Doganat në mars, rritje 18%
Shifrat
Shifrat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se administrata doganore ka krijuar një nivel arkëtimi gjatë muajit mars, në masën e 11 miliardë lekëve, ose 18.62 për qind më shumë, krahasuar me planin e qeverisë. Ende nuk ka një shpjegim zyrtar se kush ndikoi në rritjen e të ardhurave, duke pasur parasysh muajin shkurt, që ishte katastrofik për doganat, me realizim 27 për qind më pak se plani. Taksa e TVSH-së ka pasur rritje në masën e rreth 15 për qind, kurse akciza doli me ulje. Si tremujor, doganat paraqitën nivel të dobët, duke hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Financave për rritje. Duke e krahasuar me planin, doganat nuk ka mundur ta realizojnë objektivin me rreth 5 për qind, ose 1 miliard lekë më pak.
#