E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dogana bashkëpunimin me Turqinë në luftën kundër kontrabandës

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u prit në Ankara nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i doganës turke, si dhe drejtuesit e departamenteve të antikontrabandës, antidrogës dhe inteligjencës.

Gjatë takimit palët diskutuan mbi strategjitë e përbashkëta për të luftuar kontrabandën dhe trafikun e paligjshëm, duke ndarë përvoja.

Ky bashkëpunim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur efektivitetin e operacioneve doganore dhe për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit midis dy vendeve.

Takimi në Ankara përforcon angazhimin e të dy vendeve për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Ky takim pason disa operacione të suksesshme të përbashkëta në luftën kundër kontrabandës dhe synon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë fushë.

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›