E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda: PS-ja po ofron një model të dështuar

Partia Demokratike ka daklaruar sot PS-ja po i ofron vendit një model ekonomik që i kujton shqiptarëve vitet e mbrapshta.

Në një konferencë për shtyp deputetja e PD-së Mesila Doda theksoi se PS-ja po i ofron qytetarëve modelin ekonomik të ish-ministrit Angjeli që sipas saj ofron një model të dështuar ekonomik.

“Në krye të grupit për ekonominë u vendos Anastas Angjeli. Të rikthesh mamuthin e korrupsionit do të thotë tu ofrosh shqiptarëve një alternativë që e kanë vuajtur. Të rikthesh Angjelin dhe modelin e tij politik do të thotë të ofrosh dështimin. Shqiptarët e kanë patur mundësinë të shohin programin e Angjelit me monopole dhe varfëri ekstreme. Shqiptarët e kanë patur në kurriz pagën dhe pensionet minimale. Ky është modeli ekonomik që i ofrohet shqiptarëve nga grupi i punës së PS”, theksoi Doda.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›