Mediu fton investitorët e huaj për projekte mbi mjedisin, në sitë lejet mjedisore
u shpreh se ky draft do të parashikoje qartë dhe kriteret për të marrë leje mjedisore. Projektligji decentralizon miratimin e lejeve mjedisore duke i zgjeruar kompetencat strukturave të qeverisjes vendore. "Projektligji që në diskutojmë sot është një projektligj që synon të disiplinojë veprimtarinë që ndotin mjedisin, nëpërmjet vendosjes së një sistemi lejesh të ndara në tre kategori, A, B dhe C, në varësi të përmasave të veprimtarisë dhe sasisë së shkarkimit në mjedis, efekteve të ndotjes. Përcakton qartë kriteret e përfitimit të lejeve mjedisore dhe kërkon zbatimin e teknikave më të mira të mundshme për kapjen dhe kontrollin e ndotjes, koncept që futet për herë të parë në Shqipëri", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit. Projektligji që po diskutohet, ju krijon hapësira investitorëve të huaj, që investimet teknologjike, të jenë të standarteve evropiane, ndërkohë që subjektet për herë të parë duhet të bëjnë vetmonitorimin e shkarkimeve të mbetjeve. "Ky projektligj po ashtu përcakton përgjegjësi të qarta të operatorëve për zbatimin e kushteve të lejes mjedisore, kryerjen e vetëmonitorimit, pra, vetë këto subjekte do të bëjnë vetëmonitorimit e shkarkimeve në mjedis", vijon Mediu. Projektligji i mundëson Shqipërisë për herë të parë krijimin e regjistrit kombëtar të shkarkimeve në mjedis, duke plotësuar një kërkesë të rëndësishme të integrimit në Evropë. Problemet qe ka mjedisi ne Shqipëri, hedhja e mbeturinave vend e pa vend, si dhe mungesa e përpunimit te tyre, ka detyruar Ministrinë e Mjedisit te hartoje projektligjin e ri. Për këtë arsye është kërkuar më shumë angazhim dhe bashkëveprim mes institucioneve për zbatimin e projektligjit për mbrojtjen e mjedisit. Sipas ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu ky ligj synon krijimin e mekanizmave të qarta dhe bazën ligjore të nevojshme për mbrojtjen e ambientit. "Projektligji për mjedisin synon të përmirësojë ndjeshëm kuadrin ligjor në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ky pr/ligj mundëson krijimin e mekanizmave të qarta e transparente për mbrojtjen e mjedisit duke bërë një ndarje të drejtë të përgjegjësive midis institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit në vend duke garantuar mbrojtjen dhe ndikimet e mundshme negative të aktivitetit njerëzor", tha Mediu. Sipas tij, një nga elementet më të rëndësishëm që ky ligj sjell janë parimet që transportohen nëpërmjet këtij projekt ligji , si parimi i zhvillimit të Qëndrueshëm, Parandalimit dhe Përkujdesjes Paraprake, i Ruajtjes të Pasurive Natyrore etj.
Bashkia u dhuron kopsht të ri, fëmijëve të bregut të lumit
Mbi 80 fëmijë banorë të zonës pranë Bregut të Lumit në Tirane do të kenë mundësi të kalojnë pjesën më të madhe të ditës në godinë të re. Kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama, është shprehur se këta fëmijë tani kanë mundësi të qëndrojnë në një godinë me standarde bashkëkohore, ku do t'i ofrohet ushqim, por edhe edukim cilësor. Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e 2 kopshteve të reja në periferi të Tiranës dhe është në përfundim të rehabilitimit të 11 çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. Kreu i bashkisë tha se çerdhet do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë stinës së verës për fëmijët.
Projekti "Shqipëria lexon" shtrihet në zonat më të thella të vendit
1400 shkolla të arsimit të detyruar në mbarë vendin si dhe 900 kopshteve, do tu dhurohen libra në sajë të projektit "Shqipëria lexon", një nismë kjo e Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, u shpreh se prioriteti i qeverisë deri në fund të mandatit është që arsimi parashkollor i fëmijëve të shtrihet edhe në zonat më të thellë të vendit. "Është në përputhje të plotë me politikën tonë arsimore për ta shtrirë arsimin parashkollor deri në fshatin më të largët të vendit, për të bërë të mundur që gjithë fëmijët 5-vjeçarë të kenë mundësi të shkojnë së paku një vit në kopsht", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit. Sipas një studimi në vitin 2007, i mbështetur nga UNICEF, në veri të vendit, rreth 57 % e familjeve nuk kishin asnjë libër në shtëpi ndërsa rreth 28% kishin rreth 5 libra. Pas tre vjetësh zbatimi te projektit "Shqipëria lexon" nga veriu në jug, sot numërohen rreth 1400 miniblioteka me 140 libra secila. Projekti në fazën e dytë të tij do të trajnojë dhe 900 edukatore të ciklit parashkollor.
Elbasan, asgjësohen 270 kuintalë ushqime të prishura
270 kuintalë produkte ushqimore janë asgjësuar ditën e djeshme në Elbasan nga Drejtoria e Ushqimit që prej muajit Janar. Temperaturat e larta sjellin mjaft probleme me sigurinë e produkteve ushqimore dhe si rezultat kësaj Inspektoriati i Ushqimit ka rritur kontrollet. Vetëm në muajin qershor janë bërë mbi 300 inspektime në subjektet tregtare ushqimore duke marrë masa ndaj pikave që kanë kryer shkelje dhe nuk përmbushin kushtet higjieno-sanitare. Shitësit ambulatorë mbeten problem pasi produktet nuk i ruajnë në kushtet e kërkuara dhe ushqimet ekspozohen në diell. Kjo nismë është ndërmarrë ditët e fundit nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit në vazhdën e kontrolleve të produkteve ushqimore e sigurisë së tyre gjatë stinës së verës. Kjo ministri bashkë me inspektoratin e sigurisë së ushqimeve ka ndërmarrë edhe një sërë masash në kryeqytet e më gjerë ku janë vënë edhe gjobat përkatëse por është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme malli i cili ka rezultuar me probleme të ndryshme. Edhe në ditët në vazhdim Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë kontrollet në të gjitha rrethet e vendit e në të gjitha tregjet apo subjektet që tregtohen produkte ushqimore.