E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Do ti shkojme deri ne fund transparences se zgjedhjeve



Eneida Jacaj

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate turit te tij te takimeve ne Shkoder dhe Lezhe ka theksuar se opozita do ti shkoje deri ne fund betejes per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Rama ne retoriken e tij ka perfshire edhe situaten e veshtire qe po kalon vendi si ne aspektin ekonomik ashtu dhe ne ate social. Per kete lideri i opozites e akuzoi qeverine e cila sipas tij nuk shqetesohet per hallet e popullit sepse e ka vjedhur pushtetin per tu pasuruar ne kurriz te popullit. Kryesocialisti eshte ndalur edhe te ceshtja e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Sipas tij Beqja nuk duhet ta lere mandatin sepse ka marre pjese ne nje gare me kompanine e tij vitin e shkuar pasi ai nuk gezonte statusin e deputetit.
Deklarata
Ne qofte se qeveria ta merr voten edhe kur nuk ia jep atehere nuk ka pse te shqetesohet se cfare halli ke se cfare shqetesimi ke e jo me pastaj se cfare deshirash dhe cfare shpresash te ushqejne. Perkundrazi behet sic po ndodh ne cdo hap e me arrogante me abuzive me e korruptuar me e babezitur pa dashur tia dije fare se ku jeton e si jeton nje popull i tere. Kjo eshte arsyeja ku ndahen qysh ne themelin e tyre qeverite demokratike nga qeverite despotike - u shpreh Rama perballe simpatizanteve te PS-se ne Shkoder. Duke u ndalur te transparenca e zgjedhjeve Rama ne Lezhe u shpreh se opozita do ti shkoje deri ne fund. Ne do ta bejme transparencen deri ne fund. Ne do tu tregojme shqiptareve deri ne fund se kush i sundon me vota te vjedhura. Ne do ti shkojme deri ne fund ketij procesi dhe do te bejme gjithcka mundemi jo vetem per te nxjerre lepurin nga strofka por edhe cakejte hienat urithet madje edhe arushen e madhe nga pylli i korrupsionit - theksoi Rama.
Mandati i Beqjes
Lideri i opozites ka argumentuar se ne kohen kur deputeti Beqja eshte perfshire ne gare me kompanine e tij nuk ka qene deputet i Parlamentit ndersa ne kohen kur mori mandatin e deputetit Beqja nuk ka marre pjese ne fazen e trete te projektit.
Ilir Beqja duhet te lere mandatin sepse paska marre pjese ne nje gare me kompanine e tij dimrin e vitit te shkuar. Po pse Ilir Beqja ne dimrin e vitit te shkuar nuk paguhej si deputet i Republikes se Shqiperise bashke me gjithe te tjeret Sepse e dashtuna zonja Jozefine thoshte se nuk kane mandat se skane ba betimin. Ky eshte nje rast qe tregon se si ndryshojme dhe ku ndryshojme ne me ta sepse ne momentin kur deputeti yne eshte betuar dhe e ka marre mandatin eshte terhequr dhe nuk ka marre pjese ne fazen e trete te projektit duke ndalur funksionimin e kompanise per cdo gare ku perfshihen te ardhurat nga buxheti. Ky eshte ndryshimi i madh midis nesh dhe atyre - deklaroi Rama.

Reagim

Doda Kompania e Beqjes ka perfituar 240 milione leke nga taksat e shqiptareve

Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda ka deklaruar dje me fakte se kompania e deputetit socialist Ilir Beqja ka perfituar 240 milione leke nga taksapaguesit shqiptare. Doda ka hedhur poshte deklaraten e Beqjes se eshte pronar i nje sipermarrjeje duke e cilesuar nje genjeshter. Ky fond i konsiderueshem me siguri qe ia ka bere me te shijshme greven e urise dhe akoma me te zjarrte avokatine per 20 perqindeshin e shefit te vet. E ftoj Ilir Beqjen qe nese deshiron mund tia veme ne dispozicion kopjet e faturave te cilat ai sigurisht qe i disponon edhe vete. Pas kesaj presim pa shume shprese qe ai te kete kurajen dhe te kerkoje ndjese publike per mashtrimin e djeshem. Pas mega-aferes 100 milione euro te Edi Rames ky eshte skandali i radhes ku me dokumente te qarta provohet katerciperisht dimensioni i frikshem i babezise qe kane si filozofi bllokmenet e rinj dhe kryetari i tyre. Korrupsion vjedhje dhunim te Kushtetutes dhe ligjeve ne kembim te miliardave te pista qe futen ne xhepat e atyre te cilet permes avokatise se flakte te mister 20 mbrojne dhe veten e tyre - u shpreh Doda.

4 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›