Elbasan, treni përplas për vdekje të moshuarin
ELBASAN- Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta pas përplasjes nga treni i udhëtarëve të linjës Pogradec-Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në unazën e qytetit të Elbasanit rreth orës 16:00 ndërsa treni po i afrohej stacionit hekurudhor të qytetit të Elbasanit.
Ndërkohë që treni po ecte i moshuari ka dalë mbi trasenë hekurudhore në vendin e quajtur "Pranë lagjes së kinezëve". Pavarësisht tentativës së makinistit për të ndaluar trenin, përplasja e të moshuarit ka qenë e paevitueshme pasi distanca me të ishte mjaft e vogël.
Për pasojë i moshuari i cili nuk është identifikuar ende ka humbur jetën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Mbetet i paqartë nëse i moshuari është vetëhedhur në shinat e trenit apo ishte një aksident. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)