Dodik: Srebrenica nuk ishte genocid
BEOGRAD- Kryeministri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se populli kurrë nuk do ta pranoj se Srebrenica ishte genocid. Këtë deklaratë ai e bëri për të përditshmen beogradase, “Veçernje Novosti”.
Masakra e Srebrenicës, ku janë vrarë afro 8 mijë mysliamnë të Bosnjës, është e vetmja ngjarje e luftës në Bosnjë, gjatë viteve 1992 – 1995, që është vlerësuar si genocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës.
Hetuesit kanë thënë se forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995.
Zoti Dodik po ashtu e ka hedhur poshtë raportin e vitit 2004, me të cilin qeveria e Republikës Serbe e ka pranuar shkallën e vrasjeve dhe ka kërkuar falje nga farefisi i myslimanëve të vrarë në Srebrenicë. Dodik ka thënë se atje ishin vrarë vetëm 3500 njerëz.
Intervista e Milorad Dodikut është publikuar në të njejtën ditë, derisa kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzhe Bramerc, pritet që për të parën herë ta vizitoj Srebrenicën.
(m.a/rel/BalkanWeb)