Serbia kërcënon Kosovën me heqjen e kodit telefonik
PRISHTINE- Kërcënimet e Serbisë se do t’ia ndërpresë Kosovës shfrytëzimin e kodit të saj telefonik, priten qetë në Prishtinë.
Aksioni i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për largimin e antenave të operatorëve ilegalë serbë të telefonisë mobile, ka nxitur kërcënimet e Qeverisë serbe.
Por, zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nuk janë të shqetësuar edhe po qe se Serbia ndërpret kodin. Zëdhënësi Xhevdet Pozhari thotë se ministria i ka alternativat për të dalë nga situata. Ai siguron se Kosova nuk do të mbetet për asnjë çast pa telefoni fikse.
“Ekspertët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë i përcjellin rrjedhat dhe i kanë alternativat e mundshme në secilin rast. Edhe në rastin konkret, kemi alternative, vetëm se do të veprojmë në mënyrë që të kemi një alternativë sa më të mirë të mundshme”, thotë Pozhari.
Në rast se Serbia ia ndërpret Kosovës shfrytëzimin e prefiksit të saj 381, atëherë si alternativë shihet shfrytëzimi i kodit të ndonjë shteti tjetër, siç është Shqipëria. Xhevdet Pozhari nuk e përjashton këtë mundësi.
“Të gjitha mundësitë janë të hapura, por fjalën e fundit e thonë ekspertët - se cili do të ishte varanti më i mirë në këtë rast”, thotë Pozhari.
Eksperti i telekomunikimeve, Agron Dida, thotë se shfrytëzimi i kodit të Shqipërisë do të ishte gjë e lehtë për autoritetet kosovare.
“Nuk është problem të shfrytëzosh ndonjë kod tjetër. Ajo është një marrëveshje biznesi dhe mund të bëhet për aspekte të tjera strategjike; për shembull, mund të bëhet me Shqipërinë, pa asnjë problem”.
“Besoj se duhet të bëhet ajo. Shpresoj se Qeveria do të përpiqet ta bëjë atë punë, ta kemi kodin e Shqipërisë, për arsye të thjeshtë, se ende ka komunikime fikse dhe duhet të përdoren këto komunikime fikse edhe në një të ardhme të afërt”, deklaron Dida.
(m.a/BalkanWeb)