Dogana për 2010-tën, me një sërë arritjesh

Administrata doganore e mbyll vitin 2010 me një sërë arritjesh.Vetëm për muajin dhjetor ky institucion arrin që të arkëtoj rreth 12.2 miliard lekë ndërsa gjatë vitit 2010, administrata doganore shqiptare arrin të realizoj të ardhurat me një realizim prej 99 përqind .Ndërkohë që në krahasim me një vit më parë arkëtimi i të ardhurave ka pësuar një rritje me 13.4 përqind. Rritje të konsiderueshme në vlerë dhe në sasi kanë pësur edhe eksportet sipas kësaj administrate gjatë vitit 2010, volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi ka qenë me një rritje prej 921 mijë ton ose 62.8 % më shumë se një vit më parë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 75.3 mld lekë me një rritje prej 37.7 mld lekë ose 100.3 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 . Rritje kanë pësuar edhe zhdoganimet, kështu karburante janë zhdoganuar 52 260.1 ton me shume se nje vit me pare, po ashtu edhe cigaret ku janë zhdoganuar 436.3 ton me shume në krahasim me 2009. Eksportet shqiptare gjatë muajit dhjetor 2010 kanë gjithashtu rritje në sasi e vlere në krahasim edhe me muajin dhjetor 2009 me rreth 71.8 % më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë muajit dhjetor 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 6.75 mld leke me një rritje prej 2.65 mld lekë ose 64.6 % më shumë . Per vitin 2011 Administrata Doganore premton rritjen e performances ne gjithe veprimtarine e saj e ne veçanti ne fushen e mbledhjes se te ardhurave.