Instituti Demokratik Amerikan: “Më 8 Maji, demokracia shqiptare kaloi me sukses një test të demokracisë”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon Ken Wallack, Presidentin e NDI-së
“Demokracia shqiptare e kaloi me sukses, ashtu sikurse SHBA pak vite më parë, një test të demokracisë. Zgjedhjet konkurruese dhe transparente të 8 Majit, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje dhe periudha e apelimeve, treguan në të njëjtën kohe së në Shqipëri, vota është e lirë dhe sistemi funksionon. Zgjedhjet e 8 Majit ishin zgjedhjet më të mira dhe më të drejta, që Shqipëria ka realizuar deri më sot”. Kështu u shpreh dje Presidenti i Institutit Demokratik Amerikan, Ken Wallack në një takim që zhvilloi me kryeparlamentaren Topalli në Vilnus të Lituanisë. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm kryeparlamentarja Topalli dhe Presidenti i Institutit Demokratik Amerikan, Wallack u ndalën në reformat e guximshme të Shqipërisë dhe folën për një Shqipëri të transformuar dhe për optimizmin, me të cilin Shqipëria po orientohet nga e ardhmja. “Instituti Demokratik Amerikan, tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka pasur një kontribut të veçantë gjate këtyre 20 viteve të demokracisë në Shqipëri dhe, unë ju jam mirënjohëse juve personalisht dhe Institutit tuaj për mbështetjen pa rezerva që i keni dhënë vendit tonë. Dy bashkëbiseduesit folën edhe për projekte të tjera të rëndësishme. Takimi ishte shume miqësor dhe i përzemërt. Zoti Ken Wallack është një ndër personalitetet më të rëndësishëm dhe të respektuar, jo vetëm të Institutit Demokratik amerikan.