E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëvritet duke i dalë përpara trenit 50-vjeçari

Një person rreth 50 vjeç është vetëvrarë duke u hedhur para trenit në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit ku një person ende i paidentifikuar është hedhur para trenit të linjës Librazhd-Elbasan duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e çuan 50-vjeçari të marrë këtë hap tragjik por policia e cila ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›