Dogana e Kakavijës, pezullohet puna nga pala greke

Pezullohet puna në doganën e Kakavijës nga pala greke për shkak të grevës së doganierëve. Puna e doganierëve grekë do të ndërpritet nga ora 10:00-13:00.
Në Greqi sot paralizohet trafiku ajror për grevën e re të njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë.
Kontrollorët e fluturimeve kanë vendosur të bashkohen me protestën kundër planit për ringritjen ekonomike dhe reformën e pensioneve.
Burime nga sindikata kanë bërë të ditur se kontrollorët që kanë edhe kërkesa specifike, nuk do të paraqiten në punë.
Bllokimi i fluturimeve do të ndodhë nga ora 11:00 deri në përfundim të orarit të punës.