E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tutori qe prostituoi nipin e tij 9-vjecar per para

Përfundon në pranga nga policia e Korçës tutori i një fëmije 9-vjeçar i cili është dërguar nga Korça në Tiranë ku është shfrytëzuar seksualisht dhe për të lypur në mënyrë kriminale.

Nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Arben Hajdinllari 45 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës.

Hajdinllari ka çuar në qytetin e Tiranës nipin e tij me iniciale K.M. i moshës 9 vjeç, dhe e ka shfrytëzuar seksualisht, kundrejt shumës prej 4000 lekësh (të reja).

Pas arrestimit të të dyshuarit, materialet e përpiluara për këtë rast i kaluan Prokurorisë Korçë për hetime të mëtejshme.

Sipas policisë, ky shtetas, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese” dhe “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 114 dhe 124 të Kodit Penal.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›