Kukes vihet ne zbatim marreveshja Shqiperi-Kosove

Vihet në zbatim marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, për kontrollin e njëkahshëm në kufirin mes dy shteteve. Në pike-kalimin kufitar të Morinit në Kukës si dhe dy pikë kalimet e tjera të Qafë-Prushit, në Has dhe Qafë Morinës, në Tropojë, policia jonë kufitare kontrollon vetëm shtetasit që hyjnë, ndërsa ajo e Kosovës vetëm ata që i drejtohen territorin të këtij vendi. Kjo marrëveshje e cila shkurton procedurat është bërë për të krijuar lehtësira të hyrje-daljeve në kohë fluksi.
"Nuk kemi asnjë problem. Mundet të jetë edhe më mirë, por vetëm 15 minuta jemi vonuar"-thotë një udhëtar.
"Çdo gjë po ecën mirë. Nuk ka pasur asnjë problem"-thotë një tjetër.
Në të gjitha pikë kalimet kufitare të Qarkut të Kukësit është trefishuar numri i personave që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, duke e krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, vetëm për muajin Qershor kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 90 mijë persona me rreth 40 mijë automjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria rreth 40 mijë shtetas me 20 mijë automjete.
Flutura Tota