Doda: Gati projekti për transmetimet numerike
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përfundoi draftin e parë të strategjisë së kalimit të transmetimeve analoge në dixhitale dhe së shpejti, do t’ia prezantojë atë institucioneve më të larta të vendit dhe të huaja. Këtë fakt e bëri të ditur dje kryetarja e KKRT-së, znj. Mesila Doda, në një konferencë për shtyp, ku u fol edhe për pjesën e KKRT-së në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. “Komunikimi ynë i sotëm është i lidhur me dy momente të rëndësishme të KKRT-së. I pari, lidhur me raportin vjetor të Komisionit Evropian. Kemi bërë një studim të hollësishëm dhe një analizë të komenteve, vlerësimeve dhe vërejtjeve të bëra në lidhje me fushën e politikave audiovizuale dhe konstatuam me kënaqësi se edhe raporti i sivjetshëm ka të njëjtën qasje vlerësuese për punën e bërë nga KKRT-ja, duke na ofruar një motiv dhe arsye me shumë për të vazhduar në rrugën e reformave të nisura”, - tha Doda, ndërsa theksoi se BE-ja kishte vlerësuar arritjet dhe progresin në politikat audiovizuale. Ndërkohë, ajo ka njoftuar se ishte gati një draft sa i përket strategjisë kombëtare për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike. “Në këtë mënyrë hapet edhe faza e dytë e përfundimit të strategjisë së kalimit të sistemit; pra, kemi një punë të kryer, kemi një draft të përfunduar tashmë nga KKRT-ja dhe në këtë mënyrë besoj se jemi në sikron me të gjitha vlerësimet e bëra nga Komisioni Evropian, si dhe me punën që na mbetet për të përfunduar brenda një afati minimal të mundshëm, edhe fazën përmbyllëse të kësaj strategjie”, - tha Doda.
Ndërkohë për sa i përket progres raportit, kryetarja e KKRT-së ka vlerësuar shqetësimin e ngritur për kapacitetin e monitorimit të KKRT-së, i cili sipas raportit, “është i limituar nga burimet e pamjaftueshme teknike...”. Për të përmirësuar këtë, KKRT sipas drejtues ka kërkuar herë pas herë ndihmë financiare në realizimin e një projekti që do të mundësonte përmirësimin e kushteve teknike të këtij institucioni. “Realizimi i një projekti do të mundësonte fuqizimin e kapaciteteve teknike në funksion të monitorimit të plotë të programeve televizive në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ne kemi kërkuar financimin e një projekti, që e kemi paraqitur në kuadrin e asistencës komunitare (Programi IPA)”, - tha Doda.