Golem riaktivizohen tubacionet ndotese

Fundi i sezonit turistik i ka dhene fund edhe frikes se subjekteve nje pjese e te cilave e ndeshkuar me gjoba te majme per ndotjen detare.
Tubacionet e derdhjes se ujerave te zeza ne det jane riaktivizuar pothuajse per gjate te gjithe vijes bregdetare nga sektori i Plepave ne plazhin e Durresit e deri ne Golem. Pas aksioneve te ndermarra nga Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me komunat gjate muajit gusht ne kulmin e sezonit turistik gjithcka i eshte rikthyer situates se meparshme.
Tubacionet jane lehtesisht te dukshme dhe pse nje pjese e tyre jane te maskuara. Mungesa e rrjetit te kanalizimeve dhe kosto e larte e terheqjes se ujerave te zeza nga gropat septike me autobote ka bere qe serish shumica e subjekteve qe operojne ne keto zona bregdetare por edhe e familjareve te shfrytezojne Adriatikun si nje vend-depozitimi pa shpenzime per to.