Topalli – Dagutien: Lituania mbështet aspiratën integruese të Shqipërisë në BE
Lituania ofron mbështetjen e saj për Shqipërinë në aspiratën e saj drejt Bashkimit Europian. Këtë fakt e ka konfirmuar kryetarja e Parlamentit Lituanez Irena Dagutien, gjatë një takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Po ashtu, në mbështetje të këtij qëndrimi edhe nënkryetari i Parlamentit të Lituanisë është shprehur se vendi i tij mbështet aspiratën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian në të gjitha mënyrat e mundshme duke theksuar se për çfarë do të nevojitet Shqipëria do ketë mbështetjen e saj. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Topalli ka vlerësuar mbështetjen dhe avokatinë e çdo vendi mik, në përpjekjet e saj për integrim. Gjatë qëndrimit të saj në Vilnius, Kryetarja e Kuvendit Topalli zhvilloi një takim edhe me Presidenten e Parlamentit të Letonisë Solvita Albotina. Të dy kryeparlamentarët u ndalën në mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Zonja Albotina e priti me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryetarja Jozefina Topalli u takua dhe bisedoi edhe me shumë kolege të tjerë si, me kryeparlamnetaren Bullgare, Tsetska Tsacheva, kryetarin e Parlamentit të Indonezisë Marzuki Alie, me ministren e Sipërmarrjes dhe Energjetikës, Maud Olofsson, si dhe mjaft personalitete te politikës dhe shoqërisë civile.