Akuzat per korrupsion Berisha Prokuroria dhe ILDKP te nisin hetimet

TIRAN- Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot per shkembimet e akuzave per korrupsion mes paleve duke i kerkuar organeve kompetente te nisin hetimet.
Deklarata e kreut te qeverise eshte bere sot gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se gjate te ciles Berisha i beri thirrje Prokurorise se Pergjithshme dhe ILDKP-se qe te nisin hetimet ne lidhje me akuzat e bera.
Prokuroria duhet te hetoje ne menyre te paanshme per te dyja palet. Besoj se cdo institucion do te permbushe detyrimet e tij ligjore dhe do ti deshmoje shqiptareve se Shqiperia eshte nje vend serioz dhe qe gjithcka analizohet ne perputhje me ligjet dhe kushtetuten e ketij vendi. Ne si mazhorance qendrojne teresisht te hapur dhe mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerre te verteten ashtu sic eshte duke zbatuar ligjet e vendit- tha Berisha duke iu referuar akuzave te shumta per mosdeklarimin e pasurise te disa perfaqesuesve te mazhorances dhe opozites.
Kohet e fundit mes paleve jane shkembyre nje varg akuzash per korrupsion. PS ka renditur me fakte e dokumente ate qe ajo e ka quajtur skandalin e korrupsionit me koncensionet privatizimet dhe mosdeklarimin e pasurise duke vene ne qender te akuzave nder te tjere edhe ministren e Integrimit Majlinda Bregu.
Partia Socialiste para pak kohesh ka kerkuar doreheqjen e ministres se Integrimit Majlinda Bregu pasi sipas saj ajo ka genjyer publikisht duke mbuluar korrupsionin.
Gjate nje komunikimi me mediat deputetja socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar se Bregu ka thene minimalisht 5 genjeshtra duke nxjerre edhe dokumentet qe vertetojne genjshtrat.
Majlinda Bregu genjeu per deklaraten e saj te pasurise duke pretenduar se bashkeshorti i saj ishte dorehequr qe ne 2009 nga kompania MIA International e madje shkeli edhe ligjin duke urdheruar manipulimin e dokumenteve ne QKR. Kurse tani qe keto genjeshtra e manipulime jane bere publike fale nje letre te vete bashkeshortit Namik Ajazi qe provon se kompania ne fjale mbetej aktive dhe bashkeshorti i Bregut mbetej ortak dhe administrator zonja Bregu hesht- tha Felaj.
ILDKP heton pasurine e Majlinda Bregut
TIRAN - Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka filluar prej dy javesh hetimin e pasurise se ministres se Integrimit Majlinda Bregu si dhe konfliktin e mundshem te interesit. Lajmi behet i ditur nga burime te ILDKP-se te cilet sqarojne se hetimi mbi pasurine e ministres se kabinetit qeveritar ka nisur perpara denoncimeve publike te bere nga Partia Socialiste. Te njejtat burime saktesojne se ka qene nje telefonate e ardhur nga nje qytetar qe ka sjelle dhe nismen e hetimeve nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Dy jave me pare mesohet se nje qytetar ka telefonuar ne numrin e vene ne dispozicion nga ILDKP per denoncimin e rasteve te ndryshme mbi abuzimet me pasurine ku jane dhene detaje mbi ministren Bregu qe e akuzojne ate per perfitime permes perdorimit te funksionit te saj. Pasi eshte marre telefonata e cila ka qene teper bindese ne denoncimin e saj ku ka ofruar edhe te dhena mbi abuzimet e bera nga ministrja e Integrimit eshte vene ne levizje Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive. Pas analizes se te dhenave te ardhura te cilat nga hetimet e para nuk kane rezultuar korrekte mesohet se ILDKP ka nen hetim nje ceshtje e cila nuk eshte e lidhur kurrsesi me akuzat e bera deri me tani nga socialistet.