E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës siguron manastirin e Graçanicës

Graçanicë, 5 gusht – KFOR-i sot ia dorëzon Policisë së Kosovës sigurimin e manastirit të Graçanisë. Muaj më parë Policisë së Kosovës i është besuar nga KFOR-i edhe sigurimi i Gazimestanit.
Siç ka njoftuar KFOR-i, NATO më 9 gusht ka marrë vendim që t’ia dorëzojë Policisë së Kosovës  kompetencën e rolit kryesor të sigurimit të objekteve të veçanta me shenjën e statusit special, të cilat ende ruhen nga forcat e KFOR-it.

Sekretar shtetëror i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq thotë se sigurimi i manastirit të Graçanicës asnjëherë nuk ka qenë ndonjë problem, meqë shumica e banorëve që jetojnë në këtë komunë janë serbë. Sipas tij do të ishte problem, nëse KFOR-i heq dorë nga sigurimi i disa manastireve të tjera, siç janë ai i Shën Premtes, Gorioçit, Deviçit, Zoçishtës, Budisalcit dhe Sokolicës.
 
Nën mbrojtje të drejtpërdrejtë të KFOR-it aktualisht janë manastiret ortodokse serbe Graçanica, Manastiri i Deçanit dhe Patrikana e Pejës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›