Sofje, ish kryeministriStanishev në hetim
SOFJE - Prokuroria e Sofjes ka ngritur një padi penale ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi, Sergei Stanishev, nën akuzën e zhdukjes së dokumenteve sekrete shtetërore. Sipas prokurorisë, gjatë mandatit të Stanishev janë zhdukur 7 raporte dhe dokumente sekrete. Nëse do të shpallet fajtor, Stanishev do të dënohet me dy vjet burg dhe me një gjobë të rëndë financiare.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)