Diabeti; Mirëqenia na ka sëmurë rëndë
Mund të kemi mirëqenien ekonomike, por jo atë shëndetësore. Me sa duket, këto të dyja do të jenë në një konflikt të përhershëm. Të paktën për mjekët endokrinologë, nëse një pjesë “e madhe” e popullsisë vendase ka arritur mirëqenien, duhet të bëjë patjetër analizat, pasi në këtë rast automatikisht dyshohen për prekjen nga sëmundja e diabetit.
Mjekët endokrinologë dje në Ditën Botërore të Diabetit kanë deklaruar këtë fakt surprizë për shumëkënd, duke dhënë alarmin se arsyeja kryesore e shfaqjes së sëmundjes është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ku njerëzit ushqehen më mirë, lëvizin më pak, por kanë dhe strese psiko-emocionale negative, të gjithë këta faktorë e nxisin diabetin. Më tej, mjekët kanë vijuar, duke raportuar të dhëna mbi numrin e të prekurve nga kjo sëmundje, ku rezulton se rreth katër për qind e popullsisë së përgjithshme në vend, të të gjitha grupmoshave, është e prekur nga sëmundja e diabetit
Të dhënat
Shifrat e raportuara nga Shërbimi i Endokrinologjisë në QSUT tregojnë për një pesëfishim të rasteve me diabet që nga viti 1985. "Nëse në vitin 1985 diabeti kapte 0.8 për qind të popullatës në përgjithësi për të gjitha grupmoshat, tashmë ka arritur pothuajse në 4 për qind, që është një rritje pothuajse e pesëfishuar", - tha shefi i këtij shërbimi, Feçorr Agaçi.
Një kategori të prekurish nga diabeti janë diabetikët "e fshehur", pra e kanë sëmundjen në fazat fillestare, ende të pashfaqur. Shqetësuese është rritja e shifrave të sëmundjes së diabetit tek fëmijët, e cila mendohet të jetë rreth 1 mijë.
Pasojat
Një person me diabet, sipas mjekëve, rrezikon shumë gjëra, pasi kjo sëmundje zë vendin e parë për verbimet, për azoteminë, për abotimet (prerjet e këmbëve), për infarkte miokardi, për dëmtime në tru etj.
"Diabeti godet kudo çdo organizëm, çdo organ, çdo sistem dhe çon në invalidizëm. Kjo do të thotë që njerëzit edhe vdesin para kohe, por më shumë invalidizohen", - nënvizojnë mjekët.
Sipas tyre, diabeti tip 2 është një sëmundje e fshehtë, që fillon në mënyrë të heshtur. "Diabeti tip 2 mjekohet me insulinë dhe kap moshat mbi 40 vjeç, ndërsa tipi 1 nuk është i fshehtë dhe fillon me shenjat klasike, pra personi urinon shumë, pi ujë shumë, bie në peshë dhe ka dobësi të madhe", - thonë mjekët, sipas të cilëve, grupmoshat që preken më shumë nga diabeti janë ato 40-65 vjeç për tipin 2 dhe grupmoshat 10-15 vjeç për tipin 1.
Diabeti i padiagnostikuar shkakton dëmtime të parikuperueshme të enëve të gjakut, sidomos të enëve të gjakut në sy, duke çuar deri në verbëri të personit të prekur. Të tjera pasoja lidhen me dëmtimet e enëve të gjakut në pjesët e këmbëve, duke shkaktuar gangrenë të gjymtyrëve, si dhe dëmtim të enëve të gjakut në zemër e deri në tru, që çojnë deri në infarktet e zemrës.
Mjekët këshillojnë që personat mbi moshën 40 vjeç, tek të cilët risku për të pasur diabet është më i lartë, të kryejnë një herë në tre vjet ose një herë në vit analizat e diabetit. Sipas tyre, diabeti, të paktën tek gjysma e të prekurve, mund të parandalohet, nëse kurohet që në fazat më të hershme të saj.
Obeziteti është një tjetër shkaktar kryesor i diabetit, duke bërë që personat mbipeshë të jenë më të rriskuar prej tij. Të rriskuar nga kjo sëmundje janë gjithashtu ata persona që e kanë të trashëguar diabetin, si dhe ata me hipertension, gratë që kanë lindur fëmijë me peshë mbi 4 kilogramë, personat me yndyra të larta në gjak dhe ata që bëjnë infeksione të shpeshta të lëkurës.
Sëmundja, në rritje tek fëmijët, konstatohen 1 mijë raste
Situata e diabetit në Shqipëri paraqitet alarmante nisur nga numri në rritje i pacientëve me këtë sëmundje dhe konstatohet në Ditën Botërore të Diabetit. Nëse në vitin 1985, diabeti kapte 0.8 për qind të popullatës në përgjithësi për të gjitha grupmoshat, tashmë ka arritur pothuajse në 4 për qind, një rritje thuajse e pesëfishuar.
Sëmundja e diabetit është në rritje dhe tek fëmijët në vendin tonë. "Janë rreth 1 mijë fëmijë me diabet në vend, ndërsa kanë qenë më pak në shekullin e kaluar", - saktësoi dr. Agaçi, sipas të cilit, "në rritjen e diabetit tek fëmijët ka ndikuar dhe obeziteti ose dhjamëzimi". Shqetësues, sipas tij, nga ana mjekësore është fenomeni i shfaqjes së diabetit tip 2 dhe tek fëmijët.
"Për këtë arsye, diabeti përbën një problem të shëndetit publik në shumë popullata, realitet nga i cili nuk bën përjashtim ajo shqiptare", - konsideron Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i Shëndetit Publik në MSH, Gazmend Bejtja, tha se "janë një sërë programesh të shëndetit publik, të cilat mendohen të adresohen në parandalimin e shfaqjes së diabetit dhe më tej në parandalimin e komplikacioneve të kësaj sëmundjeje".
Kjo, sipas tij, realizohet në sajë të një bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore shëndetësore, në të gjitha nivelet dhe organizmave të ndryshëm të punonjësve të shëndetësisë apo të pacientëve. Bejtja vuri në dukje rëndësinë që ka në këtë drejtim edukimi i të sëmurëve me diabet, veçanërisht në drejtim të stresit, sidomos të rinjve, që lidhet me stilin e jetesës dhe që çon dhe në shfaqjen e diabetit.
Sëmundja e diabetit
Diabeti është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Kjo sëmundje shkakton pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Në këtë rast insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës).
Për rrjedhojë, sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme, si etja, shtimi i oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme.
Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize në zemër apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.