Ylljet Aliçka: S’kam nevojë për protagonizëm politik
Ylljet Aliçka është një nga ata politikanët tanë, që të lidhur me artin e letërsinë dallojnë shumë prej të tjerëve. Ambasadori ynë në Parisin e artë, ruan ende në mendjen e tij, shtëpinë prej qerpiçi, ku ka jetuar si qiraxhi, në një mëhallë tipike tiranase. Atëkohë, ai fl inte vetë i katërti në një dhomë të vogël, tre fëmijë dhe gjyshja, ndërsa prindërit në paradhomë.... Prej asaj kohe, kanë kaluar shumë vite, megjithatë ai ende e tregon me gëzim edhe kohën kur i ati i tha se do transferoheshin në shtëpinë e ëndrrave të tij, atë që ai shihte në bulevardin e madh. Kujtimi i parë i Ylljet Aliçkës është një aksident, por kohë të bukura do të vinin për të më vonë. Në një intervistë ku ai flet për gjithçka, zbulon edhe pëlqimet e para në adoleshencë e rini, ëndrrat nën diktaturë, shpresat dhe mëkatet e hershme...
Cili është kujtimi juaj i parë në fëmijëri?
Nuk e di në është kujtim i parë a i dytë, do kem qenë 5-6 vjeç: Një aksident, teksa vrapoja të kaloja rrugën pa kujdes dhe më përplasi një “Zis” i madh, i cili, për shkak se kishte një farëshpejtësie, nuk mundi të mbajë frenat por më kaloi sipër..., por midis rrotave. Më pas klithmat e njerëzve, urgjencë, spital, por për fat kisha pësuar vetëm disa plagë apo çarje të vogla në kokë.
Si ishte shtëpia juaj në atë kohë? Ruani sot ndonjë objekt të saj?
Shtëpi prej qerpiçi, qiraxhinj, në një mëhallë tipike tiranase. Flinim katër vetë në një dhomë të vogël, tre fëmijë dhe gjyshja, ndërsa prindërit në paradhomë. S’kam ndonjë objekt me rëndësi, përveç fotos së vjetër të gjyshit me çetën e vëllait të tij të Kolonjës, Sali Butka.
Si e kalonit ditën dhe cilat qenë mënyrat e argëtimit?
Luanim jashtë deri natën vonë, ngrinim balona tabake dhe tauke, prisnim me padurim afrimin e pushimeve të verës për t’u larë në lumë (lumi i Brrakës), apo për të vajtur me pushime në kabinat prej dërrase në plazh, magjia e kinemasë, vidhnim hurma nëpër oborret e shtëpive, ngazëlleheshim kur dilte nga shtëpia Luiza e bukur (Luiza Papa-Cako) veshur me rroba të jashtme, kumbimi i takave të së cilës jehonte në krejt mëhallën…. Këto më vijnë ndër mend sot.
Si e mbani mend ‘botën’ përreth jush? Cilës gjë i druheshit?
Jetonim në një mëhallë tipike tiranase, me shtëpi karakteristike, me muret rrethuese po prej qerpiçi, që ne shokët jo rrallë bashkonim
forcat për t’i shembur natën, pasi ishin mure jo shumë solide me çezmën në sheshin kryesor të mëhallës, me gratë që pastronin oborrin përreth, vajzat e rritura ulur në gurët para shtëpive tek çuçurisnin me njëra-tjetrën, e qëndisnin mbi gjergjef pajën dhe ëndrrat e tyre, duke bërë kujdes mos u dukej diçka nën fustanet prej basmeje. Me burrat e këqij që na çanin topin kur ai binte në oborrin e tyre, apo burrat e mirë që jo vetëm na linin të merrnim topin, por dhe na jepnin ndonjë kokërr hurmë...
Cilat qenë synimet tuaja asokohe? Ia keni plotësuar vetes ato dëshira sot, apo ishin "dëshira të çmendura" për kohën?
Dëshira si të çdo fëmije, pra përgjithësisht të parealizueshme. Veçse mbaj mend që njëra m'u realizua, ajo e shtëpisë: Sa herë shëtisja me babanë në bulevardin e madh, më bënte përshtypje një tarracë e bukur në katin e katërt të një ndërtese mbi kafe "Tirana". Ëndërroja sa të lumtur do ishin njerëzit që jetonin aty.
Pas rreth 5-6 vjetësh, një ditë na vjen babai në shtëpi dhe na thotë se ka marrë autorizimin për një shtëpi të re në bulevard, shtëpia me tarracë e ëndrrave, liruar nga një doktor që sapo e kishin internuar dhe në listën për strehim ishte në radhë emri i tim eti. Me të hyrë në atë shtëpi të bukur, për fat ne s'na internuan ndonjëherë si paraardhësit. Një ëndërr që më ka zaptuar për një kohë të gjatë ishte të shkoja me gjithë familjen për të jetuar në "Italinë e bukur", ndjenjë kjo që më vazhdoi fshehurazi dhe gjatë moshës së rinisë dhe më nxiste dëshirën për t'u arratisur, sado që unë vetë nuk kam qenë i persekutuar, (por as i privilegjuar). Nuk pata kurajën e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë. Dhe shyqyr që nuk pata. Nuk e kam fjalën vetëm për rrezikun e madh që bartte ky aksion, e për pasojat që do kishte familja, por dhe sot kur e kujtoj, mendoj se nuk do kish qenë kjo rruga më e mirë e jetës sime. E provova këtë mbi kurriz kur bëri një tentativë të tillë vëllai i vogël, por që fatmirësisht ishin vitet e fundit të diktaturës dhe nuk është se patëm shumë pasoja.
Ndërsa ëndrrat e tjera të çmendura (të bëhesha futbollist i njohur, aktor i njohur, trekëndsh...) shkriheshin gradualisht me moshën.
Kur filluat të shkruani, si nisi rruga juaj?
Unë kam filluar të shkruaj vonë, nga mesi i viteve nëntëdhjetë. Kjo jo domosdoshmërisht ngaqë prisja demokracinë që të shkruaja, por mendoj thjesht nga rrethanat. Kam nisur me përkthime poezish autorësh dekadentë, pasi kisha fatin të lexoja fshehurazi nga një shoqe klase një revistë italiane "Europa letteraria" dhe përktheja për kënaqësi, pa pasur ndonjë objektiv për t'u bërë shkrimtar a përkthyes. Në shkollë mund të them se më kanë konsideruar ndër më të paaftit për të shkruar letërsi: Mbaj mend që mesatarja ime prishej rëndom nga notat e dobëta në hartim, gjë që natyrisht më krijoi bindjen se krijimtaria letrare ishte diçka krejt e huaj për mua.
Cilat janë kujtimet që ruani nga adoleshenca, mësuesit që ndikuan tek ju?
Pak a shumë kam kaluar një adoleshencë normale, me shpresat, zhgënjimet, ëndrrat e moshës, me veshin te radiot e huaja, me lexime, si dhe duke luajtur shumë...kryesisht basketboll, sado që isha shtatshkurtër.
Po nga jeta studentore, çfarë do të veçonit? Mbase ndonjë 'marrëzi' rinore...
Qenë vitet e një farë liberalizmi, dhe e mbaj mend si ndër periudhat më të shpenguara e më argëtuese të jetës sime. Kjo dhe falë një shoqërie tepër të këndshme. Jam ndjerë i lumtur, por ndofta ky është dhe iluzioni që ka çdo brez për kohën e tij…
Si e kujtoni kohën që keni kaluar në Mat? A ju ka dhënë material për letërsinë tuaj?
Tani e kujtoj me shumë nostalgji, por atëherë e konsideroja si kohë vuajtjesh, me zor prisnim fundjavat për t'u kthyer në Tiranë. Vitet e para hyra në rutinën e "intelektualit të fshatit": Luanim bixhoz, pinim raki, bujtnim nëpër shtëpitë e fshatarëve, ruanim të "koinçidonim" të mbushnim ujë te burimi i fshatit kur shkonin bareshat e bukura dhe lexonim shumë. Pas tri-katër vitesh boshllëku të tillë shpirtëror kuptova se më duhej të mobilizohesha më seriozisht me jetën time: Iu futa provimeve pasuniversitare për të marrë tituj e grada shkencore, në mënyrë që të shtoja shanset për t'u kthyer në kryeqytet. Punën e mësuesit e kam bërë pa pasion, pasi nuk më pëlqente. Veçse kur rrallë doja ta bëja mirë, them se dija ta bëja. Ndofta nga ky shkak u bëra dhe Doktor i shkencave pedagogjike dhe Asistent Profesor, ku dhe kam botuar mbi 10 libra në fushën e teksteve shkollore.
Në lidhje me letërsinë ajo periudhë kohe më ka dhënë shumë:
Nga ana artistike ajo periudhë për mua ishte një laborator i natyrës njerëzore. Ajo më tregoi se deri ku shkon nënshtrimi, kurajoja, frika dhe dhunimi i njeriut. Të asaj periudhe i përket krejt vëllimi "Parullat me gurë".
"Valsi i lumturisë" është libri i juaj i fundit, por para tij ka pasur shumë të tjerë, madje dhe libra që kanë hapur debate, si "Rrëfenja me ndërkombëtarë". A jeni penduar për diçka që keni shkruar?
Jo saktësisht pendim, por ndonjë rivlerësim me tjetër sy, po.
Mendoj se te "Ndërkombëtarët" që referoheni ju, diçka më rrëshqiti, kryesisht në formë, se sa në përmbajtje. Ndjeva që ai roman m'u vlerësua mjaft mirë dhe them se u vlerësua për problematikën që trajtoi, dhe në një farë mënyre nga stili, në pamje të parë naiv.
Por pa modesti, them se në një kohë që imazhi dhe reputacioni i shqiptarëve dhe i Shqipërisë vazhdon të mbetet ndër dukuritë më të rënda e me pasoja të shumanshme për ne, pra për shkak të kësaj problematike, ai libër është dhe do mbetet ende aktual, të paktën të themi dhe për një periudhë dhjetëvjeçare.
Ndërsa në lidhje me "Valsin" më ngacmoi një shkrim në gazetën "Corriere della sera", mbi fatin e gjashtë personazheve që kryen një akt të guximshëm, gati-gati donkishotesk, në kërkim të lumturisë, apo më mirë një farë mirazhi të lumturisë. Ajo që më tërhoqi më shumë në jetën e tyre ishte tretja apo shpërbërja e shpresës për një jetë më të mirë apo për të kapur lumturinë, zhgënjimi i tyre i thellë, shkërmoqja e ëndrrës, bie fjala, për të bërë një martesë alla italiane, në një kishë pranë detit blu nën tingujt e ndonjë valsi lumturie....
Nga ana tjetër, ngjarjet e romanit vendosen në një kohë të caktuar, pikërisht në vitet e diktaturës dhe vitet e para pas rënies së komunizmit, që sipas meje, dhe jo vetëm, mirëorientimi, rilindja shpirtërore e shqiptarëve nuk përkoi plotësisht me nevojën e brendshme instiktive të individit apo komunitetit për të rigjetur natyrshëm ushqimin e duhur shpirtëror dhe atë ekonomik, atë ushqim që do e ekuilibronte në realitetet e reja, por në një pjesë të madhe u karakterizua nga një konfuzion dhe humbje busulle.
Rigjetja e këtij ekuilibri po kërkon kohën e saj, madje vazhdon dhe sot në dinamikën e saj.
Procesi i të shkruarit tek ju, rrok edhe personalitetin tuaj, ku ngërthehen shkrimtari dhe diplomati. Si i ndani ju këto dy role?
Për hir të së vërtetës unë nuk jam diplomat profesionist, pra të kem mbaruar për diplomaci, por rrethanat më kanë bërë të punoj gjatë me organizma apo struktura diplomatike apo ndërkombëtare, si në Ministrinë e Kulturës, Delegacionin e Komisionit Evropian....
Nuk shikoj ndonjë kontradiktë mes krijimtarisë sime, si në letërsi ashtu dhe në kinematografi, të cilat janë hobi im. Dhe kur mendoj se me çfarë do kem të merrem kur të mbaroj funksionet profesionale, që më garantojnë jetesën time dhe të familjes, kjo gjë më ngushëllon.
Kam krijuar bindjen se përballë vendit dhe rolit jo shumë prioritar që zë Shqipëria në skakierën ndërkombëtare, në përvojën time si ambasador arti ka qenë një element favorizues për të arritur objektivat e mia profesionale, qoftë dhe thjesht nëpërmjet zgjerimit të kontakteve dhe akseseve jo vetëm kulturore por dhe institucionale, ekonomike e sociale.
Nga ana tjetër, pozicioni i privilegjuar i ambasadorit, më ka ndihmuar mjaft për një mirëorientim në realitetin tepër të koklavitur dhe tepër të vështirë të botimit apo prodhimit kinematografik.
Dhe së fundi, dhe jeta ime këtu nuk më ka lënë indiferent për jetën e francezëve, njerëzit, sfidat e individit në jetën e tij të përditshme..., për t'u shndërruar ndofta më pas në një vepër letrare.
Letërsia shqipe sot, ku është dhe ç'vend zë në Francë?
Unë mendoj se ajo zë vendin që i përkon vlerës dhe peshës së saj specifike. Tej ndonjë këndvështrimi patriotik, mua më pëlqen shumë letërsia shqipe, si në të kaluarën ashtu dhe autorët e sotëm. Normalisht pranohet se një vepër e mirë letrare është e mirë si për lexuesin shqiptar ashtu dhe për atë të huaj dhe se vepra e mirë ka vlera universale, të cilat mbështeten te faktet reale, referencat shpirtërore e materiale të një populli në raport me kohën. Por përveç fenomenit "Kadare", i cili mbetet një referencë e fuqishme e letërsisë botërore, një lexues apo botues i huaj nuk i njeh mirë realitetet apo referencat mbi Shqipërinë, apo në të shumtën e herëve i njeh si klishe ekzotike (gjakmarrja, gratë të kthyera në burra, bunkerët e shumtë, apo ku ta di unë…).
Në këtë kuptim vlerësimi më i mirë me vlerat e letërsisë shqipe bëhet nga vetë lexuesi shqiptar, pasi ai njeh realitetin për të cilin shkruhet, dhe e ka më të lehtë të orientohet se ku fillon vlera e një krijimi të mirë apo mediokër. Dhe në këtë drejtim, unë jam i mendimit se lexuesi shqiptar është i kualifikuar për ta bërë këtë gjë. Për shkaqet e mësipërme një publik i huaj, përfshi këtu dhe botuesit e huaj, me të cilët ne përplasemi për t'u botuar, nuk e kanë gjithmonë të lehtë në bërjen e një vlerësimi real për një vepër letrare të themi shqiptare, apo që të dallojë vlerën nga antivlera, të kuptojë se ku fillon fantazia e shkrimtarit apo realiteti, apo ku mbizotëron prirja për t'iu përshtatur perceptimit të mësipërm ekzotik të lexuesit të huaj. Madje shpesh më duket se një prirje e tillë, pra të përshtaturit e krijimtarisë ndaj një perceptimi klishe të një lexuesi të huaj haset më shumë me shkrimtarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, dhe që në një mënyrë apo tjetrën ndikohen nga ky perceptim. Por e pakta që mund të thuhet në këtë rast është se kemi të bëjmë me një përqasje të njëanshme, e cili e merr frymëzimin nga ballafaqimi jo me realitetin e perceptuar prej vetë krijuesit, por nga këndvështrimi ekzotik i një të huaji.
A e shihni atë tashmë të shkëputur prej realizmit?
Prej realizmit jo, po prej realizmit socialist po. Por edhe në lidhje me këtë të fundit sipas meje, ka ende shkrimtarë që shkruajnë nga i njëjti këndvështrim, pra nga e njëjta metodologji. Gjithsesi them se kjo është dhe një nga grackat që realizmi të imponon, pasi dashur pa dashur ekziston rreziku të biesh viktimë e asaj që ka ndodhur vërtet dhe jo asaj që ti mendon se mund të jetë interesante për lexuesin. Shkurt, mendoj se nuk ka mbetur shumë pa shkruar sado që pranohet se shpirti dhe përvojat njerëzore janë të pafundme. Kam përshtypjen se sa herë që shkruajmë ndonjë gjë ne nuk bëjmë gjë tjetër veç përpiqemi t'i japim formë të re, ndonjë ideje të vjetër apo realiteti të njohur.
Jeni marrë edhe me skenarë filmash shqiptarë që kanë trajtuar problematikat e vendit ku u stisën. Keni diçka tjetër në dorë sa i takon kësaj fushe?
Kjo erdhi nga rrethanat. Kjo gjini në fakt është shumë më profesionale apo më teknike. M'u ofrua nga një producent filmi të bëja skenarin e filmit "Parullat" dhe pranova. Duke qenë se isha i aftë ta bëja tregim, mendova: Pse mos të bëj dhe skenar filmi??!!
Si e mbani mend kohën kur jeta juaj filloi të qasej gjithnjë e me shumë nga politika, derisa u bëtë ambasador? Cilat janë marrëdhëniet tuaja me politikën?
Politikën unë e ndjek, fundja si çdo shqiptar i lidhur pashmangshmërisht me të dhe me vendin e vet, por vetë nuk kam pasur a kam ndonjë angazhim të mirëfilltë politik, pasi s'kam qenë ndonjëherë anëtar i ndonjë partie, si në të shkuarën, ashtu dhe sot, natyrisht duke ruajtur simpatitë dhe antipatitë e mia.
Unë nuk kam ndonjë objeksion me politikën në vetvete, por më shumë se sa ideologjia apo politika në vetvete, më ka interesuar instrumentalizmi i tyre si një platformë vetëjustifikimi e qenies njerëzore për të vënë në jetë interesat apo protagonizmin, pse jo dhe instinktet e tij negative, të dhunimit të dinjitetit të njeriut apo mbizotërimi të jetës së tjetrit. Pa dashur të viktimizohem, them se gjatë jetës time, politika më ka hyrë ndonjëherë në hak dhe natyrisht kam parasysh këtu padrejtësisht.
Mendoj se kjo logjikë (sado sempliste në dukje) funksionon dhe në preferencat apo antipatitë politike, në përgjithësi, ku, pa dashur për ta përgjithësuar këtë që do them, mendoj se shpesh njeriu ia fsheh vetes se përse ai krijon simpati apo tifozllëk për një forcë politike apo antipati për tjetrën, duke u përpjekur t'i veshë, përligjë, apo interpretojë këto preferenca me argumente objektive e të pranueshme për opinionin dhe për veten, si papunësia, varfëria, padrejtësia, morali. Mendoj se ky është këndi gjithashtu për t'u orientuar dhe në laboratorin e sotëm politik, në pamjen e tij formalisht të komplikuar dhe ku çdo kriter i interesit të ngushtë qoftë material, qoftë promovimit të protagonizmit personal, priret të argumentohet me shkaqet e mësipërme objektive. Duhet të jetë ky niveli i maturimit të një shoqërie apo individi, pra raporti midis faktorëve objektivë të formulimit të një bindjeje politike me ata që lidhen me interesat apo egon e ngushtë të individit që në një pjesë të mirë përcaktojnë dhe momentet historike politike si hedhja e votës apo pjesëmarrja në një aksion politik masiv. Për ta mbyllur këtë pyetje, them se personalisht për momentin nuk mendoj se kam nevojë për protagonizmin politik, dhe për më tepër ndjej se nuk e kam karizmën e nevojshme për këtë gjë. Më mjafton protagonizmi që po më sjell letërsia apo kinematografia.
Cila është familja juaj sot? A mund të na rrëfeni detaje të saj dhe nga koha juaj e lirë?
Nuk dallohem për ndonjë marrëdhënie të ndryshme nga të tjerët me fëmijët. Si çdokush, përpiqem që ata të jenë mirë dhe pa ndonjë retorikë të veçantë pranoj se si për shumicën e shqiptarëve ata janë prioriteti në jetën time. Kam dy fëmijë të rritur, një djalë e një vajzë, që më duhet t'i ndjek derisa "të dalin në jetë" dhe nganjëherë dhe më pas. Jetojnë në Gjermani; vajza ka mbaruar studimet, ndërsa djali ende, do dhe një vit të mbarojë universitetin për inxhinier elektronik. Pra ata studiojnë, bëjnë muzikë, (grupi shqiptaro-gjerman "The Aliçka Problem") ndërsa, aktualisht si gjysh, prioritetin e ka kapur nipi.
Si është një ditë e zakonshme e ambasadorit?
Të qenit ambasador është një "zanat" i bukur dhe i privilegjuar, është tepër i larmishëm, pa përjashtuar këtu që ka dhe shumë rutinë administrative. Ka shumë takime, pritje, konferenca, njohje të reja, sfida....
Si përfaqësuesi më i lartë i Shqipërisë në Paris, si e shihni politikën e jashtme të Francës kundrejt nesh?
Këtu mund të flitet shumë, por në formë të përmbledhur them se marrëdhëniet Francë-Shqipëri janë të shkëlqyera, duke kujtuar se Franca ka qenë nga mbështetëset kryesore në momentet kyçe të integrimit euroatlantik të vendit tonë, të çështjes shqiptare në rajon. Kohët e fundit ka një interes në rritje të investimeve franceze në Shqipëri, si dhe një numër në ngjitje të turistëve francezë në Shqipëri.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)