Dodik: Veriu i Kosovës për kompensim

Beograd, 5 gusht – Politika “Kosova është Serbi” është e vetmja politikë që mund të bëhet gjithnjë deri sa të mos fitohet një kompensim përkatës, i ka thënë të përjavshmes së Beogradit, NIN, Milorad Dodik, kryeministri i Republika Serbska.
Minimumi që duhet të fitojë Serbia është statusi special i pakicës së saj në pjesët e tjera të Kosovës, sikurse edhe statusi i manastireve dhe i pasurisë sonë kulturore, thotë ai.
“Mendoj se Serbia duhet të vazhdojë të bëjë këso politike në mënyrë që në një moment të mund të fitojë satisfaksion”, i ka thënë Dodik NIN-it.