Ushtria izraelite konfirmon incidentin në Hebron
Ushtria izraelite ka shprehur keqardhje lidhur me incidentin ku ushtarët e saj kanë vrarë gabimisht një 65 vjeçar palestinez.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Hebronit ndersa forcat izraelite kishin nisur operacionin për arrestimin e gjashtë militantëve të Hamasit.
Palestinezi, që u vra në dhomën e tij të gjumit, banonte në të njëjtën ndërtesë me militantët.