E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadri Roshi dhe molla

In memoriam per aktorin sot ne 4-vjetorin e vdekjes

Kadri Roshi kishte kohe qe fliste me nje njeri te padukshem. Me infarktet e veta. Kjo nuk ishte pjelle fantazie po nje detaj qe ma zbuloi ai vete ate nate qe u nderpre shfaqja e serbeve ne Butrint. Ishte nje drame muzikore me vallezim folklorik dhe balet modern e mbeshtetur ne motive popullore sllave ku nje molle e kuqe shnderrohej ne personazh. Asaj molle ia kishte ngulur syte Kadri Roshi qe dora e djaloshit e rrotullonte me levizje te epshta aq te plogeta dhe ngashenjyese ne ato pjese te brylleta te femres qe ne kete rast ishte nje vajze perplot tundim mundues asaj molle aq te kuqe qe rreqethej e fergellonte ne kofshet gjinjte gushen pastaj shkiste poshte dhe ngecte rreze kofsheve e aty rrenjonte e sdonte te shkulej me gjithe ngulmin e pangulmet po fshehtas aq nxites te vajzes qe i kishte me tepri hiret turbullues te femres.
Dhe ia shkrepi shiu vrullmadh me rrufe e vetetima me shkreptima tundese qe i zbrazi shkallet e amfiteatrit dhe e shnderroi serish ate peizazh antik ne dicka fluturuese qe sikur shtegtoi ne eren e vet prehistorike kur ketyre aneve gjallonin amazonat dhe demat e bardhe ende pa mberritur Enea te Porta e Luanit.


Ne skene u rrokullis molla e kuqe e sterpikur nga vetetimat nen shi ndersa njerezit merrnin arratine nen druret frushullues perballe shkalleve bosh levizi ajo dhe nje hop dhe mbeti atje ne mes te skenes e vetme molla e kuqe e kuqe si zjarri dhe bente pershtypje te skajshme ajo molle qe pak me pare kishte pershkuar hiret e plota te nje femre. U degjua nje klithme nje vuajtje qe zbuloi nje intimitet te ndrydhur nje flagrance te turpshme Jo keshtu o burre
Ishte nje plak i gjate qe u kalamend dhe u rrezua ne skene dhe ashtu kembadoras u zvarrit drejt molles e kapi u ul shesh e keqyri me nje buzeqeshje te bujshme dhe ngriti syte lart drejt shkreptimave vetetimave rrufeve gjemimtare dhe ngriti mollen dhe e puthi. Ishte Kadri Roshi. Ajo qe thirri neper ate baterdi ishte nje aktore ende e bukur qe vazhdonte ta dashuronte dhe ata te dy kishin kohe qe i paten ngaterruar keqas vitet e tyre dhe i qene leshuar me hare nje marrosjeje pa fill e pa cipe.


Kadri Roshi kishte mberritur ne Butrint para nje muaji. Ishte qejfli peshku. Ku skishte gjuajtur dhe ku skishte pire e gdhire ato net vere asaj menge te Jonit. Pastaj kishte pergjuar infarktin qe grindur me te pa ia mbushur mendjen qe ta linte te qete per te shijuar gjer ne fund ate gjueti dhe per te pritur kur te fillonte festivali i teatrove ne amfiteatrin e Butrintit. Por ai qen bir qeni e kishte vene poshte. Nuk hante pyke ai kokegdhe smerrte ere nga teatri madje me i lig behej po ti permendje gjera kaq te fisme qe bota po i linte si teprime.
Tre infarkte njera pas tjetres. Spitali u kthye ne vend pelegrinazhi. Kush serdhi per ta pare ate plak te ligur qe i kishte kaluar me kohe te tetedhjetat po shiqte dore nga manite dhe veset. Jo sbehet thoshin mjeket dhe nuk i dhane kurrsesi leje te shkonte ne amfiteater. Prite kur ta vdese infarkti i katert. Ai eshte mbudhe. Keshtu kishte qejf ta shqiptonte aktori mbudhe. Mire se te vije haj spo e caj koken Pastaj ishte dukur ajo kucka qe ia kishte bere shpirtin maqeli per qepe e kripe ajo me tere ate bukuri e lindur per pune te skenes... e nje shpjegim sdonte kurrsesi tia jepte. Po pse moj me lodh e me le pengun ne zemer peng qe me kafshon e sme le te qete. Eja i tha per ty kam ardhur Ngriu te shkojme. Ku moj e lojtur Ne amfiteater. Po nuk e shikon si jam katandisur ne kush tha ti je me i bukur se cke qene atehere kur une ste dashuroja dot. Nuk e ke kuptuar Doja qe te vuaje katil... Vetem mos genje qe infarktet i kam prej teje prej atij pengut. Ku merr vesh ti moj e nxire qe ma hollove kete te shkrete zemer e ma bere per ander mbudhe e kam te katertin. Dhe ti mavri me kujtohesh ne kohen e kofinit pas te vjelit. Ashtu desha ashtu bej.


E kishte marre i kishte futur krahun dhe e kishte nxjerre nga spitali. Dy pleq te rregjuar ajo me e re me e forte e kembet qe i hidhte me zjarr sikur po shkonte tu mbathte patkonj.
Tani ai mbante mollen ne dore dhe ajo ndjente xhelozi. E kishte terhequr futur nen ombrellen e saj lagur e bere qull qe te dy pine nga nje kafe pa folur molla ne mes te tavolines ende e lagur molla e kuqe pa dhembe ne te dhe se si dukej ashtu pa dhembe ne te ai vazhdonte te gajasej dhe ajo e veshtronte ngulmet me trishtim pa nxjerre ze dhe ai se kishte me mendjen ne vend dhe njerezia kalonin andej perkuleshin para tyre peshperisnin dhe makina e urgjences ndaloi atje pertej dhe mjeket erdhen po askush nuk guxonte ti afrohej atij per shkak te asaj molle te madhe aq te kuqe qe kishte dicka te jashtezakonshme ne ate vezullim terratises.
Trupa serbe priste te pushonte shiu. Lagej ne shi nen drure me syte lart ne qiell dhe ndillte henen dhe yjet ne ate nate shterngate. Pothuaj pjesa me e madhe kishin ikur ne Sarande.
Ai nuk tundej nga vendi po as ajo.


Pushoi shiu shurukonin perrenjte pikonin fletet gjemimet ishin shtyre larg kendoi bilbili neper nate pastaj u platit furia dhe u degjua deti si bri. Ndoshta ishte koha kur do te mberrinte Enea te Porta e Luanit. Kuaku bretkosa e pare kuaken ne kor butaket dhe zhurmeroi me fyte te qeruar mizeria e bulktheve dhe brofen prej germadhave e u sulen drejt dritave te skenes fluturat e Butrintit te medha perplot me ngjyra te bujshme.


Kadri Roshi kerkoi aktoren serbe dhe ajo ashtu e gjate me kurm te derdhur fergellues i buzeqeshi plakushit me ata sy aq te mencur dinake e te qeshur ndersa ai i foli ne gjuhen e saj me nje timber qe asaj i beri shume pershtypje Kjo molle do kafshuar tha ai. Dhe i nguli dhembet. Ajo u cudit. E mori mollen e kafshuar dhe i ktheu shpinen. Pastaj pyeti per te dhe kur i thane se ai ishte aktori me i madh shqiptar qe priste aty ne ato shkalle amfiteatri infarktin e katert ajo ia futi dhembet molles prane kafshimit te tij.


Dhe me ate molle te kafshuar u luajt pas shiut ajo pjese qe mori cmimin e Festivalit dhe ne fund kur shfaqja mbaroi aktorja qe e quanin Lepa e hodhi mollen ne drejtim te Kadri Roshit.
Nju Jork 2011


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›