E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja ne Kamez policia arreston 15 persona

Si një autokolonë me gjashtë automjete luksoze të tipeve “Hummer”, “Benz ML”, “Benz Rexhina”, 15 persona të armatosur me armë zjarri, thika, shkopa bejsbolli dhe dërrasa terrorizonin shoferët e furgonëve të linjës Kamëz-Tiranë për të mos marrë pasagjerë, me qëllim që këta të udhëtonin me autobusët e të njëjtës linjës. 
Kalimtarët dhe pasagjerët e orëve të mëngjesit kanë parë dhe përjetuar një skenë të pazakontë, të cilën mund ta shihje vetëm në seritë e “Ezelit”, por që askush nuk mendonte se mund të kishte të tilla në të vërtetë.
Skuadra e Operacioneve Speciale e Policisë së Tiranës është ndier në disavantazh në automjete dhe në numër kundrejt personave që u janë sulur shoferëve të furgonëve. 
Të dyshuarit kanë qëlluar me armë nga brenda mjeteve, por falë veprimeve profesionale të skuadrës së operacioneve speciale, nuk pati asnjë të lënduar, por edhe asnjë të larguar nga vendi i ngjarjes. 
Me mbështetjen e forcave të tjera të komisariateve 3 dhe 5 të Policisë së Tiranës, janë shoqëruar 24 persona të dyshuar si pjesëtarë të bandës së armatosur, nga të cilët 15 janë arrestuar ndërsa të tjerët do të ndiqen në gjëndje të lirë.
Për shkak të numrit të madh të shoqëruarit dhe arrestuarit janë shpërndarë thuajse në të gjithë komisariatetet e Tiranës ku janë marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për kryerjen e një sërë ngjarjesh të tjera të dhunshme dhe të përgjakshme në Kamëz dhe në Tiranë. 
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizën balistike në laboratorin e kriminalistikës për të zbuluar ngjarjet e tjera ku mund të jenë përdorur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›