E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proshutat e Parmës, panair në Vlorë

Promovimi

“Crocodil-Al”, restoranti që mori emrin nga takimi Rama-Berisha në Strasburg, ka organizuar këto ditë një minipanair të veçantë në qytetin e Vlorës. Proshutat më cilësore të Italisë, ato të prodhuara në Parma, janë “ekspozuar” në ambientet e këtij restoranti gjatë fundjavës, duke u ofruar pushuesve të shumtë shansin për t’i shijuar. Pronari i lokalit, një emigrant i kthyer nga Italia, për të investuar në vendin e tij, thotë se proshutat e Parmës, produkte të një tradite qindravjeçare, hyjnë për herë të parë në Vlorë. Gjatë dy ditëve të promovimit të produkteve tradicionale të Parmës, restoranti u vizitua nga qindra vlonjatë dhe pushues vendas e të huaj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›