E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Lohan: Vizatpasi të plotësonikushtet

TIRANE- "Liberalizimi i vizave në vjeshtën e këtij viti është i mundur, por ende, jo i sigurt”. Deklarata e kreut të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan është publikuar sot në Gazeta Shqiptare. Në një intervistë ekskluzive për këtë gazetë Lohan thotë se “Shqipërisë i duhet të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura, në mënyrë që të sigurojë lëvizjen e lirë për qytetarët e saj në Europë”.

Lohan theksoi se Tirana zyrtare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por se ka ende shumë për të bërë në funksionimin e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive që vijnë nga krimi i organizuar.

Ambasadori nënvizoi gjatë intervistës se ngërci politik po pengon integrimin e Shqipërisë në BE.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Grupi i ekspertëve në zyrën e Bashës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›