Inspektimi; Gjykata e Lezhës, në sitë gjykimet për ulje dënimi dhe lirim me kusht
Ministri i Drejtësisë, pasi u njoh me peticionin e të dënuarve, autorizoi përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një takim me ta. Të dënuarit pretendojnë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë është selektive dhe ndjek dy standarde në shqyrtimin e kërkesave, duke lënë vend për dyshime në drejtim të përfundimit të çështjes
Reagon Ministria e Drejtësisë pas grevës 6-ditore në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Ministri i Drejtësisë urdhëroi dje një inspektim të hollësishëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë me objekt gjykimet e kryera për çështjet me objekt lirimin para kohe me kusht dhe kërkesat për ulje dënimi. Nisma e Alibeajt ka ardhur pasi, prej 6 ditësh një grup të dënuarish në Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale, Shën-Koll, Lezhë kanë refuzuar marrjen e ushqimit. Shkak për këtë mënyrë protestimi janë bërë disa kërkesa dhe pretendime të tyre në lidhje me gjykimet e kryera nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për çështje me objekt lirimin para kohe me kusht në bazë të nenit 64 të Kodit Penal dhe kërkesat për ulje dënimi në bazë të nenit 63 të ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”. Ministri i Drejtësisë, pasi u njoh me peticionin e të dënuarve, dërguar për dijeni edhe Kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, ka autorizuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një takim me ta. Në deklarimet e tyre, të dënuarit pretendojnë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë është selektive dhe ndjek dy standarde në shqyrtimin e kërkesave, duke lënë vend për dyshime në drejtim të përfundimit të çështjes. Ata pretendojnë se urdhrat e ekzekutimit të vendimeve penale me burgim dërgohen me shumë vonesë nga ana e prokurorëve. Si rrjedhojë, ata vuajnë padrejtësisht një pjesë më të madhe të dënimit në regjimin e paraburgimit. Të dënuarit nuk kanë paraqitur asnjë pretendim për sjelljen apo veprimet e stafit drejtues të institucionit apo trupës policore, që shërben në këtë institucion. Ministri i Drejtësisë, duke vlerësuar me objektivitet gjendjen në këtë institucion, ka urdhëruar inspektimin e të gjitha çështjeve me objektet e mësipërme pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke kërkuar evidentimin në mënyrë objektive të zbatimit të dispozitave ligjore nga ana e gjyqtarëve të kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkesave të të dënuarve. Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të marrë të gjitha masat për sigurimin e zbatimit e kërkesave të ligjit nr. 8328, datë 16.4.1998, për “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” i ndryshuar, shtimin e lejeve shpërblyese, si dhe kryerjen e aktiviteteve të shumta sportive. Sipas burimeve zyrtare, konkluzionet e inspektimit do të bëhen të ditura menjëherë pas përfundimit. “Ministria e Drejtësisë i bën thirrje të dënuarve të mos vazhdojnë më me refuzimin për marrjen e ushqimit”, - përfundon deklarata për shtyp e institucionit të Drejtësisë.