Nojkiq: Ivanoviq don ndarjen e Kosovës, jo të huajt

Beograd, 5 gusht - Rangjell Nojkiq, kryetar i Këshillit për Kosovën të Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO), që drejtohet nga Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se për ndarjen e Kosovës angazhohen liderët serbë nga veriu i Kosovës, e jo të huajt.
Ai ka akuzuar sekretarin e shtetit në Qeverinë serbe, Oliver Ivanoviq, se "nuk flet të vërtetën" kur pohon se të huajt janë për ndarjen e Kosovës. "Kjo ide për ndarjen ekziston që nga vitet nëntëdhjetë, kur është themeluar Këshilli Nacional Serb në Leposaviq", me synimin që këto komuna t'i bashkohen Serbisë, thotë Nokjkiq dhe shton se Ivanoviq është një nga liderët, i cili angazhohet për ndarjen e Kosovës. "Ai kështu ka folur jozyrtraisht derisa ishim si Listë Serbe, në institucionet e Kosovës", citojnë mediat serbe të ketë thënë Nojkiq. Sipas tij, liderëve serbë nga veriu nuk u intereson se çfarë ndodhë me serbët në jug të Ibrit dhe çfarë probleme kanë ata për të mbijetuar. "Prandaj nuk u interesojnë as pasojat e idesë së ndarjes, që do ta kishim ne që jetojmë në veri të Kosovës", ka thënë Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.