Basha: Harrojeni se do te kete rritje taksash Luljeta Ndoka
"Do te kundershtojme me force cdo rritje taksash te propozuar nga cilido ne kete salle te Keshillit". Keshtu eshte shprehur mbreme kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i thirrur per interpelance nga kreu i grupit te socialisteve ne Keshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi. Sipas tij, ne Keshill eshte votuar per uljen e taksave dhe tarifave ne qytetin tone, dhe kjo tendence do jete. "Si rezultat i ketyre politikave fiskale te konsidereuara nga dikush si agresive apo si te guximshme, por sot te ndjekura nga bashki me shume te medha, sot Tirana eshte me konkurrente persa i perket frymes se biznesit", tha Basha gjate fjales se tij. Duke iu referuar deklaratave te socialisteve, Basha ka deklaruar se eshte e paarsyeshme te thuash se qyteti i Tiranes duke vene nje takse 6 here me te ulet se nje qytet tjeter ketu ne Shqiperi, qenka e paarsyeshme ne nivelin e taksave qe kerkon. "Edhe njehere: Nuk ka pasur asnje rritje taksash nen administraten qe drejtoj une. Ju nuk keni miratuar asnje te tille dhe une nuk ju kam propozuar asnje te tille dhe do te kundershtoj cdo rritje te taksave ne qytetin e Tiranes", tha Basha. Por, ai vijoi se pretendohet se xhiro e perllogaritur per nje numer subjektesh eshte me e larte dhe per kete shkak, Basha tha se ka urdheruar nje komision te posacem per te shikuar rastet nje per nje. "Pretenduat se ka pasur abuzivitet nga administrata bashkiake e taksave persa i perket nivelit te xhiros. Natyrisht kam nje pergjigje per kete dhe gjithcka eshte bazuar ne ligj dhe ne vendimet e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Konkretisht ne baze te ligjit 9920 per procedurave tatimore ne republiken e Shqiperise dhe udhezimit 625 , pra te legjislacionit ne fuqi, dhe sic e dini te gjithe ne momentin kur vetedeklarimi nuk kryhet administrata tatimore ka te drejten ne menyre krahasimore te beje vleresimin e xhiros", tha Basha. Ai u shpreh se vetem 9800 subjekte bene deklarimet parashikuese te deklarimit vjetor per periudhen fiskale ne fjale. "Organi tatimor, beri percaktimin e detyrimit per subjektet qe nuk kane bere vetedeklarimin. Kjo eshte bere ne baze te xhirove te deklaruara nga te njejtat subjekte per vitin 2009, 2010 dhe nje pjese te vitit 2011", argumentoi Basha. Ai ka sqaruar se te gjitha subjekteve iu dha e drejta e ankimimit efektiv, jo formal. "Ne Bashkine e Tiranes, 1096 subjekte sollen ankimet e tyre persa i perket nivelit te xhiros. Keto ankimime u trajtuan sipas ligjit ne fuqi dhe rezultoi se 745 ose 68 per qind e kerkesa te shqyrtuara rane dakord me vleresimin fillestar. Sipas Bashkise se Tiranes, nga menyra e re e mbledhjes se tarifes se pastrimit nga familjaret, te ardhurat e arketuara per tremujorin e pare te vitit 2012 arrijne shumen prej 101.000.000 leke ose 204 per qind i arketimeve te vitit 2011. Ne kete menyre mbyllet vakuumi i krijuar midis kostos vjetore te pastrimit ( afro 10.000.000 USD), me mbledhjen e tarifes se pastrimit. Sektori i Verifikimit ne Terren dhe Sektori i Kontrollit Tatimor dhe Analizes se Riskut, pas perfundimit te afatit ligjor per dorezimin e deklarates parashikuese, bene investigimet perkatese per subjektet Biznes i vogel. Nga kjo analize, u vu re se nga 23,000 subjekte biznes i vogel, vetem 9800 kishin bere deklarimet parashikuese te qarkullimit vjetor per vitin fiskal 2012.
Vendimet qe u miratuan gjate mbledhjes se djeshme
Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak u miratua Rregullorja per organizimin, funksionimin, detyrat e pergjegjesite e administrates, aparatit te Bashkise se Tiranes, i cili vjen pas ristrukturimeve qe Bashkia ka pesuar. Ne kete rregullore percaktohet edhe kodi i veshjes, duke u vene kufizime ne te veshur punonjesve te Bashkise, me qellim per te respektuar institucionin. Per punonjesit meshkujt ndalohet mbajtja e flokeve nen gjatesine e percaktuar, ndersa per punonjeset ndalohen nuancat e forta dhe modelet ekstravagante. Gjithashtu, u miratua edhe nje cmim prej 2 milione lekesh te reja per sportisten Romela Begaj. Gjate mbledhjes se djeshme u miratua edhe dhenia e titullit "Qytetar Nderi per z.Franko Frattini, ish-minister i jashtem i Republikes Italiane, ish-zv/President i KE, iniciator i procesit te heqjes se vizave me Ballkanin Perendimor, mbeshtetes i fuqishem i ketij procesi per Shqiperine, mbeshtetes i hershem dhe i vazhdueshem i aspiratave te Shqiperise per integrim euro-atlantik.