E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infeksionet e plazhit rritet numri i te semureve ne ORL

Të prekurit nga infeksionet e apartit të dëgjimit si pasojë e ujit të ndotur të plazheve dhe pishinave, kanë nisur të frenkuentojnë dendur shërbimin e Otorinolaringologjisë, në QSUT. Mjeku Bledi Nini, për “AS”, thekson se pranë këtij pavioni janë shtuar e pacientë me dhembje fyti dhe me temperaturë të lartë, si pasoje e qarkullimit të tyre nga temperaturat përvëluese në ato të ftohta.

“Infeksionet e veshit të jashtëm që kanë të bëjnë direkt me ujin e detit dhe të pishinave. Në klinikën tonë kemi një fluks të shtuar të këtyre pacientëve, i cili sa vjen e rritet. Janë infeksione të cilat shoqërohen me dhimbje të forta të veshit, temperaturë të lartë dhe kanë nevojë për një terapi disa ditore dhe një mjekim lokal. Vitet e fundit është vënë re që pacientët janë ata persona që kanë kontakte të vazhdueshme me ajrin e kondicionuar, rrjedhimisht ulet qëndrueshmëria e trupit dhe pacientët preken nga infeksionet e grykëve të cilat në periudhën e verës janë dhe më të ashpra”-thotë Nini.

Mjekët sugjerojnë, që pushuesit të përdoren taponë për veshët gjatë zytjeve në ujë dhe të kurohen në kohë, pasi ata mund të kthehen në të prekur kronikë.

“Këta persona para se t’u drejtohen plazheve dhe pishinave të vizitohen te mjeku i veshëve për të parë gjendjen e veshit. Ata që kanë këto probleme duhet t’i ruajnë veshët nga uji dhe kjo realizohet nëpërmjet disa tapave që gjenden në farmaci”-thekson ai.

Edhe pse nuk njihen shkaqet, të rriturit janë target grupi më i ndjeshëm kundrejt infeksioneve të veshit. Megjithatë mjekët i kërkojnë kujdes dhe prindërve, pasi dhe të vegjlit mund të preken.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›