Vizat, grupii ekspertëve nëzyrën e Bashës
TIRANE- Grupi i ekspertëve të Komisionit Evropian, ka zhvilluar dje takim me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Në këtë takim ishin të pranishëm, shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të KE-së, Luixhi Soreca; zv/shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos, si dhe kreu i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan.
Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së Brendshme, përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve; se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit; e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.
Grupi i ekspertëve mbërriti dy ditë më parë për të verifikuar në terren plotësimin e tre kushteve që KE ka vendosur para se të japë ok për liberalizimin e vizave.
(s.g/balkanWeb)