Doganierët grekë në grevë, bllokohet Kapshtica e Kakavija
Një grevë e paparalajmëruar e doganierëve grekë paralizon punën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, duke paralizuar punën në Kapshticë dhe në Kakavijë.
Sipas të dhënave të autoriteteve doganore, greva në Kapshticë do të zgjasë 4 ditë.
Nisja e grevës i ka gjetur të papërgatitur udhëtarët që sot kishin zgjedhur të kalonin kufirin.
Në pikat kufitare, për shkak të grevës, është njoftuar se do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve dhe nuk do të bëhet asnjë përpunim automjetesh ose autobusësh me udhëtarë.