/a). Nëse investimi i rikontrolluar ka probleme si mungesë shërbimesh agroteknike, infeksione të larta nga barërat e këqija, përqindje të fidanëve të dëmtuar mbi 10%, aplikantëve nuk do tu financohet kësti i dytë i investimit. Nëse përqindja e tharjeve është deri në 10%, fermerëve u lihet detyrë të bëjnë menjëherë zëvendësimin e fidanëve të dëmtuar. Nëse në projektet e kontrolluara pas financimit ka ndryshime të parametrave sasiore, të cilat ndikojnë në vlerën financiare që përfituesi ka përfituar padrejtësisht, AZHBR qendër bën rikalkulimet dhe propozon masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
4. Agrume, kivi, banane dhe luleshtrydhe, përjashtuar zonat malore, 350 000 lekë/ha, për format intensive të kultivimit dhe 250 000 lekë/ha për format tradicionale.
4.1 Kriteret e përfitimit:

4.2. Kriteret konkurruese:

Fitues mund të jetë çdo projekt me të paktën 60 pikë. Fituesit renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Vlerësimin maksimal për statusin e marrin grupet e fermerëve apo organizatat e prodhuesve me 10 pikë. Me 5 pikë vlerësohen emigrantët e rikthyer. Vlerësimi maksimal për specien e marrin projektet që parashikojnë mbjelljen e specieve më prioritare në raport me speciet e përcaktuara në një zonë të caktuar sipas rajonizimit të dhënë në aneksin 1, bashkëngjitur këtij udhëzimi. Vlerësimi maksimal për sipërfaqen e fiton aplikuesi me sipërfaqe më të madhe në nivel qarku, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen më të madhe. Vlerësimin maksimal për teknologjinë e marrin ato aplikime që parashikojnë format intensive të kultivimit të specieve të mësipërme apo ndërhyrje më të mëdha në mobilimin e tokës, masat antierozive, kulluese etj., të parashikuara në preventivin e punimeve.
4.3 Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 1 janar 2011 dhe përfundon më 15 mars 2011. Fermerët individualë apo grupet e fermerëve aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare para fillimit të punës për ngritjen e ngastrës, bllokut apo masivit të specieve të mësipërme. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë zyrës së bujqësisë në rreth sipas formularit të aplikimit (form. 1/1). Formularët e aplikimit tërhiqen pranë ZBRR-së. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikuesit.

- vërtetim pronësie nga komuna/bashkia në rastet, kur nuk ka përfunduar shpërndarja e titujve të pronësisë;
Kur aplikanti merr tokë me qira:
- Kontratë qiraje me të tretët e noterizuar.
Për aplikimet në grup apo organizatat secili aplikant plotëson dosjen e aplikimit me të gjithë dokumentacionin përkatës, të njëjtë si për fermerët individualë me përjashtim të projektit që do të jetë i përbashkët. Grupet dhe organizatat prodhuese caktojnë me prokurë personin përgjegjës për të aplikuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e implementimit të projektit të aplikuar. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e mësipërm dorëzohet në zyrën e bujqësisë së rrethit e cila bën vlerësimin nga ana formale të aplikimeve së bashku me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit (formulari 1/3). Aplikantëve, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve te drejtori i DRBUMK-së. Në ankesë aplikanti paraqet aplikimin dhe formularin e pranimit të plotësuar e të nënshkruar nga përfaqësuesi i ZBRR-së. Përgjigja jepet me shkrim dhe e nënshkruar në ditën e paraqitjes. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, ZBRR-ja i dorëzon aplikimet (dosjet komplet), në DRBUMK qark, duke i shoqëruar me regjistrin e aplikimit për rrethin (formulari 1/4). DRBUMK-ja grumbullon listat e ZBRR-së dhe dosjet e aplikimit të fermerëve, bën vlerësimin formal të tyre dhe aplikimet me mangësi i kthen në ZBRR për plotësim nga aplikanti brenda 5 ditëve.

Vlerësimi i projekteve bëhet vetëm një herë, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në DRBUMK. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh, sipas formularit përkatës (formulari 4/5). Numri i përfaqësuesve të AZHBR-së në komisionet e vlerësimit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Brenda 5 ditëve pune pas vlerësimit, DRBUMK-të bëjnë renditjen e projekteve, sipas rendit zbritës të pikëve dhe nëpërmjet zyrave të bujqësisë në rrethe bëjnë shpalljen e listave të projekteve fituese dhe jofituese në vende publike (projekte me mbi dhe nën 60 pikë). Një kopje e kësaj liste dërgohet në rrugë protokollare dhe elektronike në AZHBR qendër. Në vazhdim të procedurës, në përputhje me fondet në dispozicion ZBRR-të njoftojnë fermerët që kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare për procedurat e tjera që duhet të ndiqen deri në përfitimin e mbështetjes financiare. Njëkohësisht me shpalljen e listave bëhet edhe transferimi i dokumentacionit të aplikantëve nga DRBUMK-të në AZHBR-në rajonale. Dorëzimi bëhet në mënyrë protokollare sipas renditjes së projekteve në regjistrin e aplikantëve të qarkut (formulari 1/6). Për çdo dosje të dorëzuar plotësohet formulari i dorëzimit të dosjes (formulari 1/7). Të dy formularët (1/6 dhe 1/7), firmosen nga përfaqësuesi i DRBUMK-së në funksionin e dorëzuesit dhe nga përfaqësuesi i AZHBR-së në funksionin e marrësit. Dosjet me mangësi në dokumentacionin përkatës nuk merren në dorëzim nga ana e AZHBR-së. DRBUMK-të brenda 10 ditëve të përfundimit të afatit të dorëzimit të dosjeve, ridorëzojnë në AZHBR-në rajonale dosjet e kompletuara. Kushti i domosdoshëm për të përfituar mbështetjen nga skemat e buxhetit të shtetit është ndërtimi i pemëtores me speciet e mësipërme, sipas projektit për të cilin është aplikuar dhe vlerësuar.

Në bazë të renditjes së aplikimeve në regjistrin e aplikimeve të qarkut dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR-ja rajonale organizon verifikimin në terren të aplikimeve që kanë fituar të drejtën e financimit. Për verifikimin e realizimit të projekteve fituese dhe plotësimin e dokumentacionit për likuidim, në çdo rreth ngrihet “Grupi i verifikimit të projekteve”, i përbërë nga 2 specialistë të AZHBR-së në qark dhe 1 specialist të fushës, përfaqësues i DRBUMK-së të rrethit përkatës. Grupi i verifikimit të projekteve kryesohet nga AZHBR-ja. Menjëherë pas përfundimit të punës për ngritjen e investimit, për të cilin ka aplikuar, fermeri njofton AZHBR-në në rajon. Kjo e fundit dërgon grupin e verifikimit të projekteve për verifikimin në vend të realizimit të projektit, sipas një grafiku të miratuar në përputhje me renditjen në listat e vlerësimit, nga AZHBR qendër. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të një përfaqësuesi të tij bën matjet dhe verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit të projektit (formulari 1/8). Nga ballafaqimi i faktit me kriteret e përfitueshmërisë dhe projektin, në bazë të të cilit aplikimi është vlerësuar, grupi i verifikimit konfirmon ose jo faktin nëse projekti i zbatuar nga fermeri është në përputhje me udhëzimin dhe projektin e miratuar. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij dhe gjithë grupi i verifikimit.

- një kopje të certifikatës së garancisë së materialit mbjellës (fidanit) ku përveç sasisë shënohet specia dhe varieteti, me vulën origjinale (të njomë);

AZHBR-ja duhet të bëjë ballafaqimin e të dhënave të marra nga certifikata e garancisë së materialit mbjellës me ato të buletinit të certifikimit që publikohet çdo muaj nga ESHFF-ja. Grupi i kontrollit brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit të projektit dërgon dosjen e plotë të aplikimit (dokumentacioni origjinal), së bashku me formularin e kontrollit (formulari 1/8) në AZHBR qendër. Dokumentacioni i mësipërm shoqërohet me formularin 1/9, mbi bazën e të cilit bëhet dorëzimi i dosjeve nga përfaqësuesi i AZHBR-së të qarkut, te përfaqësuesi i AZHBR qendër. AZHBR qendër pas verifikimit të zbatimit të procedurave të ndjekura është e detyruar që të bëjë xhirimin e parave në numrin e llogarisë së përfituesit. Xhirimi i parave për këtë masë bëhet në dy këste: 70% të vlerës së projektit pas verifikimit të parë dhe 30 % të vlerës së projektit bëhet gjatë muajve shtator/nëntor 2011. Pas financimit të këstit të parë dhe para financimit të dytë (30% i vlerës së financimit), AZHBRja rikontrollon jo më pak se 10% të projekteve të financuara. Gjatë kontrollit pas financimit grupi i kontrollit krahas ballafaqimit të rezultateve të kontrollit, para financimit me faktin do të verifikojë edhe përqindjen e zënies së fidanëve, zhvillimin i tyre dhe nivelin e shërbimeve agroteknike (formulari 1/8/a). Nëse investimi i rikontrolluar ka probleme si mungesë shërbimesh agroteknike, infeksione të larta nga barërat e këqija, përqindje të fidanëve të dëmtuar mbi 10%, aplikantëve nuk do tu financohet kësti i dytë i investimit. Nëse përqindja e tharjeve është deri në 10%, fermerëve u lihet detyrë të bëjnë menjëherë zëvendësimin e fidanëve të dëmtuar. Nëse në projektet e kontrolluara pas financimit ka ndryshime të parametrave sasiore, të cilat ndikojnë në vlerën financiare që përfituesi ka përfituar padrejtësisht, AZHBR qendër bën rikalkulimet dhe propozon masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
5. Mbjellja e vreshtave në masën 300 000 lekë/ha
5.1 Kriteret e përfitimit:

b) Toka të jetë në pronësi të aplikantit ose në përdorim për të paktën 20 vjet;
c) Kultivari të jetë në përputhje me rajonizimin e specieve dhe kultivarëve të përcaktuar në aneksin bashkëngjitur këtij udhëzimi;

e) Aplikanti mund të bëjë më shumë se një aplikim (kur toka nuk ndodhet në të njëjtin vend ose kemi kultivarë me destinacione dhe forma të ndryshme kultivimi), por sipërfaqja maksimale për çdo aplikant nuk duhet të jetë më shumë se 10 ha.

5.2 Kriteret konkurruese:
1. Sipërfaqja e tokës që do mbillet 35
2. Varieteti/varietetet 10
3. Teknika e projektuar për ngritjen e vreshtit gjithsej 45

4. Statusi i aplikantit (emigrant i kthyer, grup fermerësh apo organizatë prodhuesish) 10
SHUMA 100
Fitues mund të jetë çdo projekt me të paktën 60 pikë. Fituesit renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Metodologjia e vlerësimit sipas kritereve konkurruese jepet në aneksin bashkëngjitur. Vlerësimin maksimal për statusin e marrin grupet e fermerëve apo organizatat e prodhuesve me 10 pikë. Me 5 pikë vlerësohen emigrantët e rikthyer. Vlerësimi maksimal për kultivarin e marrin projektet që parashikojnë mbjelljen e kultivarëve autoktonë apo me vlera teknologjike dhe që janë më prioritare në raport me kultivarët e përcaktuar në një zonë të caktuar sipas rajonizimit të dhënë në aneksin bashkëngjitur. Vlerësimi maksimal për sipërfaqen e fiton aplikuesi me sipërfaqe më të madhe në nivel qarku, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen më të madhe. Vlerësimin maksimal për teknologjinë e marrin ato aplikime që parashikojnë ndërhyrje më të mëdha në mobilimin e tokës, masat antierozive, kulluese etj., të parashikuara në preventivin e punimeve.
5.3. Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 1 janar 2011 dhe përfundon më 15 mars 2011. Fermerët individualë apo grupet e fermerëve aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare para fillimit të punës për ngritjen e ngastrës, bllokut apo masivit të vreshtit. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë zyrës së bujqësisë në rreth sipas formularit të aplikimit (formulari 5/1). Formularët e aplikimit tërhiqen pranë ZBRR-së. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikuesit.

- projekti (sipas formulari ½);

Pranohet për dokument pronësie, kur aplikanti është pronar një nga dokumentet e mëposhtme:

Për grupet apo organizatat, secili aplikant plotëson dosjen e aplikimit me të gjithë dokumentacionin përkatës, të njëjtë si për fermerët individualë me përjashtim të projektit që do të jetë i përbashkët. Grupet dhe organizatat prodhuese caktojnë me prokurë personin përgjegjës për të aplikuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e implementimit të projektit të aplikuar. Kërkesa së bashku me dokumentacionin e mësipërm dorëzohet në zyrën e bujqësisë së rrethit, e cila bën vlerësimin nga ana formale të aplikimeve së bashku me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit (formulari 5/3). Aplikantëve, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve te drejtori i DRBUMK-së. Në ankesë aplikanti paraqet aplikimin dhe formularin e pranimit të plotësuar e të nënshkruar nga përfaqësuesi i ZBRR-së. Përgjigja jepet me shkrim dhe e nënshkruar në ditën e paraqitjes. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, ZBRR-ja i dorëzon aplikimet (dosjet komplet), në DRBUMK qark, duke i shoqëruar me regjistrin e aplikimit për rrethin (formulari 5/4). DRBUMK-ja grumbullon listat e ZBRR-së dhe dosjet e aplikimit të fermerëve, bën vlerësimin formal të tyre dhe aplikimet me mangësi i kthen në ZBRR për plotësim nga aplikanti brenda 5 ditëve.

3. Dy specialistë të fushës përkatëse të skemës që vlerësohet, përfaqësues të DRBUMK-së –
anëtarë.

Vlerësimi i projekteve bëhet vetëm një herë, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në DRBUMK. Vlerësimi bëhet me sistem pikësh, sipas formularit përkatës (formulari 5/5). Numri i përfaqësuesve të AZHBR-së në komisionet e vlerësimit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së. Brenda 5 ditëve pune pas vlerësimit, DRBUMK-të bëjnë renditjen e projekteve, sipas rendit zbritës të pikëve dhe nëpërmjet zyrave të bujqësisë në rrethe bëjnë shpalljen e listave të projekteve fituese dhe jofituese në vende publike (projekte me mbi dhe nën 60 pikë). Një kopje e kësaj liste dërgohet në rruge protokollare dhe elektronike në AZHBR qendër. Në vazhdim të procedurës, në përputhje me fondet në dispozicion ZBRR-të njoftojnë fermerët që kanë fituar të drejtën e mbështetjes financiare për procedurat e tjera që duhet të ndiqen deri në përfitimin e mbështetjes financiare. Njëkohësisht me shpalljen e listave bëhet edhe transferimi i dokumentacionit të aplikantëve nga DRBUMK-të në AZHBR-në rajonale. Dorëzimi bëhet në mënyrë protokollare, sipas renditjes së projekteve në regjistrin e aplikantëve të qarkut (formulari 5/6). Për çdo dosje të dorëzuar plotësohet formulari i dorëzimit të dosjes (formulari 5/7). Të dy formularët (5/6 dhe 5/7), firmosen nga përfaqësuesi i DRBUMK-së në funksionin e dorëzuesit dhe nga përfaqësuesi i AZHBR-së në funksionin e marrësit. Dosjet me mangësi në dokumentacionin përkatës nuk merren në dorëzim nga ana e AZHBR-së. DRBUMK-të brenda 10 ditëve të përfundimit të afatit të dorëzimit të dosjeve, ridorëzojnë në AZHBR-në rajonale dosjet e kompletuara. Kushti i domosdoshëm për të përfituar mbështetjen nga skemat e buxhetit të shtetit është ndërtimi i vreshtit, sipas projektit për të cilin është aplikuar dhe vlerësuar.

Në bazë të renditjes së aplikimeve në regjistrin e aplikimeve të qarkut dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR-ja rajonale organizon verifikimin në terren të aplikimeve që kanë fituar të drejtën e financimit. Për verifikimin e realizimit të projekteve fituese dhe plotësimin e dokumentacionit për likuidim, në çdo rreth ngrihet “Grupi i verifikimit të projekteve”, i përbërë nga 2 specialistë të AZHBR-së në qark dhe 1 specialist të fushës, përfaqësues i DRBUMK-së të rrethit përkatës. Grupi i verifikimit të projekteve kryesohet nga AZHBR-ja. Menjëherë pas përfundimit të punës për ngritjen e vreshtit fermeri njofton AZHBR-në në rajon. Kjo e fundit dërgon grupin e verifikimit të projekteve për verifikimin në vend të realizimit të projektit sipas një grafiku të miratuar në përputhje me renditjen në listat e vlerësimit, nga AZHBR qendër. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të një përfaqësuesi të tij bën matjet dhe verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit të projektit (formulari 5/8). Nga ballafaqimi i aktit me kriteret e përfitueshmërisë dhe projektin në bazë të të cilit aplikimi është vlerësuar, grupi i verifikimit konfirmon ose jo faktin nëse projekti i zbatuar nga fermeri është në përputhje me udhëzimin dhe projektin e miratuar. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij dhe gjithë grupi i verifikimit.

AZHBR-ja duhet të bëjë ballafaqimin e të dhënave të marra nga certifikata e garancisë së materialit mbjellës me ato të buletinit të certifikimit që publikohet çdo muaj nga ESHFF-ja. Grupi i kontrollit brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrollit të projektit dërgon dosjen e plotë të aplikimit (dokumentacioni origjinal), së bashku me formularin e kontrollit (formulari 5/8) në AZHBR qendër. Dokumentacioni i mësipërm shoqërohet me formularin 5/9, mbi bazën e të cilit bëhet dorëzimi i dosjeve nga përfaqësuesi i AZHBR-së të qarkut, te përfaqësuesi i AZHBR qendër. AZHBR qendër pas verifikimit të zbatimit të procedurave të ndjekura është e detyruar që të bëjë xhirimin e parave në numrin e llogarisë së përfituesit. Xhirimi i parave për këtë masë bëhet në dy këste: 70% të vlerës së projektit pas verifikimit të parë dhe 30 % të vlerës së projektit bëhet gjatë muajve shtator/nëntor 2011. Pas financimit të këstit të parë dhe para financimit të dytë (30% e vlerës së financimit), AZHBRja rikontrollon jo më pak se 10% të projekteve të financuara. Gjatë kontrollit pas financimit grupi i kontrollit krahas ballafaqimit të rezultateve të kontrollit, para financimit me faktin, do të verifikojë edhe përqindjen e zënies së fidanëve, zhvillimin i tyre dhe nivelin e shërbimeve agroteknike (formulari 5/8/a). Nëse investimi i rikontrolluar ka probleme si mungesë shërbimesh agroteknike, infeksione të larta nga barërat e këqija, përqindje të fidanëve të dëmtuar mbi 10%, aplikantëve nuk do tu financohet kësti i dytë i investimit. Nëse përqindja e tharjeve është deri në 10%, fermerëve u lihet detyrë të bëjnë menjëherë zëvendësimin e fidanëve të dëmtuar. Nëse në projektet e kontrolluara pas financimit ka ndryshime të parametrave sasiore, të cilat ndikojnë në vlerën financiare që përfituesi ka përfituar padrejtësisht, AZHBR qendër bën rikalkulimet dhe propozon masat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi.
6. Prodhimin e vajit të ullirit extra vergine në masën 100 lekë/litër për sasitë deri në 15 tonë/vit
6.1 Kriteret e përfitimit:
a) Përfitojnë subjektet fizike/juridike që merren me prodhimin e vajit të ullirit extra vergine dhe që janë të regjistruara në organet tatimore.
b) Përfitojnë ata prodhues që sigurojnë ruajtjen e prodhimit në tanker inoks.
c) Mbështetet vetëm prodhimi i vajit të ullirit extra vergine që plotëson standardet teknike, sipas formularit 6/2.
d) Pagesa bëhet mbi bazën e faturave tatimore të shitjes së vajit të dorëzuara në AZHBR.
e) Sasia maksimale për pagesë është 15 tonë vaj extra vergine brenda vitit 2011.
f) Prodhuesi duhet të vërtetojë me dokumentacion burimin e lëndës së parë.
6.2. Procedura që do të ndiqet:
a) Aplikimi
Aplikimi për mbështetjen financiare për këtë skemë bëhet në dy faza: Faza e parë: 15 janar – 28 shkurt 2011 dhe faza e dytë: 15 shtator – 30 tetor 2011. Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten pranë zyrës së bujqësisë në rreth, sipas formularit të aplikimit (formulari 6/1). Formularët e aplikim