Greqia në grevëparalizohet trafiku ajrormbyllet dhe Akropoli
ATHINE- Në Greqi trafiku ajor do të paralizohet sot për 4 orë pasi kontrollorët e fluturimeve I janë bashkuar protestës kundër planit për ringritjen ekonomike dhe reformën e pensioneve. Trafiku ajror do të ndërpritet nga ora 11.00 ( 10 me orën tonë)- 15:00 ( 14:00 me orën tonë)
Ndërsa sindikata e punonjësve publikë Adedy, dhe partia komuniste Pame ka planifikuar manfiestime në qytetet kryesore të Greqisë. Dje kundër masave antikrizë protestuan agjentët e policisë, zjarrfikësit, policia kufitare.
Greva e cila nis në orën 11.00 përkon me votimin në parlament të pr/ligjit i cili shtrin reformat edhe tek funksionarët e shtetit.
Pr/ligji u miratua në parim vetëm me votat e maxhorancës socialiste, ndërsa sot pritet votimi nen për nen i tij.
Pr/ligji parashikon uljen e pagave dhe rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjec si dhe rritjen e viteve të kontributeve në 40 vjet për burrat dhe gratë.
Ligji u votua më 8 korrik për sektorin privat e cila u shoqërua dhe me grevën e shtatë të përgjithshme në të gjithë Greqinë.
Sot do të mbyllen edhe ministritë, administrate locale, zyrat postare, doganat dhe spitalet. Nuk do të marrin pjesë në protestë punonjësit e portit, duke bërë që transporti detar të vijojë normalisht.
Do të mbyllen nga ora 11.00 edhe qendrat kryesore arkeologjike, duke nisur nga Akropoli, i cili të martën e kaluar u mbyll për 4 orë për të gjithë turistët për shkak se punonjësit e tij u përfshinë në grevë. Kjo shkaktoi reagim të fortë nga opozita si dhe sipërmarrësit e sektorit turistik.