E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dode: PE foli për një ngërc politik, jo për krizë

BRUKSEL- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Dode, e cila është pjesë e delegacionit shqiptar në Bruksel, flet për NEWS24 pas deklaratës së nxjerrë nga Parlamenti Europian.

Dode, pjesë e 14 deputetëve që morën pjesë në mbledhjen dy ditore që u zhvillua në Brukesl mes BE dhe Shqipërisë, deklaroi se europarlamentarët folën për një ngërc politik në Shqipëri dhe jo për krizë politike. Sipas saj është kërkuar që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet për të përfituar statusin e vendit kandidat në BE.

“Nuk është folur për krizë por për një ngërc politik, është folur për të gjithë progresin që ka bërë Shqipëria. Është nënvizuar se duhet një punë më e madhe e përbashkët për të realizuar të gjitha rekomandimet”, tha ajo për NEWS24.

Deputetja e djathtë shtoi më tej se në PE është kërkuar bashkëpunim mes qeverisë e opozitës, ndërsa shtoi se PD gjatë gjithë kësaj kohe ka ofruar bashkëpunim për opozitën.

“Për të thënë të drejtën në kemi 2 vjet që ofrojmë vetëm bashkëpunim. Kemi pritur nga PS propozime për emërimin e Avokatit të Popullit, por ne nuk mund t’i ofrojmë opozitës pushtetin në tavolinë”, nënvizoi Dode.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›