Interneti, Berisha: Do ta ofrojme me cmim te lire Eva Gjura
Qeveria do te nderhyje per te mundesuar ofrimin e internetit me cmim te lire per cdo qytetar shqiptar. Kjo deklarate ka ardhur dje nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Gjate fjales se tij, kryeministri theksoi se ne politiken e tregut te lire, nje nga qellimet me madhore eshte nxitja e konkurrences se ndershme, e cila eshte jo vetem interesi me madhor dhe me thelbesor i biznesit, por, mbi te gjitha, eshte interesi i qytetarit. Ne fjalen e tij, kryeministri ka sjelle ne vemendjen e publikut te dhenat mbi perdorimin dhe cmimet e telefonise mobile ne Shqiperi, krahasuar me vitin 2005, te cilat deshmojne, rritjen 180 per qind te perdorimit te celulareve dhe uljen me 2 deri ne 4 here te cmimeve te telefonise mobile. "Nje nga fushat me sensitive te shpenzimeve ka nje ulje nder me spektakolaret, nje lehtesim per cdo qytetar shqiptar. Shqiperia ishte vend me cmime te papranueshme, por tani qytetaret shqiptare e marrin kete sherbim me cmime 2-4 here me te lire", - tha Berisha. Kreu i qeverise shtoi me tej se cmimi, me te cilin u ofrohet interneti qytetareve shqiptare eshte problemi i radhes qe pret te zgjidhet dhe per realizimin e ketij synimi, kryeministri beri te ditur se Posta Shqiptare do te importoje fluksin e internetit ne sasite me te medha te nevojshme dhe do te furnizoje me nje cmim shume here me te ulet, sesa cmimi i sotem, per operatoret private. Berisha tha se "Posta Shqiptare eshte e autorizuar dhe po ngre me shpejtesi te gjithe infrastrukturen. Ajo do te importoje fluksin ne sasite me te medha te nevojshme dhe do te furnizoje me nje cmim, shume here me te ulet, sesa cmimi i sotem, per operatoret private, pasi nuk kemi nder mend te monopolizojme tregun. Sikunder ne 1710 pikat, 510 zyrat e Postes dhe 1200 pikat e tjera qe Posta Shqiptare do t'i hape me qeverite vendore ne mbare vendin, qytetaret do te mund te marrin internet falas". Berisha deklaroi se interneti nuk duhet te jete molle e ndaluar per asnje. "Nuk kemi bere ndonjehere perpjekje qe nepermjet importit te nje apo tjeter artikulli te dominojme tregun, por per internetin do t'ia lejojme vetes kete, sepse duam te krijojme shanse per te gjithe. Interneti nuk duhet te jete molle e ndaluar per asnje femije, te ri apo qytetar shqiptar, pavaresisht nga gjendja e tyre ekonomike", - tha kryeministri. Duke e vene si prioritet te qeverise dixhitalizimin, Berisha u shpreh se "ne shenojme nje hap perfundimtar drejt Shqiperise dixhitale. Nje, jane autostradat reale, ku udhetojne qytetaret, dy, jane autostradat virtuale, ne te cilat lundrojne me imagjinaten e tyre te rinjte dhe ne teresi qytetaret shqiptare".
Cmimet e telefonise mobile, programi me parapagese:
-Per thirrjet brenda rrjetit, ne vitin 2005, cmimi ka qene 42 leke dhe ka zbritur ne 11.3 leke, duke u ulur me 3.7 here;
-Per thirrjet nga telefonia mobile drejt rrjetit fiks ka qene 53 leke, sot eshte 11.1 leke, duke u ulur me 4.8 here;
-Per thirrjet drejt rrjeteve te tjera celulare ka qene 58 leke, sot eshte 13 leke, duke u ulur me 4.4 here;
-Per thirrjet nderkombetare ka qene 141 leke, sot jane 63 leke, duke u ulur me 2.2 here.
Cmimet e telefonise mobile, programi me parapagese:
-Per thirrjet brenda rrjetit, ne vitin 2005, cmimi ka qene 42 leke dhe ka zbritur ne 11.3 leke, duke u ulur me 3.7 here;
-Per thirrjet nga telefonia mobile drejt rrjetit fiks ka qene 53 leke, sot eshte 11.1 leke, duke u ulur me 4.8 here;
-Per thirrjet drejt rrjeteve te tjera celulare ka qene 58 leke, sot eshte 13 leke, duke u ulur me 4.4 here;
-Per thirrjet nderkombetare ka qene 141 leke, sot jane 63 leke, duke u ulur me 2.2 here.