Tiranë; Shkolla më e re pagëzohet me emrin “At Zef Pllumi”
Pagëzohet shkolla më e re në kryeqytet, me emrin e shkrimtarit dhe një prej figurave më të shquara të letrave shqip, At Zef Pllumi. Me një fond prej 1 milion euro, Bashkia e Tiranës bëri të mundur ndërtimin e kësaj shkolle krejtësisht të re, në zonën pranë Kopshtit Botanik, me qëllim krijimin e kushteve sa më optimale si dhe për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të kryeqytetit, por edhe rrethinave të tij në zhvillimin e procesit mësimor. Ndërtimi i saj u bë i mundur, falë një kredie të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB). Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, në ceremoninë e përurimit të kësaj shkolle, ka theksuar rëndësinë e kësaj figure të shquar, ndërkohë që studiuesi Ardian Klosi ka sqaruar nxënësit mbi vlerat e mëdha që mbart emri i At Zef Pllumit. Ndër të tjera, kryebashkiaku Rama është shprehur: “Jemi këtu për të inauguruar këtë shkollë të re, por më shumë akoma për t’i vënë emrin e një njeriu shumë të madh. Ta gëzoni këtë shkollë të re dhe bëni gjithçka që së bashku ta mirëmbani dhe të jetë një vend ku të mësohet dhe të jetohet si në Evropën ku ne të gjithë bashkë duam të arrijmë dhe ku jo shumë larg do të jemi qytetarë dhe qytetare të saj, me të drejta dhe liri të barabarta si të gjithë të tjerët”. Shkolla më e re, “At Zef Pllumi” shtrihet në krahun perëndimor të rrugës “Komuna e Parisit” dhe përfshihet në njësinë bashkiake nr. 5.
Kjo shkollë e ndërtuar plotësisht sipas parametrave bashkëkohore është një godinë 4-katëshe, në të cilën tashmë janë akomoduar rreth 650 nxënës (ndonëse kapaciteti i saj është për 900), të cilët do të zhvillojnë ciklin 9-vjeçar.
Shkolla është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një zhvillim normal të procesit mësimor. Numri i klasave është 26, ndërkohë që janë ndërtuar 11 laboratorë dhe kabinete, të cilët do të shfrytëzohen nga nxënësit e shkollës për të kultivuar dijet e tyre. Po ashtu, në shkollë gjendet edhe biblioteka (me sipërfaqe 192 m2), e cila do të shërbejë jo vetëm si një arkiv librash, por edhe si sallë leximi, me një literaturë të posaçme për sistemin 9-vjeçar.