E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllehet shqiptaret dhe minoritetet ne BE

Deklarimet e pashembullta te ish-Konsullit grek ne Korce se Po Ekzistojne greke ne Korce Po Vllenjte jane greke kane ngjallur reagimin e ligjshem te opinionit publik vendes si dhe te organizmave shteterore. Vertete per here te pare ne keto 100 vjet te shtetit te pavarur shqiptar nje diplomat i huaj e njehson me kombin grek komunitetin e rendesishem dhe vital vllah dhe kete e ben ne Shqiperi.
Pa dashur ti kushtohet rendesi me shume se sa duhet thirrja e z. Ikonomu per regjistrimin si greke te komunitetit vllah dhe per Vorioepirin mund te analizohet ne shume aspekte juridik diplomatik historik etj. Por para se gjithash ajo nxjerr ne pah deshtimin e politikes se Athines ndaj minoriteteve te brendshme etnike ne Greqi dhe ndaj atij grek ne Shqiperi.
Megjithe anetaresimin e suksesshem ne BE Athina nuk ka zbatuar normat nderkombetare per njohjen dhe mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve te saj te shumta. Ndersa minoritetet e brendshme etnike ende nuk njihen qarqe me ndikim kane nxitur sistematikisht Athinen te zgjeroje ne menyre artificiale suazen etnike dhe hapesiren gjeografike te minoritetit grek ne Shqiperi. Sipas atyre qarqeve arberoret dhe vllehet e Greqise jane natyrisht greke homogjene kurse nder greket e Shqiperise perfshihen jo vetem banoret e 98 fshatrave te Dropullit Vurgut dhe Pogonit por edhe ortodokset e Korces Gjirokastres e me gjere ku hyn edhe komuniteti vllah e natyrisht edhe Bregu.
Rezultatet e kesaj politike kane qene krejt kunderprodhuese. Ne Greqi ato nxisin frymen e intolerances ekstremizmit dhe nacionalizmit. Ndersa ne Shqiperi ato kane sjelle per fat te keq shpopullimin e Dropullit Vurgut e Pogonit. Me te vertete rinia e Dropullit sot parapelqen te emigroje ne Athine sesa ta shohe te ardhmen e vet te integruar ne jeten ekonomike shoqerore e politike te Tiranes Gjirokastres apo Sarandes.
Kesisoj mungesen e numravedisa qarqe ne Athine perpiqen ta kompensojne me ane te greqizimit te shqiptareve ortodokse dhe te vlleheve dhe numerimin e tyre si greke ne Regjistrimin e ardhshem te Popullsise ne baze te vete-identifikimit jo-objektiv.
Gjendja e minoriteteve ne Greqi
Megjithe anetaresine ne organizma dhe organizata te rendesishme nderkombetare Greqia ende nuk ka ratifikuar Konventen Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare te Keshillit te Evropes. Ende sot numri i minoriteteve etnike ne Greqi nuk dihet me saktesi me gjithe kerkesen per regjistrimin e tyre sipas gjuhes se folur ne shtepi.
Natyrisht ka edhe sinjale pozitive nga qeveria Papandreu qe lidhen me politiken me te hapur ndaj minoritetit turk te Thrakes si dhe me vendimin e fundit per kthimin e shtetesise greke te mohuarpas Luftes II Boterore shtetasve me prejardhje hebraike.
Gjithsesi nuk mund te mos permendim pergjegjesine e BE-se te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se per gjendjen e minoriteteve kombetare ne Greqi. Keto organizata te rendesishme nderkombetare qe mbahen si flamurtare te te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve ne bote deri me sot kane bere pak ose aspak per njohjen dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve ne Greqine evropiane.
Perndryshe Departamenti Amerikan i Shtetit ka treguar me shume vemendje. Raportiper Gjendjen e te Drejtave te Njeriut ne Greqi 2009 permend se qeveria greke nuk njeh zyrtarisht as statusin e ndonje grupi indigjen etnik dhe as termat minoritet etnik e minoritet gjuhesor si perkufizime juridike. Edhe pse qeveria njeh te drejten e vete-identifikimit - vazhdon raporti - shume individe qe e perkufizojne veten si pjesetare te nje minoriteti e kane te veshtire te shprehin lirisht identitetin dhe te ruajne kulturen e tyre. Raporti thekson se nje numer shtetasish veteidentifikohen si Turq Pomake Vllahe Roma Arvanitas ose Maqedonas dhe disa pjesetare te ketyre grupeve kerkuan te identifikohen zyrtarisht si minoritete. Mirepo qeveria greke konsideron se Traktati i Lozanes i vitit 1923 perben perkufizimin ekskluziv te minoriteteve ne vend dhe te te drejtave te tyre dhe rrjedhimisht ajo njeh vetem minoritetin musliman cka eshte zbatim i ceket dhe i pamjaftueshem i normave nderkombetare perkatese.
Ne rrafshin e OKB-seka rendesi raporti i ekspertes se pavarur per ceshtjet e minoriteteve e Keshillit per te Drejtat e Njeriut G. Mekdugell McDougall i dates 18 shkurt 2009. Nder te tjera ajo i rekomandoi qeverise greke qe te heqe dore nga diskutimi nese ka apo jo minoritet maqedonas dhe turk ne Greqi dhe te perqendrohet ne mbrojtjen e te drejtes se vete-identifikimit te lirise se shprehjes dhe lirise se organizimit kolektiv te atyre komuniteteve.
Pra eshte per te ardhur keq qe nje vend anetar i BE-se djep i demokracise perendimore dhe aleat e mik i Shqiperise nuk zbaton detyrimet e veta para se drejtes nderkombetare perfshire te drejtat e minoriteteve nderkohe qe Bashkimi Evropian ben sehir.
Shqiptaret dhe vllehet
Lidhjet shqiptaro-vllahe jane aq te hershme e te konsoliduara sa nuk mund te cenohen nga deklarimet e papergjegjshme te ish-Konsullit grek te Korces. Ato shkojne pas ne mugetiren e historise ndofta ne kontaktet e hershme iliro-romake. Aq te afert ne zakone e tradita ishin shqiptaret me vllehet sa jo rralle ngaterroheshin midis tyre. Nje deshmi e vitit 1166 vjen nga Rabiu Benjamin de Tuleda i cili pasivizitoi Valakine diku ne Greqine e sotme shkruante se banoret atje nuk kane besim te percaktuar fetar se kurrkush nuk guxon te hape lufte me ta dhe asnje mbret nuk i ka nenshtruar.
E shperndare kryesisht ne rrethet jugore dhe qendrore te vendit popullsia vllahe eshtesot element dinamik dhe vital i shoqerise shqiptare.Rilindesi Sami Frasheri i konsideronte vllehet si komb mik qe ne perpjekje per ruajtjen e identitetit te vet kulturor smund te kene tjater ndihme e mik te vendit pervec shqiptareve.
Vllehet e Shqiperisekane luajtur rol thelbesor - madje kane derdhur gjak - per themelimin dhe forcimin e shtetit shqiptar si dhe te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prifti i shquar vllah Foti Ballamaci u zgjodh anetar i Pleqesise ne Kongresin historik te Triestes te marsit 1913. Ai deklaroi atje sevellezerit e tij te nje gjakut e nje fejet done me jetue ne mbrojtjen e flamurit shqypetar pse vec nen shqypetaret - popull bujaar e fisnik - ato kane per te qene te lire.
Nje vit me vone me25 mars 1914 dy pjesetare te tjere te kesaj familjeje martire Papa Lambro Ballamaci dhe Sotir Ballamaci u vrane mizorisht nga andartet greke ne Shendelli te Korces.
AliPashe Tepelena per nje kohe bashkepunoi ngushte me vllehet e Shqiperise se Poshtme. Kater krere te rendesishem vllehe si Paleopullo Kanavo Bukevali dhe prifti Bllakava ishin nder ndihmesit kryesore administrative principaux lieutenants te Pashait te famshem. Ai u njohu vlleheve autonomi thuajse te plote. Vllehetlejonin vizita ne visete Pindit vetem nga te derguarit e tij.Mirepo nje nder aresyet e rrezimit te Aliut ishte edhe mosbesimi dhe konflikti qe ai shkaktoi ne fund me vllehet dhe shqiptaret e Sulit.
Ne pergjithesi ne kthesat e forta historike vllehet ishin kurdohere prane shqiptareve. Kur keta ne verii kunderviheshin shkeputjes se Pllaves dhe Gucise vllehet ne juge kundershtonin kalimin e viseve te tyretek Greqia. Permendet historikisht per shembull protesta e 6 prillit 1881 evlleheve te Thesalise para Ambasadorit te Frances ne Stamboll. Delegacioni i tyre perbehej prejgjashteanetaresh nje nga cdo rreth dhe kryesohejnga Maxhari qe ishte nder udheheqesite shquar vllehe.
Pas Luftes se Pare Boterore perfaqesuesit e vlleheve e Pindit te mbledhur ne Kuvendin eKabashit ne Kolonje me 2 mars 1919 i dergonin leter qeverise amerikane ku i kerkonin autonomine e tyre ne Pind dhe bashkimin politik me Shqiperine.Popullsia vllahe - vazhdonte letra - ka vuajtur shume me teper gjate ketyre pese vjeteve te dominimit grek se sa gjate pese shekujve nen Turqine.
Prandaj duken absurde thirrjet nacionaliste te ish-Konsullit grek ne Korce. Ne kete zhvillim te pakendshem e te perkoheshem ne marredheniet miqesore midis te tri popujve te vjeter shqiptareve vlleheve dhe grekeve nuk mund te mos verejme Deklaraten historike te 9 marsit 2011 te Keshillit Bashkiak te Korces ku theksohet se popullsia autoktone e Korces por edhe ajo pjese qe perbehet nga pakicat etnike vllahe rome maqedonase nuk kane lejuar asnjehere dhe nuk lejojne qe qarqet shoviniste greke ti tjetersojne dhe neperkembin dinjitetin kombetar.
Imuniteti diplomatik nuk do te thote mosdenim
Natyrisht qe nje diplomat i vetem nuk mund te perfaqesoje ndjenjat e verteta miqesore te qeverise dhe popullit grek. Ka shenja se qeveria greke e ka neutralizuar trysnine nacionaliste te partise ekstremiste LAOS por edhe te disa rrymave brenda vete PASOK-ut dhe Nea Demokracia-s. Mirepo nga pikepamja juridike deklarata e z. Ikonomu mund te cenoje edhe ligjet e vendit prites me konkretisht Nenet 265 dhe 266 te Kodit Penal prishja e paqes publike dhe nxitja e grindjeve nacionale. Natyrisht ne rastin konkret do te vepronte Neni 9 i Kodit Penal qe percakton se pergjegjesia penale e shtetasve te huaj qe gezojne imunitet ne baze te se drejtes nderkombetare zgjidhet me rruge diplomatike. Sikurse verente me te drejte Faik Konica ne nje nga shkrimet e tij te pabotuara imuniteti diplomatik nuk do te thote impunitet mosdenim. Nje shembull i ngjashem ndodhi ne 1997 ne SH.B.A. kur nje diplomat gjeorgjian shkaktoi aksident te rende automobilistik ne Uashington. Ne ate rast veprimet hetimore amerikane u pezulluan pasi diplomat gezonte imunitet. Rruget ishin dy ose shteti dergues ta terhiqte diplomatin dhe ta gjykonte vete per vepren e kryer ne territorin amerikan ose ta xhvishte ate nga imuniteti. Ndodhi pikerisht e dyta diplomati u la pa imunitet dhe u procedua penalisht sipas ligjeve amerikane.
Sigurisht qe ne rastin konkret kurrkush nuk ka oreksin per tu marre me shume me ish-Konsullin e diskredituar pervec qarqeve te skajshme nacionaliste neGreqi qe mund ta konsiderojne ate si hero.
Mirepodalin ne pah edhe dy probleme se pari ben pershtypje personeli tejet i fryre i Konsullatave greke ne Korce e Gjirokaster. Secila ka nga tete punonjes konsullore pervec Konsullit tePergjithshem. Lind pyetja perse nevojitet personel kaq i zgjeruar kur Greqia ndodhet ne kete krize buxhetore dhe nderkohe shtetasit shqiptare levizin pa viza ne zonen Shengen
Se dyti BE-ja Keshilli i Evropes dhe OSBE-ja kane bere shume per minoritetet etnike ne pergjithesi dhe per ate rom ne vecanti. Megjithate e drejta nderkombetare nuk i dallon pakicat ne ca te nenes dhe ca te njerkes. Prandaj edhe keto organizma te respektuara nderkombetare duhet ti kushtojne me shume vemendje minoriteteve etnike ne Greqi dhe sidomos atij vllah arberor dhe cam.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›