Doci Parate e pista pastrohen jashte

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pas dërgimit për hetime 8 zyrtarë gjatë vitit 2011, duket se situata është më e komplikuar se kaq, pasi këto vlera monetare tejkalojnë kufijtë shqiptarë. Sipas kreut të zyrës së parandalimit të pastrimit të parave, në më të shumtën e rasteve këto produkte të krimit, investohen në pasuri të paluajtshme, por tashmë ka filluar dhe pastrimi i tyre jashtë vendit.
“Në fushën e ndërtimit, po nuk mungojnë dhe rastet e ngritjes së shoqërive fantazëm, në blektori, në fabrika, kazino, pasuri të paluajtshme, por kanë filluar të përhapen jashtë kufijve”-thotë Arben Doçi.
Sipas Doçit numri i çështjeve referuar në organin e prokurorise dhe atë të policisë është rritur, por shqetësues mbetet fakti se kohët e fundit dënimet e këtyre rasteve kanë filluar të numërohen me gishtat e dorës.
“Në vitin 2003-’04, gjykata ka dhënë vendime, por këto vitet e fundit është vënë re një stopim i tyre”-thekson ai.
Zyra që monitoron këtë lloj krimi funksionon prej 10 vitesh, ndërsa ajo është e lidhur me të gjitha organet e zbatimit të ligjit. Sakaq, ajo shërben dhe si parandalues për rastet e dyshimta kur nëpërmjet lidhjes me bankat e nivelit të dytë, mund të bëhet dhe ngrirja e llogarive bankare të çdo shtetasi.
Jul Kasapi