E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda-Ramës: Presidenti nuk eshte prioritet i 13-të

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka deklaruar se nuk duhet te disinformohet opinioni publik, pasi kjo force politike ende nuk eshte zyrtarizuar, nuk eshte regjistruar ne gjykate. Deputetja Doda tha se, vete drejtuesit e ketij grupimi, kane deklaruar se ende nuk kane nje program, pasi do te pyesin elektoratin, apo ende nuk kane regjistruar partine ne gjykate, sepse nuk kane mbledhur firmat, pra kane vetem nje logo te pa zyrtarizuar. Ndersa ne lidhje me bashkimin e Topit kesaj force politike, Doda tha se ai ka kryer nje akt antikushtetues, pasi nuk mund te deklarohet pro nje partie, apo pjesetar i saj, sepse nuk ia lejon Kushtetuta. Duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit, Doda tha se, i takon mazhorances dhe kjo eshte e percaktuar mjaft qarte edhe ne Kushtetute ku thuhet se kreu i shtetit zgjidhet me nje shumice te thjeshte. Duke u ndalur tek emrat konkret dhe konkretisht tek Fatos Nano, i cili ka veteshpallur kandidaturen per president, deputetja Doda, shprehet se "Nano eshte nje figure e rendesishme e se majtes, eshte lideri historik i saj, ai ka qene i hapur ne ambicien e tij per president, por i takon te majtes te marre vendimin, nese do apo jo ta kete Nanon kandidat te saj". Deputetja Doda ka theksuar faktin se presidenti do te jete nga mazhoranca, pasi Presidenti ka nje rol shume te rendesishem ne Shqiperi, sepse ka te beje me sistemin e drejtesise, nje sistem, i cili nga shume sondazhe rezulton se ka probleme me korrupsionin ndaj ne krye te atij institucioni duhet nje njeri qe duhet te nise dhe te coje ne fund reformat ne kete sistem. "Per keto arsye, por dhe per faktin se e percakton qarte Kushtetuta, une mendoj se mazhoranca duhet ta marre persiper zgjedhjen e presidentit", - eshte shprehur Doda. Gjithashtu, ajo ka theksuar faktin se mazhoranca asnjehere nuk eshte shprehur kunder procesit te konsultimit, sepse ai eshte nje proces demokratik. Sipas Dodes, eshte i papranueshem fakti se aktualisht Rama ben thirrje per konsultime per procesin e presidentit duke lene te kuptoje se pastaj per emrin vendos ai vete, kjo tha deputetja e PD duhet te marre fund, pasi opozita nuk mund te vere kushte te tilla. Gjithashtu, deputetja Doda e cileson te papranueshme pretendim e Rames kur shprehet se zgjedhja e presidentit eshte proces kyc per integrimin. Sipas saj, BE i ka vendosur 12 kriteret per statusin dhe Rama nuk ka pse vendos prioritetin e 13, por te plotesoje ato qe BE ka vene dy vjet me pare.

Vizita e Fyle

Deputetja Doda e ka vleresuar si mjaft te rendesishme viziten e komisionarit Fyle ne Tirane duke u shprehur se Shqiperia po punon per te plotesuar 12 prioritet e vena nga BE. Sipas saj, megjithese jane humbur dy vjet per shkak te qendrimeve bllokuese te opozites, muajt e fundit fale bashkepunimit me opoziten po plotesohen te 12 kriteret e BE duke lehtesuar rrugen per marrjen e statusit. Doda ka deklaruar se tashme Shqiperia nuk ka pse humbet kohe per marrjen e statusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›