Intervista e plotë e Neshat Fanës
Intervista e plote e zotit Neshat Fana, anetar i KLD-se dhene ne "Ora 20:00" ne Alsat.
Disa anetare te KLD u ka mbaruar mandati. cduhet te ndodhe?
- Ky eshte nje debat qe e ka zanafillen qe nga fillimi i vitit te kaluar kur anetareve te KLD u ka mbaruar mandati cka eshte deklaruar me vendim te KLD, pra, perfundimi i mandatit te tyre. Dy prej te cileve nuk e ushtrojne profesionin per shkak se jane zgjedhur ne detyra te tjera, ndersa dy anetare vazhdojne te kryejne funksionin duke u bazuar ne nje paragraf te ligjit i cili ju jep mundesine per te vazhduar funksionet deri ne zgjedhjen e anetareve te rinj. Natyrisht ketu ndodhemi para nje handikapi midis kesaj te drejte qe u jep ligji ketyre anetareve qe u jep ligji per te vazhduar deri ne zevendesimin e tyre me kohezgjatjen qe ndodh faktikisht dhe per pamundesine per te zgjedhur anetaret e rinj. Ligji ka pasur qellimin per te plotesuar ate vakum disajavore. Behet fjale per vazhdimesi kaq te gjate deri ne ecjen e procedurave te zgjedhjes se anetareve te rinj, por ne asnje rast nuk parashikonte dhe nuk eshte qellimi i ligjit te parashikoje zgjatjen me vite te vazhdimit te mandatit te anetareve te KLD. Jemi ndodhur para dhe nje handikapi interpretimesh te ligjit dhe te Kushtetutes. Opinioni e di qe nje ligj per funksionin e konferences gjyqesore e cila eshte organizmi, mbledhja e pergjithshme e gjyqtareve qe zgjedhjedh anetaret e KLD qe eshte funksioni i vetem i kesaj mbledhjeje te pergjithshme ose te quajtur konference gjyqesore te shfuqizuar tashme nga Gjykata Kushtetuese. Ka nje problem te diskutueshem, gjykata Kushtetuese per opinionin tim ne menyre te gabuar ka kerkuar qe ky ligj te votohet ne Parlament me vota te cilesuara, me shumice te cilesuar votash. Nderkohe qe ky ligj nuk eshte i tille qe te kerkoje vertet ate mazhorance te cilesuar ne Parlament. Megjithese kjo gje ka ndodhur, fakti qe politika nuk i afron gjyqtareve nje ligj per funksionin e konferences gjyqesore per menyren e votimit, ajo thjesht procedura ka, nuk eshte se percakton kritere jashte atyre te ligjit dhe fakti qe politika nuk ua ofron ligjin gjyqtareve kjo nuk mund te ndodhe dhe nuk mund te diktoje kete heshtje te plote per shkak se ne rastin konkret mbledhja e pergjithshme e gjyqtareve mund te mblidhet sipas Kushtetutes. Konferences Gjyqesore eshte nje institucion kushtetues, perseris eshte mbledhja e pergjithshme e gjyqtareve per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne KLD. Ky parim kushtetues, kjo e drejte kushtetuese mund te zbatohet drejt per drejte nga gjyqtaret. Kemi nje tentative te kryetares se Gjykates se Larte dhe te gjyqtareve te tjere, para disa muajsh e cila deshtoi per shkak se nuk u mblodh me teper se gjysma e gjyqtareve, gje qe beri te pamundur futjen e gjyqtareve ne te ashtuquajturen konference zgjedhore te gjyqesorit per te zgjedhur anetaret e vet. Une mendoj, qe gjyqtaret vete duhet te mblidhen ne konference gjyqesore dhe duhet te zgjedhin anetaret e tyre. Jo vetem keta kater qe u ka mbaruar mandati, por po kete vit ne te cilin ne jemi iu mbaron mandati edhe 3 te tjereve. Kjo do te thote qe nuk mund te vazhdohet me keshtu.
Gjyqesori shqiptar do te drejtohet, qeveriset nga anetare qe u ka mbaruar mandati. Sa e drejte mund te jete kjo?
- Ne qofte se nisemi nga perberja e KLD, 9 anetare te KLD zgjidhen drejt per drejt nga gjyqesori. Jane gjyqtare, nisur dhe nga fakti qe ne KLD exificio eshte anetare dhe kryetare e gjykates se larte arrin qellimin kushtetues dhe perben qellimin kushtetues qe kjo qeverisje gjyqesore ne fund te fundit te qeveriset ne mazhorance nga gjyqtaret. Pra, i thone 10 anetare qe jane gjyqtare te cilet diktojne ne vendimmmarjen e tyre. Jo me kot eshte ndertuar ne kete menyre KLD qe te jene gjyqtaret ata qe diktojne, ata qe marrin persiper qeverisjen e puneve te gjyqesorit. Mosperfaqesimi ne kete menyre e ben perfaqesimin e tyre ne te gjitha rastet te cunguar. Nuk shpreh plotesisht vullnetin e gjyqtareve.
Per keto arsye qe sapo permendet, si e shpjegoni nje mungese te vullnetit te gjyqtareve per ti dhene zgjidhje nje situate te tille?
- Problematika duket e thjeshte nese e shikojme nga jashte, por po te hysh ne thellesi me sa duket edhe trupa e gjyqesorit ne teresine e vet ka goxha probleme. Ka probleme ne menyren e organizimit. konferenca gjyqesore ashtu sic ka funksionuar disa vite ndoshta per shkak te vullneteve te diktuara te themi nga drejtuesit e gjykatave ne ate kohe ka bere qe vete gjyqtaret te shikojne forma te ndryshme organizimi. Sot kemi dy shoqata te ndryshme. Vihet re qe fatkeqesisht dhe keto dy shoqata gjyqtaresh brenda tyre ka dhe nuanca te dallimeve politike, grupime te njerit apo te tjetrit. Ky pozicionim i ketyre shoqatave ka bere te mundur thellimin e percarjes brenda gjyqtareve. Ky mendoj une eshte shkaku i diskutuar dhe i pranuar nga ne qe administrojme kete pune eshte shkaku qe nuk u arrit te mblidhet konferenca gjyqesore.
... Pra, ndikimet politike...
- Mendoj se po sepse po te shikosh aktivitetin e ketyre shoqatave ne koherence me situaten politike ne vend dallohen fare qarte preferencat. Mendoj se kjo percarje sa e demshme per gjyqesorin eshte e demshme dhe per reformat ne drejtesi dhe per publikun i cili ka pritshmeri tjeter per gjyqesorin.
A eshte edhe politika pergjegjese per reformat e munguara deri me sot ne sistemin e drejtesise?
- Absolutisht po. Pavaresisht nga funksionet qe kemi, marrim pjese dhe si deshmitare te zhvillimeve politike dhe jam i mendimit qe ashtu sic politika ka bere reforma deri me sot te thella ne sistemin e drejtesise, po ashtu ne momente te caktuara ka qene pengese ne reformat e pritura ose te premtuar ne drejtesi. Rasti me i fundit, i mosmundesise se politikes per te afruar nje ligj qe sic thashe per opinionin tim nuk eshte aq i rendesishem sa te kerkonte nje mazhorance te cilesuar, megjithese ka ligje te tjera mjaft te rendesishme te cilat politika duhet patjeter tia ofronte publikut dhe patjeter ti bente operative ne funksionin e drejtesise. Kemi rastin e gjykates administrative. Eshte e pafalshme qe drafti kryesor ka me shume se nje vit qe eshte paraqitur ne mekanizmat e Parlamentit dhe vetem per shkak te mungeses se opozites ai nuk kalon. Pavaresisht nga amendamentet te cilat ato mund te paraqesin, opsionet jane gjithmone te diskutueshme, por eshte e pafalshme te pengohet per kete shkak. Po keshtu ka dhe raste te tjera. KLD para disa muajsh u fut ne nje proces hetimi ose investigimi te procedurave gjyqesore per te cilat opinioni publik ka shume verejtje, per zvarritje te jashtezakonshme ne gjykime, penale dhe civile, ka zvarritje te trajtimit te kerkesave. Po keshtu procedurat e ngadalta te deritanishme bejne te mundur qe nje sere konfliktesh qe ekzistojne me potence te mos paraqiten ne gjykate, dhe te zgjidhen ne forma nga me te ndryshme duke nisur qe nga ato korruptive dhe deri tek vetegjyqesia. Ne kete sens politika, ashtu sic eshte promotore e gjithe zhvillimit dhe gjithe iniciativave te tjera ne te gjitha fushat duhet te jete patjeter ekzigjente per problemet e drejtesise. Besoj dhe shpresoj shume qe pavaresisht nga dallimet, nga objektivat politike qe ka njera dhe tjetra shpresoj shume qe ne ditet ose ne javet ne vazhdim opozita te jete aktive ne punimet e parlamentit, sidomos per ato ligje te cilat kane te bejne me administrimin e drejtesise, pritshmerine e publikut qe eshte shume i ndjeshem.
Selia roze ka ofruar nje lloj bashkepunimi, ka kerkuar ndryshim te Kushtetutes lidhur me votat e nevojshme per zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese, nje ceshtje edhe kjo e mbetur penng e anetareve te gjykates kushtetuese per shkak te perfundimit te mandatit..
- E ndoqa prononcimin e perfaqesuesve te opozites. Natyrisht edhe disa dite perpara e kane transmetuar mediat si nje vullnet ose si nje opsion te ofruar nga perfaqesues te mekanizmit te huaj qe asistojne reformen ne drejtesi. Eshte nje opsion i mirepritur, por mendoj qe ky proces i ndryshimit te Kushtetutes sepse nuk mund te zgjidhet keshtu, duhet patjeter te ndryshohet kushtetuta, eshte nje proces i gjate. Eshte i mirepritur gjithnje, nuk ka asnje problem, ka dhe argumentat e veta, por mendoj gjithsesi me i rendesishem eshte procesi i perzgjedhjes se sa votimi ne Parlament. Nese procesi i perzgjedhjes kalon neper filtra profesionale, neper filtra te atyre mekanizmave te cilet jane ne gjendje te afrojne kandidatura profesionale dhe kandidatura te pastra ne aspektin moral dhe ky proces eshte transparent mendoj se eshte me i rendesishem se sa vete votimi. Ne esence ne te gjitha rastet kur ka pasur kontestime ka pasur kontestime jo per menyren e votimit dhe per faktin se u votuan me shumice te thjeshte dhe jo te cilesuar se sa mund te kete pasur pretendime per kandidatura te vecanta te cilat nese kane qene te kontestuar natyrisht kane pasur brenda edhe probleme te transparences dhe probleme te cilesise se perzgjedhjes.
Presidenti ka perfunduar tashme konsultimet per anetaret e rinj te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese dhe pritet dalja e emrave te tyre. Zyrtarisht nuk dihet gje per emrat, nuk ka deklarime, por dihet ne media se jane me dhjetra e dhjetra kandidat per kete ceshtje.Ju duken te mjaftueshme kriteret e perzgjedhjes, ato ekzistuese qe jane deri tani dhe eshte normale procedura e perzgjedhjes kur kemi kaq shume kandidatura. Vertet Shqiperia ka kaq shume mundesi per kandidate per gjykate te Larte dhe Kushtetuese?
- Une mendoj se po. Mendoj se Shqiperia ka mundesi dhe ka potenciale dhe ka nje numer te jashtezakonshme juristesh qofte te karrieres, qofte te bote akademike ose jashte sistemit te drejtesise te cilet mund te ofrojne kontributet e tyre morale dhe profesionale, te vlefshme per keto gjykata. Une e kam ndjekur kete proces dhe mendoj se fillimi i perzgjedhjes duke u konsultuar presidentin me ato faktore tashme te bera publike eshte mjaft pozitiv. Nuk mendoj se jane te mjaftueshme dhe jane te vetmet. Besoj se presidenti ka dhe mekanizmat ne dore, ka dhe mundesite qe ta zgjeroje rrethin e faktoreve konsultativ dhe mendoj se ky proces eshte mjaft i rendesishem, ashtu sic jam i bindur se ka potenciale, ka plot juriste, goxha te shquar, me goxha integritet te cilet mund ti kryejne fare mire keto detyra. Ne nje prononcim te presidentit te republikes ne KLD i cili para disa kohesh ka deklaruar qe zgjedhjet qe ai do te beje ne teresi per promovimin e sistemit te drejtesise, jo vetem per gjykaten kushtetuese, gjykaten e larte, por dhe ne gjykata e apelit apo drejtues te gjykatave te rangjeve te ndryshme do te kete parasysh dhe nje fakt te rendesishem qe keta kandidate te mos kene qene pjesmarres, te mos kene hetuar apo gjykuar procese politike para viteve ‘90. Mendoj qe ky eshte nje kusht moral, jo ligjor. Une personalisht e perkrah kete fakt.
I rikthehemi KLD,nepermjet gjykates kushtetuese. Priten qe te zevendesohen anetaret e gjykates kushtetuese qe u ka mbaruar mandati, por nderkohe qe edhe pse funksionon i njejti mekanizem, edhe disa prej anetareve te KLD u ka mbaruar mandati nuk po flitet per zevendesimin e tyre. U duket e drejte kjo? A ka ketu shkelje te parimeve baze te se drejtes?
- Nese flasim per gjykaten kushtetuese mendoj se jemi ne kohe per shkak se gjate ketyre muajve prill dhe maj perfundon mandati i 6 anetareve te gjykates kushtetuese dhe mendoj se eshte ne kohe optimale. Ndryshe ndodh me dy nga anetaret e gjykates se larte te cilet u ka mbaruar mandati vitin e kaluar dhe nuk u jane zevendesuar. Une dua thjesht ti referohem prononcimit te presidentit te republikes i cili me cka ka transmetuar ka pasur parasysh pjesemarrjen e opozites ne parlament me qellim qe propozimet e tij te votohen duke qene dhe opozita ne parlament. Une mendoj se nese ai eshte nisur nga ky fakt ka pasur te drejte. Eshte majft e rendesishme qe anetaret te kene edhe perkrahjen nese do votohen e te gjithe spektrit te politikes, pra spektrit parlamentar sepse u jep me teper force, me teper legjitimitet, me teper besueshmeri ne funksionin e tyre. Ndryshe do te ishte nese votoheshin vetem nga nje ane dhe ne te gjitha rastet edhe padrejtesisht do te ishin paragjykuar ne veprimtarine e tyre. Ndersa persa i perket anetareve te KLD eshte urgjente qe kryetarja e gjykates se larte duhet patjeter ta marre persiper kete rol, duhet patjeter te therrase mbledhjen e pergjithshme te gjyqtareve, te beje zevendesimin, te beje zgjedhja e anetare te KLD.
Nese kjo nuk ndodh mund te jemi ne nje impas per sistemin e drejtesise?
- Moralisht jemi ne impas, pavaresisht se KLD funksionon dhe merr vendime dhe po ushtron veprimtarine e vet. Por normalisht nuk duhet te vazhdoje.
Ministri i Drejtesise vetem pak dite me pare kerkoi qe anetaret e KLD te mos kandidojne veten e tyre per emerimet psh ne gjykaten e apelit per sa kohe jane te pakten ne detyren e KLD. Mos gaboj ka qene mbledhja juaj e fundit e fundjaves se kaluar.
- Po, ishte nje mbledhje mjaft e rendesishme e cila kishte te bente me kete qe thate ju, me vendosjen e disa kritereve jo thjesht ligjore sepse ato tashme jane te vendosura, por morale per kandidaturat te cilat do te miratohen ne KLD per anetare te gjykates se apelit. Behet fjale per nje numer jashtezakonisht te madh kerkesash. Me te drejte, cdo gjyqtar, cdo jursit kerkon te promovohet, te ngjitet ne karriere, kerkon te provoje aftesite e veta ne nje gjykate me te larte, kjo eshte e drejte e kujtdo. Por KLD ne numrin total te kandidaturave qe jane pranuar eshte ndodhur perpara disa kerkesave qe kategorizojne nje numer te caktuar gjyqtaresh. Nje nga keto raste eshte ajo qe thoni ju.
Intervistoi: Eni VASILI
Azhornuar së fundi ( e martë , 27 prill 2010 ) < I mëparshmi