E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime per korrupsion ne Ministrine per Kthim dhe Komunitete

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine beri te ditur se jane kryer bastisje ne Ministrine per Komunitete dhe Kthim ne kuader te hetimeve per korrupsion. Ne nje njoftim te EULEX-it thuhet se batisje jane kryer edhe ne nje kompani private dhe dy shtepi dhe hetimet kane te bejne me disa tendere te periudhes ndermjet viteve 2007 dhe 2009. Dyshimet kane te bejne me keqperdorim te pozites pervetesim dhe marrje e dhenie te mites.

Zyrtaret e Misionit nuk kane dhene me shume hollesi ndersa bastisjet nuk jane komentuar nga zyrtare te qeverise te cilet shprehen te perkushtuar per lufte kunder kesaj dukurie. Kjo eshte hera e dyte qe EULEX-i kryen bastisje dhe hetime ne nje ministri te qeverise se Kosoves. Ne prill te vitit te kaluar batisej dhe hetime y kryen edhe ne Ministrine e Transporteve dhe telekomunikacionit por deri tash nuk ka pasur ndonje pohim apo mohim te dyshimeve.

Shefi i Agjencise Kunder korrupsionit Hasan Preteni tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se mekanizmat e drejtesise duhet te shkojne pertej hetimeve te rasteve te dyshuara per perfshirje ne korrupsion. Kjo lufte nuk duhet te jete lufte stihike. Po me duket se nuk eshte lufte qe eshte permanente qe ka nje angazhim te vazhdueshem te ketyre mekanizmave. Dhe definitivisht pres qe te kete edhe gjykime jo vetem hetime fillim te hetimeve spektakulare por te kete edhe lufte te dinjitetshme kunder korrupsionit.

Zoti Preteni thote se shkalla e korrupsionit ne vend eshte e larte dhe kjo eshte pasqyruar edhe ne raportet e shume organizatave nderkombetare.

Agjencia flet ne baze te shifrave. Ne asnje faze nuk kemi me pak se 60 informacione qe trajtohen ne agjenci. Mendoj se eshte shqetesuese dhe nuk kemi te bejme me pretendime qe buxhetit te Kosoves ti krijohet nje dem minimal ose shkelje procedurash formale. Por ne shumicen prej rasteve kemi te bejme me pretendime qe buxhetit te Kosoves ti krijohen deme milioneshe. Them se eshte shume serioze dhe nuk duhet te harxhojme energji asnje mekanizem sidomos mekanizmat qe kane per mision luften kunder korrupsionit te shpenzojme energji rreth asaj se a ka apo ska korrupsion. Ai eshte evident tha zoti Preteni.

Ai thote se kjo dukuri eshte me e shprehur ne ato fusha ku punohet me parate publike.

Fusha e prokurimit eshte nje vullkan qe nuk ben asnje pushim gjithmone eshte aktiv dhe vazhdimisht po gjeneron te keqija ne shpenzimin e parase publike. Pastaj aty ku ka me shume mjete ku ke me shume buxhet aty edhe rreziku per keqperdorime eshte me i madh. Keshtu qe edhe ne keto te dhenat tona ne informacionet qe i trajtojme ne raportet tona vjetore gjithmone figurojne qe me shume informacione per veprime te mundshme korruptive ka ne ato institucione qe kane me shume buxhet tha zoti Preteni.

Organizata nderkombetare Transparency International e cila mat shkallen e korrupsionit ne vendet e ndryshme te botes vitin e kaluar e radhiti Kosoven te fundit ne rajon per shkallen e korrupsionit. Ne raportin e kesaj organizate Kosova renditej e 110-ta me nje vleresim prej 2.8 pikesh ne mesin e 178 shteteve te botes.

Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane pjese e kritereve te percaktuara per perfshirjen e Kosoves ne proceset integruese evropiane krahas hapave tjere per sigurimin e qendrueshmerise politike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›