Dodani: Zoi Themeli dhe Bardhok Biba futën njerëzit e Sigurimit në radhët e bandave
Vazhdon botimi i ciklit me rrëfime të njërit prej njerëzve tepër të dëgjuar në historinë e Sigurimit të Shtetit komunist, Mark Dodanit. Ai sot, megjithëse është në një moshë të thyer, 86-vjeçare, pranon t'i kushtojë vëmendje jo të pakët për të dhënë shpjegim për njërën nga historitë më të dëgjuara dhe më enigmatike të shtetit të kaluar, që ka të bëjë me atë të ndeshjes së Sigurimit me bandat e armatosura, të cilat kërkonin rrëzimin e pushtetit komunist. Ngjarje të tilla, që kanë shënuar dhjetëra e dhjetëra të vrarë dhe lloj-lloj intrigash dhe kundërintrigash, të cilat lanë në memorien dhe historinë e Shqipërisë një material tepër enigmatik për vetë periudhën në të cilën bëhet fjalë, tashmë po zbardhen në një formë apo në tjetrën. Mark Dodani, një nga sigurimsat me më tepër eksperiencë, që e pësoi me humbjen e familjarëve të tij më të afërt nga kjo luftë dhe që nuk u tërhoq në asnjë moment, duke rrezikuar jo një, por dhjetëra herë nëpër detyrat tepër aventureske që kryente me urdhër të Sigurimit, në intervistën e numrit të kaluar tregoi: Si e pa veten për herë të parë në radhët e Sigurimit të Shtetit. Kërkesa e papritur e Nako Spirut që ai të ndërronte emrin në diskutimin e Kongresit të Dytë të Rinisë Komuniste, duke u paraqitur me një emër tjetër dhe si e njohu për herë të parë Kadri Hazbiun. Vrasja e papritur e babait dhe vëllait të tij nga banditët e "Komitetit të Maleve", në radhët e të cilit ishte dhe xhaxhai i tij, Gjon Dodani. Kërkesa e njeriut të dërguar nga xhaxhai për të marrë hakun e babait, duke treguar njëkohësisht se kush ishte vrasësi. Premtimi i njerëzve të Sigurimit për t'u hakmarrë për të. Ndërkohë, në intervistën e sotme të tij do të lexoni sesi Mark Dodani, i ndihmuar nga Sigurimi i Shtetit, ndërmori një operacion të gjerë për të vrarë njerëzit që i kishin vrarë babain, kolegët dhe shumë njerëz të tjerë të pafajshëm. Si u përdor dashnorja e banditëve për t'i përçarë ata dhe si u bë vrasja e tyre nëpërmjet saj. Detyra për të futur në radhët e bandave njerëz të Sigurimit, të cilët do të jepnin informacione dhe si bëhej maskimi i tyre. Si dhe shumë hollësi të tjera, të cilat lexuesi i gjerë i "Gazetës Shqiptare" do t'i mësojë pikërisht në intervistën e mëposhtme, të dhënë nga vetë zoti Dodani.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Dodani. E ndërpremë intervistën e numrit të kaluar, në situatën e krijuar në familjen tuaj kur u ekzekutua nga njerëzit e "Komitetit të Maleve" babai dhe vëllai juaj. Ç'bëtë pas vrasjes së babait tuaj?
Së pari, po jua përsëris në mënyrë të përmbledhur atë që ndodhi pas vrasjes së njerëzve të mi më të shtrenjtë të asaj kohe, me qëllim që të vijojmë me atë që ndodhi më poshtë. Gjon Dodani, xhaxhai im, që ta shpjegova më lart, ishte në "Komitetin e Maleve". Megjithëse heshti kur Komiteti mori vendimin të vriste babanë dhe vëllanë tim, e vuante vdekjen e tij. Ai nuk mundi të rrinte në qetësi, pasi, sido që të ishin bindjet politike, iu dhimbs vdekja e tim eti, se ishin rritur bashkë dhe kishin jetuar nën një çati. Kështu, në këtë situatë psikologjike ai dërgoi një person për të më treguar se kush ishte vrasësi i vërtetë i njerëzve të mi. Ky person që më dërgoi Gjoni, ishte një ish-toger i fashizmit gjatë kohës së luftës, dhe më pas, kur e morën pushtetin komunistët, kaloi në bandat e "Komitetit të Maleve", pikërisht në bandën e xhaxhait tim, pra Gjonit. Ai më njoftoi për të më treguar se kush ishte vrasësi, me qëllim që unë ta kisha të thjeshtë që ta merrja hakun që më takonte për babain. Këtu hynte dashamirësia dhe flitej për vëllazëri. Mbaj mend që "Kosia" më tha: "Ti je djalë i ri dhe ke nevojë të marrësh hak. A e di kush ta vrau babën?". "Po, - iu përgjigja, - ma vrau Preng Bardhoku". Ai ndërkohë m'u përgjigj se ishte e vërtetë dhe se Preng Bardhoku nuk kishte qenë vetëm. "Ai tani është arratisur dhe ka ardhur në mal te ne. Më ka thanë axha yt, që unë të të ndihmoj të të tregoj vrasësin. Unë jam mik dhe besnik i axhës tënd, se burrë më të lartë, besa e zotit, s'ke ku me e gjet. Kështu që unë jam gati të ta marr hakun e Llesh Dodanit, në qoftë se ti e merr në krrabë hakmarrjen. A je i gatshëm?". Unë menjëherë iu përgjigja, se jo vetëm që e marr përsipër, por i ngelem borxhli tërë jetën. Ku ta gjeja një njeri kaq të mirë që më përgjigjej me kaq dashamirësi? Dhe ç'është e vërteta, u bëmë miq e kaluar miqsh.
E mori hakun e babain tënd "Kosia"?
Këtu është një histori e tërë, ku ka hyrë Sigurimi në lojë. Vrasja e Preng Bardhokut, i cili ishte vrasësi i vëllait dhe babait tim, u bë më vonë me urdhër të Sigurimit të Shtetit, madje për këtë gjë u bë një operacion i studiuar, i cili drejtohej që nga Tirana dhe u realizua me sukses të madh.
Kishte të drejtë Sigurimi i Shtetit të hynte në këtë lojë hakmarrjeje?
Më lart të shpjegova se "Komiteti i Maleve" kishte një platformë të qartë dhe të plotë ku ngarkonte organet e shpagimit, të cilat bënin vrasjet e njerëzve që ishin përcaktuar në lista të posaçme të këtij Komiteti. Në këto lista, po ta përsëris prapë, ishin pothuajse të gjithë kuadrot e lartë të krahinës së veriut që mbështetnin pushtetin popullor apo dhe njerëzit e thjeshtë, të cilët kishin pranuar të bëheshin komunistë. Kjo listë varionte deri dhe te ata që kishin mbështetur luftën kundër pushtuesit. Mirëpo këtu kundërveproi dhe Sigurimi i Shtetit, i cili ngarkoi njerëzit e vet të ndërprisnin këtë terror që po merrte shumë jetë, ashtu siç mori dhe ato të njerëzve të mi. Për këtë ne kishim filluar të dërgonim në banda njerëz, gjoja si të arratisur, dhe po na sinjalizonin ne, ashtu siç kishin dhe ata të Komitetit te ne, njerëz të cilët i kishim dhe kuadro të lartë, por që bënin punën e tyre, si Preng Bardhoku para se të vriste tim atë. Në platformën tonë kihej parasysh të bindeshin njerëzit, të cilët ishin arratisur nga frika e duhej të ktheheshin në shtëpi, duke u falur nga amnistitë që ne i kërkonim. Ndërkohë, urdhrin nga Tirana e kishim të qartë dhe të prerë: Të bënim të mundur eliminimin me patjetër të njerëzve të bandave të cilët kishin lyer duart me gjak dhe nuk pranonin të dorëzoheshin. Në këtë rast, jemi të zhvendosur shumë në kohë nga sa folëm kur më vranë babain.
Si mund t'i eliminonit ata që nuk dorëzoheshin; a e kishit mundësinë?
Kjo bëhej me formën e përçarjes dhe me operacione të studiuara, ku i detyronim të vrisnin njëri-tjetrin.
Këtë gjë e arrinin edhe ata te ju, duke bërë që shumë herë t'ju përçanin dhe të krijonit mosbesim te njëri-tjetri?
Po, është e vërtetë se edhe ata nuk rrinin duarlidhur, prandaj të shpjegova në fillim që ishim përballë një terrori të madh, ku rrinim me qefinin e vdekjes mbi kokë, pasi na vriteshin përditë shokë dhe përditë kishim dyshime të reja për njërin apo tjetrin koleg.
Si e bëtë të mundur vrasjen e Preng Bardhokut?
Unë me një kolegun tim, i ngarkuar direkt nga qendra e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, u urdhëruam nëpërmjet drejtorit të Punëve të Brendshme të Qarkut të Shkodrës, Zoi Themeli, dhe me mbështetjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba, që të futeshim fuqishëm në radhët e bandave, duke u treguar njerëzve të pafajshëm që ishin midis tyre dhe që nuk kishin lyer duart me gjak të ktheheshin në shtëpi, pasi i siguronte një amnisti e dalë ato ditë. Ndërkohë, me njerëzit kriminelë që donin të rrëzonin pushtetin popullor, - siç quhej në atë kohë me dhunë dhe gjak, - dhe që ishin implikuar në shumë vrasje, aq më shumë nëse nuk pranonin të dorëzoheshin, ne kishim urdhër që t'i vrisnim duke u futur përçarjet dhe grindjet ndërmjet njëri-tjetrit. Këtu shfrytëzonim dhe kontradiktat që mund t'u ishin krijuar mes tyre prej kohësh. Në këtë kategori hynte edhe vrasësi i babës dhe vëllait tim, Preng Bardhoku, madje për vrasjen e tij është një episod i çuditshëm, se është përdorur një femër për të arritur qëllimin.
Mund ta mësojmë?
Operacioni i vrasjes së tij u planizua dhe u ideua i gjithi nga Sigurimi i Shtetit. Rasti ishte i tillë, se u mësua që Preng Bardhoku kishte lidhje të ngushta me një person i cili njihej me pseudonimin "Zepegjo", që kishte vrarë shumë njerëz në zonën ku vepronte. Viktimat e tij më pas janë bërë dëshmorë.
Kush fshihej pas "Zepegjo"-s?
Nuk munda ta mësoj kurrë.
Po më tej?
"Kosia", si mori mbështetjen time për ta marrë përsipër vrasjen, ndoqi këtë taktikë: Ai e mësoi nga ne që Preng Bardhoku dhe "Zepegjo" kishin të dy një dashnore të përbashkët, e cila ishte nuse e një të arratisuri dhe ishte shumë e pashme. Por ata nuk dinin gjë për njëri-tjetrin. Këtu niste loja e "Kosia"-s.
Si quhej ajo?
Për etikë unë nuk mund ta them emrin, se ajo sot ndoshta jeton dhe akoma më shumë mund të jetë bërë gjyshe, veçse po e përsëris që ishte një bukuri e rrallë. Mirëpo "Kosia" e dinte që ajo donte "Zepegjo"-n dhe jo Preng Bardhokun.
Dhe si e ndoqi taktikën?
Ai takoi të dashurën e "Zepegjo"-s dhe i tha se Preng Bardhoku ka bërë plan për ta vrarë atë.
"Këtë, - i shpjegoi më tej 'Kosia', - Preng Bardhoku e bën që të të ketë vetëm për vete, se ka rënë në erë dashuria jote me 'Zepegjo'-n".
Ajo, duke e dashur shumë "Zepegjo"-n dhe duke pasur frikë se mos e humbiste atë, e njoftoi menjëherë për sa kishte dëgjuar, pra se ishte vënë në shënjestër të pushkës së Preng Bardhokut, prandaj të bënte të kundërtën para se të vritej.
Kjo ishte farsë?
Patjetër. Kjo ishte teoria jonë "njëri kundër tjetrit." Në këtë formë u vra Preng Bardhoku dhe kur më pyesin mua që "a e more hakun e babait dhe të vëllait?", unë u them "po". Ata m'i vranë bandat e "Komitetit të Maleve" dhe unë mora hak institucionalisht, duke vrarë me rrugët dhe format e mia në shërbim të Sigurimit të Shtetit jo një, por shumë banditë. Kjo vrasje pavarësisht se si u bë, m'u faturua mua. Pas kësaj, vetvetiu unë quhesha një anëtar i kompletuar në radhët e organeve të Sigurimit të Shtetit, pasi kisha dhënë prova se mund t'i kryeja shumë mirë detyrat e tij.
Kur e njohe Kadri Hazbiun?
Ishte mesi i vitit 1946. Në Pukë, ku unë isha shef i Punëve të Brendshme, nga i cili varej dhe sektori i Sigurimit të Rrethit. Erdhi një person i veshur oficer që ishte dërguar nga Kadri Hazbiu dhe Asim Aliko. Ky person, rastisi që ishte shoku im i hershëm dhe quhej Ndue Uka. "Më ka dhënë porosi Kadriu dhe Asim Aliko, - më tha ai, - që të dërgosh një biografi timen te ata, si shef i degës që je. Unë ndërkohë jam në planin tënd që, sipas planit të parashikuar nga ata, të bëhem njeri i besuar i bandave të 'Komitetit të Maleve'". Unë, të them të drejtën, nuk e kisha dëgjuar kurrë emrin e Kadri Hazbiut dhe as të Asim Alikos. Kur e pyeta Nduen se kush ishte Kadri Hazbiu, mësova se ishte pikërisht drejtori i Sigurimit të Ushtrisë, ndërsa Asim Aliko ishte shef i Sigurimit të një divizioni në Ushtrisë.
Pse po bëhej kjo?
Sepse bandat e "Komitetit të Maleve" po na vrisnin shumë shokë. Ata kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Kemi raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin "Cuca e Oroshit", që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. E sa e sa raste të tilla që dhe t'i përmendësh lodhesh e jo më t'i kujtosh e që të rrëqethin trupin. Kështu që ne duhej të ndërprisnim zjarrin kriminal, se po përlante njerëzit e thjeshtë dhe të vuajtur. Një nga rrugët që ishte menduar, ishte edhe futja e njerëzve tanë në radhët e bandave, për t'i bërë të paefektshme ato.
Për këtë ishte caktuar Ndueja?
Më shumë se të themi "ishte caktuar", duhet të themi që Sigurimi i Shtetit kishte filluar të operonte me strategji të studiuara dhe efikase, pavarësisht se çfarë rezultatesh mund të kishin.
Po për Nduen, çfarë plani bëtë?
Ndueja kishte qenë partizan dhe nuk ishte e thjeshtë të krijonte besim te bandat, që vërtet kishte tradhtuar shokët me te cilët kishte luftuar. Prandaj duhej ndjekur një taktikë e hollë me të, që ne të Sigurimit e kemi quajtur "Taktika e depërtimit". Dhe atë e filluam menjëherë, sa u vura në dijeni si shef i Degës së Pukës, nga Kadri Hazbiu, që të thashë më lart. Fillimisht hapëm një thashethemnajë. Për këtë gjë angazhuam shumë njerëz. Bëhej e ditur nëpër njerëz, miq dhe kudo në rrethe shoqërore, se me Ndue Ukën kishte ndodhur hataja. Ai kishte prerë në besë shokët e brigadës së vet partizane që luftonin në Ohër dhe i kishte braktisur ata, duke u arratisur nga Jugosllavia.
Ishit të sigurt se pjesa e opinionit që ishte kundër luftës do ta quante "turp dhe prerje në besë" veprimin e Ndues?
Pak rëndësi kishte kjo; qëllimi ishte që të mësohej se Ndueja nuk ishte më në krahun e luftës partizane.
Më tej, si vazhduat me lojën e nisur?
Hapëm fjalë se në këtë kohë, Ndue Uka, i arratisur prej partizanëve, ishte martuar me një jugosllave të quajtur Nevenka dhe që ishte nga rrethi miqësor i Drazho Mihajlloviçit.
Kush ishte Drazho Mihajlloviçi?
Ishte komandant i bandave të armatosura në Jugosllavi, siç ishin ato që drejtoheshin nga "Komiteti i Maleve" në veriun e Shqipërisë, madje ai ishte dhe mik për kokë i Muharrem Bajraktarit, i cili ishte njëri nga komandantët e fuqishëm të bandave në "Komitetin e Maleve", sidomos për zonën e Kukësit e të Tropojës.
Ishte e vërtetë se ishte martuar Ndueja në Jugosllavi?
Se u martua në Jugosllavi, lajmi ishte i vërtetë, dhe se e shoqja që kishte marrë quhej Nevenka dhe kjo ishte shumë e vërtetë, por që ajo kishte të bënte me familjen e Drazho Mihajlloviçit dhe se kishte braktisur brigadën partizane, nuk ishte aspak e vërtetë. Këtu qëndronte gjithë loja jonë dhe që do të bënte të mundur dërgimin e Ndues në bandat e "Komitetit të Maleve" të Pukës, gjoja se kishte frikë nga hakmarrja jonë. Për këtë qëllim i dogjëm dhe shtëpinë, si dhe i internuam vëllain dhe nënën.
(Fundi i pjesës së dytë)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)