E Shtunë, 31 Tetor 2026

AIDA Berisha Konsulencen do ta blejme nga Banka Boterore

Dy do te jene fokuset kryesore te Agjencise per Investime dhe Zhvillim lehtesimi i burokracive me te cilin perballet biznesi si dhe promovimi i potencialeve qe paraqet Shqiperia per investim. Banka Boterore permes eksperteve te saj te Doing Bussines do te jete edhe institucioni financiar qe qeveria ka vendosur ti drejtohet per te marre ekspertizen e duhur ne menyre qe kjo agjenci te jete sa me eficente. Te gjitha keto detaje i deklaroi dje kreu i qeverise Sali Berisha gjate mbledhjes se bordit te AIDA-s ku nder te tjera u miratuan statuti dhe struktura e ketij institucioni te ri. Per Berishen kjo agjenci eshte edhe mesazhi me i mire qe i dergohet botes se biznesit shqiptar pas tronditjes qe ky i fundit pesoi per shkak te trazirave. Ne synojme me kete agjenci te transformojme ne teresi te gjithe burokracine me te cilen perballen biznesi veshtiresite burokratike me te cilat perballet biznesi por synojme gjithashtu te promovojme me kete agjenci potencialet  e medha qe ofron ky vend per bizneset tha Berisha. Lidhur me ndihmen qe do ti kerkohet Bankes Boterore Kryemnistri theksoi se Shqiperia eshte e gatshme qe permes nje kontrate komerciale te bleje ndihmen per ta bere Agjencine per Investime dhe Zhvillim sa me eficente. Ne do te firmosim menjehere me degen Doing Bussines te BB e cila ka ekspertizen me te madhe ne lehtesimin e biznesit. Tani Shqiperia eshte ne nje kategori tjeter vendesh dhe te ardhurash dhe kerkon qe kjo ndihme te jepet mbi baze kontrate komerciale dhe ne jemi plotesisht dakord ta kontratojme Doing Business dhe te vendosim standardet me te mira per te gjitha procedurat. Kjo eshte e domosdoshme dhe do te behet menjehere tha Kryeministri. Ai theksoi se stafi i kesaj agjencie do te filloje me rekrutimet nga ekspertet nderkombetare dhe i gjithe ky proces do te behet ne menyre transparente. Agjencia do  te filloje rekrutimin e personave ku ne do te perpiqemi te organizojme procesin me transparent dhe mundesisht te angazhojme eksperte nderkombetare ne perzgjedhjen e tyre. Te jete ky nje nga institucionet me te afta me te besueshme me eficente theksoi kreu i ekzekutivit. Mbledhja e Bordit te AIDA-s u mbyll me miratimin e statutit te kesaj agjencie qe do te diktoje menyren e funksionimit te ketij institucioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›